PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Rama: Certifikate pronesie mbi token bujqesore me ligjin 7501, pas fitores

Rama: Certifikate pronesie mbi token bujqesore me ligjin 7501, pas fitores


E Shtune, 21 Shkurt 2009

Partia Socialiste me fitoren e 28 qershorit, do te perfundoje regjistrimin e tokes bujqesore dhe do t'u jape ne dore certifikaten e pronesise, bujqve e fermereve, duke hedhur bazen e tregut te tokes. Ky eshte premtimi elektoral i radhes, i bere nga kryetari i PS-se Edi Rama, ne vijim te turit me takimin e vullnetareve socialiste, i ndalur ne qytetin e Elbasanit. Rama eshte ndalur ne problemet e pronesise mbi token dhe ne mbeshtetjen qe programi i ri i PS, do te jape per sektorin bujqesor. Sipas tij, 18 vjet me radhe bujqit e fermeret gdhihen e ngrysen pa asnje mbeshtetje nga shteti dhe pa token e regjistruar. "Sepse nuk mund te kete nje Shqiperi te mireushqyer me nje fshat te kthyer ne epoken e mesjetes, dhe s'mund te kete nje Shqiperi Evropiane te zhvilluar ekonomikisht, pa hapur epoken e kapitalizmit ne fshat", deklaroi Rama perpara qytetareve te Elbasanit. Ai theksoi se "me fitoren e zgjedhjeve te 28 qershorit, do te mbylle procesin e certifikimit te pronesise mbi token bujqesore mbi bazen e ligji 7501, duke i kthyer bujqit dhe fermeret shqiptare nga bujkrober, qe mbijetojne pa prone e mbeshtetje nga shteti, ne zoter te tokes qe bashkepunojne me njeri-tjetrin e me shtetin, per te nxjerre nga varferia familjen e tyre, fshatin e tyre, atdheun e tyre". Ai siguroi se bashke me qytetaret, bashke me bujqit e fermeret shqiptare, te majte e te djathte, te bashkuar per te ardhmen e familjeve te tyre e te atdheut te perbashket, do te shkruajne nje faqe te re, ne historine e fshatit shqiptar duke i dhene jete nje aleance historike, me cdo qytetar qe jeton ne fshat. "Per ne nuk ka nje Shqiperi qytetaresh, te respektuar qe jetojne ne qytetet dhe nje Shqiperi fshataresh, te harruar qe mbijetojne ne fshat, por nje Shqiperi qytetaresh te Republikes se Shqiperise me liri e te drejta te barabarta kudo ku lindin, rriten e jetojne ne territorin e atdheut tone", nenvizoi gjate fjales se tij, kryetari i partise me te madhe ne opozite, duke shtuar se, "epoka e re e kapitalizmit ne fshat, do te nise me 28 qershor dhe do te marre jete nga programi i ri i PS". Prej disa dites kryetari i Partise Socialiste, ka ndermarre nje tur paraelektoral ne cdo qytet te Shqiperise per t'u takuar me vullnetaret socialiste dhe per t'u shprehur atyre mbeshtetjen, si edhe pikat e programit ku do te bazohet qeveria e ardhshme socialiste, ne rast fitoreje. Denis Dedej

Politika e Athines ndaj Prishtines e Shkupit

Nga Robert Goro

Zevendesministri i Jashtem grek, Miltiadhis Varviciotis, ka theksuar interesimin e Greqise per te pasur marredhenie te mira me Kosoven, ndonese ka perseritur qendrimin e njohur per mos ta njohur pavaresine. Ne nje interviste per BBC-ne, zyrtari i larte grek per mosmarreveshjet me Maqedonine per ceshtjen e emrit, ka theksuar se Greqia nuk ben me asnje terheqje nga qendrimi i saj. Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, qe vizitoi Prishtinen, me heret kete muaj, tha edhe njehere se qendrimi i Athines per pavaresine e Kosoves mbetet i pandryshuar. Por ajo shtoi se fakti i mosnjohjes nuk e pengoi ate qe te shkonte dhe te takohej me udheheqjen e larte kosovare. Ky duket se do te jete qendrim konstant i Greqise, te pakten per nje kohe te pacaktuar. Domethene, mosnjohje, por zhvillim i kontakteve ne te gjitha nivelet. Qartazi, kete qendrim e le te kuptohet zevendesministri i Jashtem grek, Miltiadhis Varviciotis.

Qendrimi per Kosoven dhe...

Z. Varviciotis, i pyetur se me gjithe mosnjohjen e pavaresise se Kosoves, fakti se Greqia ka nje zyre nderlidhjeje ne Prishtine, i njeh qofte dhe me nje menyre specifike pasaportat e Kosoves, inkurajon bashkepunimin ekonomik, a nuk do te thote se terthorazi Athina e njeh pavaresine, u pergjigj:

"Jo, ne asnje rast nuk eshte njohje e pavaresise se Kosoves. Por nga ana tjeter, ne nuk mendojme se duhet ta mbajme Kosoven si nje vrime te zeze ne Ballkan, me te cilin nuk duhet te kemi kontakte. Perkundrazi, duhet te kemi kontakte. Ne duam qe me Kosoven te kemi nje kuader te mire marredheniesh, ne nivel edhe politik, edhe ekonomik, edhe ne fushen e biznesit," - i tha zevendesministri i jashtem grek BBC-se.

Pala greke e ka lidhur qendrimin e saj per mosnjohje te pavaresise, me, sic ka thene, interesat e saj kombetare.

Nderkaq, zevendesministri i Jashtem, Miltiadhis Varviciotis, per here te pare, pohon se shkaku kryesor i refuzimit te Greqise per te njohur Kosoven si shtet i pavarur, ka te beje me se shumti pjesen veriore te ishullit te Qipros, ku qe prej vitit 1982 eshte veteshpallur e ashtuquajtura Republike Turke e Qipros Veriore, qe njihet vetem nga Turqia:

"Arsyeja e mosnjohjes se Kosoves ka te beje me pozicionit tona kombetare lidhur me njohjen e rajoneve te tjera te planetit, sic eshte Qiproja e Veriut".

Zevendesministri i Jashtem grek eshte pergjegjes per diplomacine ekonomike. Ai menaxhon edhe planin grek per rindertimin e Ballkanit.

...Maqedonine

Para pak javesh, Greqia beri te ditur se ka pezulluar disbursimin e fondeve te parashikuara nga ky plan per ndertimin e Korridorit 10, pasi qeveria maqedonase e emertoi segmentin e vet te ketij korridori, me emrin Aleksandri i Madh.

" Eshte e qarte qe marredheniet tona me FYROM-in jane ne gjendje kritike. Ajo qe eshte kultivuar si politike kombetare vitet e fundit ne FYROM, mendojme se mbi te gjitha demton vete ate shtet dhe banoret e tij. Ne mendojme se Greqia i ka bere hapat e domosdoshem per t'u gjetur nje zgjidhje reciprokisht e pranueshme, por nga ana tjeter verejme nje tension dhe kundershtim te vazhdueshem. Per fat te keq udheheqja e Shkupit nuk e ka kuptuar se normalizimi i marredhenieve me Greqine, ne radhe te pare eshte ne interes te tyre," - tha zoti Miltiadhis Varviciotis.

Numri dy i diplomacise greke nuk pajtohet me skeptiket lidhur me qorrsokakun e negociatave qe po zhvillohen prej dy dekadash ne seline e OKB-se, per t'u gjetur nje zgjidhje ne ceshtjen e emrit, por ai thekson se Greqia nuk ka ndermend te beje asnje terheqje tjeter, pasi u terhoq nga qendrimi i saj i hershem qe emri te mos kete ne perberjen e vet fjalen Maqedoni.

"Ne besojme se zgjidhja mund te gjendet ne proceduren qe behet nen kujdesin e OKB-se, por sigurisht se nuk kemi per te bere terheqje tjeter, vec asaj qe kemi bere. Prandaj edhe pala tjeter duhet ta kuptoje se qendrimi i Greqise eshte konstant, eshte i qarte dhe ne thelb, me terheqjen qe beri, ka treguar kuadrin e bashkepunimit. Nga ana tjeter, nese Shkupi deshiron te mbetet jashte institucioneve euro-atlantike, kjo eshte pune e tyre," - thote Varviciotis.

Perkunder ngecjes me Maqedonine, zevendesministri i Jashtem grek ka shprehur kenaqesine e tij per implementin e pjeses qe ka te beje me Shqiperine te planit per rindertimin e Ballkanit.

Ai ka bere te ditur se ne dhjetediteshin e pare te muajit mars do te vizitoje Shqiperine, per te shqyrtuar mundesite e zgjerimit te metejshem te ketij plani.


Komento artikullin | Shiko komentet (38 komente)
Te Tjera nga rubrika