Thaci: Politika s'diskutohet me Beogradin
E Enjte, 05 Shkurt 2009
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi dje se ne ceshtjet politike, Kosova dhe Serbia nuk mund te bisedojne fare, kurse per ceshtjet teknike mund te bisedohet ngjashem sic veprohet edhe ne kuader te dialogut qe Kosova zhvillon me vendet fqinje. "Kosova eshte shtet, Serbia eshte shtet. Per ceshtje politike, as me ndermjetesues, as pa ndermjetesuar, nuk do te bisedohet. Sa i perket ceshtjeve teknike, ne bisedojme edhe me vendet tjera, sikur me Maqedonine, Shqiperine, Malin e Zi, mund te bisedojme edhe me Beogradin. Por, Kosova tash e nje vit eshte shtet i pavarur, i njohur nga 54 shtete te fuqishme", u shpreh Thaci. Ne baze te planit te Ban Ki-Munit per bisedimet teknike, Prishtina dhe Beogradi do te bisedonin per ceshtjet si policia, gjykatat, doganat, menaxhimi i vijes kufitare, transporti e telekomunikacioni, si dhe trashegimia kulturore e fetare ortodokse serbe ne Kosove.