PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"BE, te njohe pavaresine e Kosoves"


E Premte, 06 Shkurt 2009

Parlamenti Evropian kerkon njohjen e pavaresise se Kosoves nga te gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. "Ato vende, te cilat nuk e kane bere kete, duhet ta bejne", u tha ne Strasburg, ne nje rezolute qe pasoi nje debat per Kosoven. "Ajo per te cilen flitet nuk ndeshet vetem ne Kosove, edhe ne Serbi situata eshte e ngjashme. Nje vit pas shpalljes se pavaresise, Kosova eshte ne paqe dhe deri ne nje fare mase e qendrueshme", u shpreh nepermjet kesaj rezolute Parlamenti i Evropes ne Strasburg. Ne deklaraten e tyre deputetet thane se gjendja e sigurise eshte permiresuar. Gjithsesi ata jane te shqetesuar per perhapjen e gjere te korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar ne rajon. Sipas shtypit nderkombetar Kosova ka emrin e keq, qe u sherben bandave kriminale si vend per pastrimin e parave. Kryetarja e delegacionit per Evropen Juglindore ne Parlamentin Evropian, Doris Pak, kerkoi qe me paragjykime te tilla te behet kujdes. "Ajo per te cilen flitet nuk ndeshet vetem ne Kosove, edhe ne Serbi situata eshte e ngjashme. Ne te gjithe rajonin kemi trashegimine e keqe te regjimit te Miloshevicit. Ju e keni pare qe edhe ne Kroaci papritur dolen ne pah klane te tilla te vjetra, me vrasjen e vajzes se vogel te nje prokurori. Keto gjera nuk mund te thuhen vetem per Kosoven", theksoi Pak. 54 shtete e kane njohur deri tani Kosoven si shtet, nder to edhe SHBA, por jo te gjitha vendet e BE-se. Ne shume kryeqytete evropiane Kosova, vazhdon te konsiderohet si rast qe mund te krijoje nje precedent te rrezikshem. Martin Shulz, kryetar i grupit socialist ne Parlamentin e Evropes kerkon qe gjendja te gjykohet esell. "Sigurisht qe shqetesimet vazhdojne, por ne duhet ta kemi te qarte se, shpallja e pavaresise se Kosoves vazhdon te jete mjaft e diskutuar nga kendveshtrimi i se drejtes nderkombetare publike dhe se drejtes shteterore, per kete ne, duhet ta stabilizojme me teper se kurre ekonomikisht dhe institucionalisht Kosoven. Ky shtet ekziston tashme dhe ta lesh ne dore te fatit te vet, do te ishte nje gabim", deklaroi eurodeputeti gjerman, Martin Shulz. Parlamenti Evropian i beri thirrje bashkesise nderkombetare qe ta mbeshtese me te gjitha forcat EULEX-in. Por vetem politika nuk mjafton. Eurodeputetja gjermane, Doris Pak, deklaroi se ne Kosove behet fjale edhe per te bashkuar ne projekte te perbashketa konkrete, njerez te etnive te ndryshme. "Ne kemi propozuar p.sh. qe ne qender te Kosoves te ngrihet nje universitet nderkombetar. Ne Prishtine ka nje universitet dhe ne Mitrovice nje tjeter dhe ne duam nje universitet nderkombetar ne qender, ne te cilin te mesojne bashkerisht serbe dhe shqiptare duke u bere keshtu me tolerante", vleresoi eurodeputetja.



Rezoluta e Parlamentit Evropian

Parlamenti evropian paraqiti nje rezolute lidhur me Kosoven dhe rolin e Bashkimit Evropian ne ate vend. Rezoluta pershendet dislokimin e suksesshem te EULEX-it ne gjithe Kosoven, perfshire edhe pjesen ne veri te lumit Iber. Rezoluta i ben thirrje komunitetit nderkombetar qe te mbeshtese plotesisht vete EULEX-in dhe kalimin tek ky i fundit, i te gjitha kompetencave nga UMNIK-u. Rezoluta mirepret gjithashtu marreveshjen e qeverise serbe, per dislokimin e EULEX-it dhe gatishmerine per te bashkepunuar me te. Parlamenti Evropian i ben thirrje Serbise qe te vazhdoje te luaje nje rol konstruktiv, i cili eshte ne perputhje me aspiratat e atij vendi per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Ne rezoluten e tij, Parlamenti Evropian pershendet permiresimin e situates se sigurise ne Kosove dhe i ben thirrje qeverise se Prishtines, qe te vazhdoje t'i permbahet angazhimit te saj per nxitjen e frymes se paqes, tolerances si dhe dialogut nderkulturore e nderfetar, mes te gjitha komuniteteve te Kosoves. Ne rezolute i kerkohet si Kosoves edhe Serbise, qe te angazhohen ne dialog konstruktiv mbi ceshtje me interes te perbashket dhe te kontribuojne per bashkepunimin rajonal.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika