PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kryeministri i Kosoves rendit sukseset para ligjvenesve


E Premte, 30 Janar 2009

Pozita dhe opozita kane vleresime te kunderta ne Kuvend, ne lidhje me punen njevjecare te qeverise se Kosoves. Debati per kete raport, i ka ndare ne dysh deputetet e pozites te cilet thane se i njohin rezultatet e kesaj qeverisjeje dhe ata te opozites te cilet e quajten raportin si nje koleksion deshirash. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha dje se per nje vit te qeverisjes se tij, Kosova ka shenuar perparime te dukshme. Ai deklaroi ne Kuvend se e kishte gjetur Kosoven ne nje gjendje shume te rende, por qeveria e tij, kishte ndryshuar gjerat, qe nga energjetika e deri te siguria, perfshire, sic tha ai, edhe gjendjen ne Mitrovice. Mirepo kreu i ekzekutivit kosovar eshte kundershtuar ne mase te madhe nga tabori opozitar. Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci tha se ky raport eshte voluminoz ne faqe, por nuk permban asgje nga te arriturat gjate qeverisjes. Nderkohe, Lutfi Haziri, shefi i Grupit Parlamentar te Lidhjes Demokratike te Kosoves, parti kjo partnere e PDK-se ne qeverine aktuale, i dha mbeshtetje raportit duke konstatuar se kjo qeveri arriti te ruaj stabilitetin dhe paqen ne shtetin e pavarur. Shefi i Grupit te PDK-se, Rame Buja tha se opozita po kritikon vetem sa per te permbushe qendrimin kunder si opozite.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika