PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiperia dhe Kosova bashkepunim per hidrocentralin e Zhures


E Merkure, 04 Shkurt 2009

Kane nisur bisedimet ne Tirane, mes Ministrise se Mjedisit dhe nje delegacioni Kosovar, per mundesine e krijimit te nje hidrocentrali ne zonen e Zhures ne Kosove. Sipas ministrit Lufter Xhuveli, keto bisedime filluan ne Shqiperi, pasi edhe vendi yne sipas tij, do te kete ndikimin e tij, ne ndertimin e kesaj vepre. "Per te pare mundesine e ketij bashkepunimi, ne menyre qe te respektohen te gjithe marreveshjet nderkombetare, si ato qe kane te bejne me ujin, ato qe kane te bejne me ndikimin ne mjedis, dhe per te percaktuar nje grafik te metejshem te bashkepunimit, do te zhvillohen keto bisedime ketu ne ministrine tone", beri te ditur ministri Lufter Xhuveli. Delegacioni nga Kosova ishte i perfaqesuar nga ministri i Mjedisit, nga ai i Planifikimit te Territorit, si dhe nga specialiste te fushave te ndryshme. Bisedimet do te vazhdojne edhe ne ditet ne vijim, mes perfaqesuesve te tjere te qeverise sone dhe delegacionit kosovar.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika