PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Banda e Lushnjes", thirret Ilir Bano


E Shtune, 31 Janar 2009

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda do te therrase per te dhene shpjegime deputetin e Partise Demokratike, Ilir Bano. Vendimi eshte marre dje nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili, pas kerkeses se bere nga ana e mbrojtesit Vladimir Mece. Emri i deputetit Ilir Bano eshte permendur dje, nga deshmitari Pellumb Meco. Gjate deshmise se tij, ai deklaroi se me daten 9 maj te vitit 1997 ishte marre nga i pandehuri Arben Borici, Arjan Alico dhe Maksim Cela duke e derguar ne Komisariatin numer 2, Lushnje. "Ne dhomen tjeter ishte Ilir Bano dhe Ylli Sefa, te cilet ishin duke biseduar me ze te larte. Degjova se Arben Borici i thoshte Ilir Banos, "perse nuk na nxirrni ne gazeta, ne kemi mbrojtur vajzat lushnjare nga prostituimi si dhe nga grabitjet". Me pas Ilir Bano i eshte kthyer duke i thene qe une jam deputet i PD-se, merrni deputetin tuaj", ka deshmuar dje deshmitari Meco. Me tej ai ka shpjeguar se kishte degjuar Boricin duke folur ne telefon, i cili kishte thene vetem "po shef, po shef", ndersa me pas kishte degjuar dy here emrin Fredi. Deshmitari eshte pyetur nga gjykata se cfare pune ka pasur gjate vitit 1997, kur eshte marre peng nga ana e "Bandes se Lushnjes". Sipas Meces ai ka punuar ne zyren e Tatim0-Taksave, por nuk e dinte arsyen perse ishte marre nga ana e bandes dhe ishte derguar ne vendin e quajtur Komisariati Nr 2. Po dje ne seance akuza ka thirrur per te dhene shpjegime edhe shtetasin Virgjil Haxhiu, Ilirie Aliu dhe Enver Aliu. Ne deshmine e tij Haxhiu beri me dije se ne '97, ishte marre peng nga persona te armatosur e me maska dhe e kishin derguar per t'u marre ne pyetje nga Alfred Shkurti. Me pas ishte liruar se bashku me gruan, kunaten dhe nipin, pas nderhyrjes se nje te njohuri te tij. Sipas Haxhiut pasi ishte kthyer ne shtepi banesa ishte djegur. Dy deshmitaret e tjere u thirren nga prokuroria mbi vrasjen e Masar Aliut. Por perpara gjykates keta te fundit kane shpjeguar se, nuk kane dijeni se kush mund ta kishte vrare te afermin e tyre, pasi ata ishin vene ne dijeni vetem per faktin qe viktima kishte vdekur. Ne seancen e radhes prokuroria dhe gjykata do te therrase per te deshmuar 7 deshmitare te tjere. Mes tyre pritet qe te jete edhe deputeti Ilir Bano. Gjykata do ta pyese kete te fundit, per takimin e tij me te pandehurin Arben Borici, ne vendin ku dyshohet se banda kishte strehimin e saj. R.Caushaj

Te pandehurit

Arben Borici,

Ilir Stergu,

Afrim Hoxha,

Erion (Niko) Cici,

Arjan Alico,

Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku)

Rexhep Gina



Banda nen drejtimin e "Aldo Bares"

Te pandehurit e ketij procesi akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per veprat penale te "vrasjes me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", si dhe "organizates kriminale". Sipas prokurorise, anetaret e bandes, nen udheheqjen e Aldo Bares dhe krahut te djathte te tij, Enver Dondollaku, kane kryer disa vrasje. Banda njihet per serine e vrasjeve, hedhje kokash ne ere me eksploziv, pengmarrje, tortura dhe per dhunen e tejskajshme, te gjitha si pjese e jetes se nje ish-polici, Alfred Shkurtit, i njohur si Aldo Bare dhe "bandes" se tij, ne hakmarrjen e vellait te tij qe ja vrane para syve, Ramadan Shkurti, nga i "forti" i asaj kohe ne zonen e Myzeqese, Artur Daja.




Komento artikullin | Shiko komentet (41 komente)
Te Tjera nga rubrika