PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pak: Serbia te mos pengoje zhvillimin e shtetit te ri


E Enjte, 05 Shkurt 2009

Eurodeputetja gjermane Doris Pak ne nje interviste per Radio Kosova thekson se Rezoluta qe do te miratohet te enjten eshte pergatitur muaj me pare mbi bazen e zhvillimit te proceseve ne Kosove. Sipas saj ne kete rezolute i dergohet nje mesazh te qarte Serbise, per te mos penguar zhvillimin e shtetit te Kosoves.

Parlamenti Evropian do te miratoje nje rezolute per Kosoven duke marre shkas nje vjetorin e pavaresise. Cfare permban Rezoluta?

Parlamenti Evropian debatoi dje per Kosoven, ndersa neser miraton nje rezolute per Kosoven, por jo duke marre shkas njevjetorin e pavaresise se Kosoves. Rezoluta eshte pergatitur muaj me pare mbi bazen e zhvillimit te proceseve ne Kosove dhe nderlidhet me pune e EULEX-it, situaten e pergjithshme ne Kosove, raportet midis Beogradit dhe Prishtines etj. Te gjitha keto ceshtje kane nje rol ne kete rezolute.

Cfare mesazhi dergoni per Beogradin zyrtar?

Kemi apeluar te Beogradi te mos pengoje zhvillimin e ketij shteti dhe te mos perkrahe strukturat paralele. Kemi kerkuar qe puna e EULEX-it te perkrahet ne te gjithe territorin e Kosoves. Por kemi kerkuar edhe nga e Qeveris se Kosoves qe te zbatoje ate qe eshte shkruar ne Kushtetuten e Kosoves. Sic e dini Kushtetuta bazohet mbi planin e Ahtisarit. Prandaj, Qeveria e Kosoves duhet te jape sinjale te qarta se ne Kosove eshte e mundur jeta per te gjitha minoritet. Ne rezolute kemi kerkuar edhe themelimin e nje Universiteti multietnik ne menyre qe se bashku te kene mundesi te studiojne studente shqiptare dhe serbe. Ka nje universitet ne Mitrovice dhe ka nje universitet ne Prishtine, por ky universitet , universiteti multietnik duhet te themelohet ne mes te Kosoves. Po ashtu kemi dhene edhe disa rekomandime se si duhet dhe mundet te ecet perpara ne Kosove.

Ka pese vende qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Sa po e pengon kjo zbatimin e nje politike te jashtme te BE ne kete rast per Kosoven?

Nuk eshte mire kur nje komunitet si BE-ja nuk flet me nje gjuhe. Mirepo, BE nuk perbehet vetem nga nje shtet, por eshte nje bashkesi shtetesh ku secili vend vec e vec mund te vendose ndryshe nga shteti tjeter. Ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara te Evropes, prandaj edhe nuk mund te behet asgje kunder qendrimit te ketyre shteteve anetare te BE qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves. Por nje gje eshte e qarte: te 27 vendet anetare kane mbeshtetur, perkrahur dhe qendrojne prapa misionit EULEX ne Kosove.

Parlamenti Evropian rezolute per Kosoven

Parlamenti Evropian ka bere te ditur nisjen e diskutimit per Kosoven dhe daljen ne nje rezolute te perbashket rreth njevjetorit te shpalljes se pavaresise. Parlamenti Evropian, gjate mbledhjes ne Strasburg, do te ftoje Keshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian te deklarohen rreth zhvillimeve ne Kosove, pas shpalljes se pavaresise, me 17 shkurt te vitit te kaluar. Qendrimet e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian do t'i paraqese Mirek Topolanek, kryeminister i Cekise, njeheresh kryesues i BE-se, si dhe presidenti i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barozo. Diskutimet rreth projektrezolutes per Kosoven, e cila eshte hartuar nga deputeti holandez, Joost Langendijk, u mbajten dje pasdite.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika