Nderkombetaret pergatisin takimin Kosove-Serbi
E Marte, 03 Shkurt 2009
Udheheqes te pranise nderkombetare ne Kosove pritet qe t'i propozojne autoriteteve serbe nje takim te nivelit te larte ne Beograd. Zyrtare nderkombetare thane se, delegacioni i perbere nga tre udheheqesit e institucioneve nderkombetare, perfaqesuesi i larte i BE-se ne Kosove, Piter Feith, ai i misionit evropian per drejtesi dhe polici, EULEX, Yves de Kermabon dhe shefi i misionit te OKB-se, Lamberto Zanier, pritet qe te kerkojne nje takim me autoritetet qeveritare serbe, per te diskutuar ceshtjet e interesit te perbashket te Kosoves me Serbine. Zyrtare nderkombetare thone se takimi i nivelit te larte me zyrtaret serbe, paralajmerohet se mund te zhvillohet brenda ketij muaji. Shefi i misionit te OKB-se ne Kosove, Lamberto Zanier, ka takuar ne fundjaven e kaluar, Piter Feith, pas vizites ne Nju Jork dhe takimit me ministrin e Jashtem serb, Vuk Jeremic. Ky i fundit i ka bere ftese zotit Zanier per te vizituar Beogradin dhe per te filluar diskutimet mbi zbatimin e nje plani gjashtepikesh te OKB-se, sipas te cilit serbeve te Kosoves u ofrohet nje autonomi me e zgjeruar ne fushen e drejtesise, policise dhe doganave.
SHQYRTIMI
Drejtuesit e misionit te OKB-se ne Kosove, thone se po shqyrtojne mundesine e percaktimit te rolit te tyre ne bisedimet e paralajmeruara mes Prishtines e Beogradit, dhe pjesemarrjes se tyre ne keto takime. Por autoritetet ne Prishtine kane kerkuar nje prani me te fuqishme nderkombetare ne bisedimet me Beogradin, duke perjashtuar mundesine e perfshirjes se UNMIK-ut ne takime. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, deklaroi dje se bisedimet me Beogradin zyrtar do te mund te zhvilloheshin vetem ne kuadrin e dy vendeve te pavarura dhe vetem per ceshtjet teknike, me nje ndermjetesim te SHBA-se dhe te BE-se. "Ne Ballkan eshte treguar, e sidomos ne Kosove, se nuk mund te kete ndonje arritje nese nuk ka ndonje ndermjetesim adekuat nderkombetar. Mbi kete baze, ne mendojme se nje rol te vecante duhej te luajne SHBA-ja dhe BE-ja", tha Kuci. Sipas tij, eshte pajtueshmeri e te gjitheve se UNMIK-u eshte ne perfundim te mandatit dhe te vete misionit qe ka qene ne Kosove dhe cdo fillim nuk do te premtonte se ai do te ishte brenda, gjate tere kohes, ne kete sistem te ri dhe nuk eshte shume i dobishem. "Nuk eshte qellim yni qe ta ringjallim UNMIK-un, por qe ai ta perfundoje mandatin me dinjitet", theksoi zevendes kryeministri i Kosoves.
VENDTAKIMI
Por nderkohe, zyrtaret nderkombetare ne Kosove thone se gjate javes pritet nje takim i Zanier me shefin e misionit evropian per drejtesi dhe polici, Yves de Kermabon, per te harmonizuar qendrimin rreth vizites se mundshme ne Beograd. Ai ka kerkuar edhe nje takim me udheheqesit politike te Kosoves, per t'i njohur ata me takimin qe ka zhvilluar ne Nju Jork me ministrin e Jashtem te Serbise, dhe per te diskutuar ceshtjen e fillimit te dialogut te shumeperfolur me Serbine. Zyrtaret nderkombetare thone se ka pak gjasa qe takimi i nivelit te larte te zhvillohet ne Beograd, duke marre parasysh poziten e vecanerisht, perfaqesuesit te BE-se, Piter Feith ne Kosove dhe pergjegjesite qe ai mban. Kjo per faktin se Feith udheheqe edhe me Grupin Drejtues Nderkombetar, nje organ ky i krijuar pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, per ta ndihmuar ate ne zbatimin e planit Ahtisari, qe eshte kundershtuar nga serbet lokale.