Sejdiu: Nuk shmangemi nga plani Ahtisari
E Premte, 06 Shkurt 2009
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, e perjashtoi mundesine e shmangies se Kosoves nga plani i Ahtisarit dhe kthimit te bisedimet per zbatimin e 6-pikeshit. Kurse per ceshtje teknike, ai tha se Kosova mbetet e hapur per dialog. "Ne e mbajme zotimin tone per projektin Ahtisari. E kemi shpallur pavaresine e Kosoves me 17 shkurt dhe ne Deklaraten e shpalljes se pavaresise nga perfaqesuesit e popullit, e kemi edhe kete zotim dhe do ta mbajme. Ne ceshtjet qe kane pikerisht karakterin teknik, eshte ceshtje e institucioneve, qe ne komisione praktike te bisedohet ne ate nivel", theksoi Presidenti Sejdiu.