Thaci-Bakojanis, vleresojne raportet e mira fqinjesore
E Merkure, 04 Shkurt 2009
Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci priti dje ministren e Puneve te Jashtme te Greqise, Dora Bakojanis, e cila eshte edhe kryesuese e radhes e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope, OSBE. Ne takim eshte diskutuar per zhvillimet ne Kosove, misionin e OSBE-se ne Kosove dhe per format e bashkepunimit te Kosoves me Greqine. Kryeministri Thaci ka pershendetur angazhimin e deritanishem te OSBE-se. "Te gjithe i jemi mirenjohes rolit te OSBE-se qe ka kryer ne Kosove, punen e mire qe e ka bere, per zgjedhjet e lira dhe demokratike qe i kemi organizuar ne Kosove, te cilat edhe kane qene model per rajonin", vleresoi ai. Duke e njoftuar ministren Bakojanis per progresin e arritur ne Kosove dhe per hapat e gjertanishem ne integrimin e te gjitha komuniteteve, kreu i ekzekutivit ka theksuar se, "Kosova eshte duke bere hapa te rendesishem per ndertimin e Kosoves demokratike dhe shumetnike dhe do te vazhdoje Angazhimin qe ne nje te ardhme te afert te jete pjese e Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore". Kosova dhe Greqia jane duke zhvilluar raporte te mira fqinjesore dhe do te vazhdojne edhe me tutje te thellojne keto raporte ne te gjitha fushat me interes reciprok. "Ne jemi dy vende ne kuptimin gjeografik shume afer, por jemi gjithashtu edhe dy vende dhe dy popuj miq, me perspektive te sigurt dhe te perbashket si pjese e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", eshte shprehur kryeministri Hashim Thaci, pas takimit.
Vleresimi
Ministrja e Puneve te Jashtme dhe kryesuesja e OSBE-se, Dora Bakojanis, ka vleresuar progresin e shenuar ne Kosove dhe ka shprehur angazhimin per te mbeshtetur Kosoven ne rrugen e ndertimit te nje shoqerie multietnike dhe demokratike.