PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Berisha: Ramiz Alia, nje frikacak

Berisha: Ramiz Alia, nje frikacak

Fatjona Mejdini
E Shtune, 21 Shkurt 2009

Kryeministri Berisha ne diten e nderimit te viktimave te sistemit komunist, e konsideroi ish-Presidentin Ramiz Alia, nje frikacak, i cili nuk do te kursente as nje te ri, nga ata te cilet u ngriten per te permbysur regjimin, ne fillimin e viteve 1990. Gjate pjesemarrjes se tij ne celjen e ekspozites ne kujtim dhe nderim te viktimave te shkaktuara nga diktatura komuniste ne Shqiperi, kryeministri Berisha deklaroi se ish-Presidenti Alia, nuk derdhi gjak neper sheshe ne ato dite, sepse donte te mbronte jeten e tij. "Nuk jane te pakte ata qe mendojne se Ramiz Alia, ate dite nuk e pergjaku Shqiperine. Por ata gabojne. Frikacaku nuk guxoi, sepse populli rumun iu kishte dhene nje leksion te shkelqyer diktatoreve dhe ai e dinte mire kete. Ai kurseu lekuren e tij dhe te "busteve" te tjera te gjalla qe u permbysen ne 20 shkurt", deklaroi kryeministri Berisha, gjate fjales se mbajtur ne ekspoziten e hapur ne Muzeun Kombetar. Sipas Berishes, Ramiz Alia e tregoi veten qe ishte nje kriminel, ne momentin qe urdheroi vrasjen e dhjetera te rinjve ne kufi. Nga ana tjeter kreu i qeverise akuzoi edhe Partine Socialiste, si nje pasardhese e Partise se Punes. Duke folur per ligjin e lustrimit, Berisha deklaroi se eshte e pafalshme per PS-ne, qe mban nje qendrim demshperblyes, ndaj atyre figurave qe bene mizori gjate sistemit komunist. Ne kete kuader ai kerkoi qe PS te kerkoje falje publike, per mbrojtjen qe po ben ndaj atyre njerezve qe denuan me qindra te pafajshem. "Ata te cilet sherbyen si hanxhar te krimeve kunder njerezimit, u demshperblyen nga Partia Socialiste, e cila ne demin me te madh te saj, ne demin me te madh te paqes sociale te vendit, nuk merr persiper te kerkoje te falur dhe te distancohet nga kjo e shkuar tmerresisht e rende dhe e hidhur, per kombin dhe vendin", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, eshte i rende fakti qe pas 18 viteve, njerez te cilet dhane denimet me te egra per te pafajshmit, vazhdojne te jene ne pushtet, ne te njejtat pozicione qe kane qene edhe pergjate sistemit komunist. Po keshtu kryeministri deklaroi se eshte krijuar nje brenge e thelle, nga fakti qe keta persona nuk lejojne edhe zbatimin e ligjit te lustracionit. Kreu i mazhorances deklaroi se ai do te vazhdonte betejen politike, per te denuar krimet e komunizmit dhe per t'u ndare njehere e mire nga e kaluara e erret komuniste. Njeriu qe ka perjetuar ate periudhe te rrezimit te bustit te Hoxhes, si nje nder udheheqesit e PD dhe te levizjes antikomuniste kryeministri Berisha, e vleresoi kete dite, si diten e madhe te kombit qe hapi rrugen drejt lirise.


Komento artikullin | Shiko komentet (214 komente)
Te Tjera nga rubrika