Presidenti Kosoves kerkon shtrirje te aktivitetit te doganave
E Enjte, 05 Shkurt 2009
Nje nga 6 pikat qe Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara ka perfshire ne planin e tij te bisedimeve ndermjet Prishtines e Beogradit, jane edhe doganat. Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, ne kufirin verior mes Kosoves e Serbise, ne pikat 1 dhe 31, doganat mes dy shteteve nuk funksionojne. Presidenti Sejdiu i ka inkurajuar dje doganat e Kosoves qe ne bashkepunim me EULEX-in ta shtrijne aktivitetin ne te gjitha pikat doganore.