PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zanier: Plani gjashte-pikesh eshte ceshtje e mbyllur


E Premte, 06 Shkurt 2009

Refuzimi i lidershipit kosovar qe te diskutohet per zbatimin e planit gjashtepikesh, ne te cilin insiston Beogradi, pasoi nje takim te zhvilluar ndermjet Presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaci, me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Bisedimet teknike me Beogradin ishin teme qendrore. Ndersa lideret kosovare thane se, ne asnje forme nuk do te ulen te bisedojne me Beogradin per implementimin e planit gjashtepikesh apo ceshtjeve tjera qe prekin ne statusin dhe sovranitetin e Kosoves, Zanier ne anen tjeter tha se ka shume ceshtje praktike, per te cilat te dyja vendet mund te bisedojne. Ai deklaroi se plani gjashtepikesh i OKB-se, i cili ne Prishtine interpretohet edhe si plan favorizues per Beogradin, si edhe ai kater-pikesh i Kosoves, jane permbyllur qysh ne nentorin e vitit te kaluar, por nuk e perjashtoi si mundesi, qe ato te zbatohen ne praktike ne baze te raportit te miratuar nga Keshilli i Sigurimit. "Tani kemi raportin e Keshillit te Sigurimit dhe une e shoh ate si teresi. Ka shume ceshtje, eshte 6-pikeshi, eshte 4-pikeshi, eshte rikonfigurimi i UNMIK-ut, dhe ka shume ceshtje qe kerkojne zgjidhje dhe agjenda eshte shume e gjere", deklaroi Zanier. Ai kerkoi edhe nga Bashkimi Evropian qe ta ndertoje profilin e vet ne keto bisedime, marre parasysh pergjegjesite qe ka marre ne Kosove misioni i EULEX-it dhe aspiratat e Serbise per integrim ne BE. Pavaresisht zbehjes se rolit te UNMIK-ut me vendosjen e EULEX-it, Zanieri sqaroi se ai do te vazhdoje t'i mbaje kontaktet me Beogradin, duke promovuar bisedimet ndermjet Kosoves e Serbise ne baze te Rezolutes 1244 dhe raportit te Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon. Sipas tij, pozicioni i Kosoves ne keto bisedime eshte sqaruar nga lideret kosovare. Sidoqofte, edhe pas ketij takimi ka mbetur e paqarte se me cfare axhende do te mund te thirrej ndonje takim eventual, midis Kosoves dhe Serbise, duke marre parasysh pozicionet krejtesisht te kunderta nga te dyja shtetet. Nderkohe shefi i UNMIK-ut e ka perjashtuar mundesine e imponimit te axhendes se bisedimeve. Sipas tij, palet mund te pozicionohen lirshem lidhur me kete dialog. Ai tha po ashtu se do te vazhdoje kohe pas kohe, qe te udhetoje ne relacionet Prishtine-Beograd, per te pare se cilat jane mundesite e organizimit te takimeve, qofte edhe te niveleve te eksperteve, per te biseduar per ceshtjet, sic i ka quajtur ai, praktike.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika