PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Thaci: Serbia t'i kerkoje falje Kosoves

Thaci: Serbia t'i kerkoje falje Kosoves


E Merkure, 04 Shkurt 2009

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka vleresuar ne nje interviste per te perditshmen gjermane "Frankfurter Rundshau", se ka ardhur koha qe Serbia t'i kerkoje falje popullit te Kosoves. Per numrin e djeshem te kesaj te perditshme gjermane kryeministri Thaci ka vleresuar se "ka ardhur koha qe Serbia ta luse popullin e Kosoves per falje" dhe ka shtuar se "ne Kosove, Serbi do te thote njesoj si edhe gjenocidi". Duke thene se "ardhmeria e Mitrovices ne te vertete eshte ardhmeria e Kosoves", Thaci ka deklaruar se "teresia territoriale e Kosoves eshte e pacenueshme". "Beogradi duhet te mesoje se per Serbine nuk ka perspektive evropiane ne qofte se konteston sovranitetin e nje vendi tjeter", ka thene kryeministri i Kosoves. I pyetur rreth premtimit se ne fund te vitit 2008 Kosova do te njihej nga 100 shtete te botes dhe u njoh nga 54, Thaci u pergjigj se ishte nje vit i suksesshem. "Te 54 vendet, jane me shume se 2/3 e vendeve me te fuqishme ekonomike ne bote. Ndersa nga 27 shtete qe jane anetare te Bashkimit Evropian, 22 e kane pranuar, ndersa Greqia, Rumania dhe Sllovakia kane njohur te pakten pasaporten tone megjithese nuk kane njohur shtetin", deklaroi Kryeministri i Kosoves. Sipas tij, kjo dergon ne stabilitet, paqe dhe ne bashkepunimin e mire midis vendeve. "Pavaresia e Kosoves eshte ne cdo e pakthyeshme. Ne fund te fundit e gjithe bota duhet te na njohe", theksoi zyrtari i larte kosovar. Ai ka vleresuar marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes si te shkelqyera. "Per kete i jemi mirenjohes Presidentit Bush dhe do te vazhdojme te shikojme perpara me planet e Presidentit Obama per Ballkanin. Ne i perkasim familjes se Bashkimit Evropian dhe NATO-s", shprehu mirenjohjen Thaci. Ai beri te ditur se presin me shume nga vendet islamike. "Natyrisht presim me shume, presim njohjen nga anetaret e Konferences islamike. Eshte me e veshtire se cfare eshte parashikuar. Por premtimi qe ne kemi marre, njohjet do te vijne", deklaroi Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Qeveria e Kosoves po vijon te punoje per njohjen e shtetit te ri me strategjine e punuar dhe ne vitin paraardhes.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika