PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sefgjini, akuze per zhdukjen e Remzi Hoxhes


E Merkure, 28 Janar 2009

Ish-drejtori i Tatimeve Arben Sefgjini, akuzohet ne dosjen e zhdukjes se Remzi Hoxhes bashke me tre te pandehurit e tjere, Ilir Kumbaro ish-kryetar dege ne Drejtorine e SHIK-ut, Tirane, Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit te Drejtorise SHIK, Tirane dhe Budjon Mece, ish-inspektor ne Drejtorine e SHIK-ut, Tirane. Gjate qendrimit te tij ne Prokurorine e Krimeve te Renda, kohe me pare, para se dosja te dergohet ne gjykate, sipas burimeve zyrtare Arben Sefgjini, ka mohuar cdo akuze te ngritur ndaj tij nga grupi hetimor. Ai ka sqaruar se gjate detyres se tij ne Sherbimin Informativ, kishte zbatuar ligjet ne fuqi dhe nuk kishte kryer asnje veper penale. Te njejtat deklarime mesohet se Arben Sefgjini ka dhene edhe ne vitin 2003 kur u arrestua me urdher te Prokurorise, lidhur me rrembimin e Remzi Hoxhes. Pas ketij arrestimi ai dhe dy ish-punonjesit e tjere te akuzuar u lane te lire nga gjykata, pasi akuzat e ngritura ishin amnistuar nga Presidenti ne vitin 1997. Gjyqi eshte ne fazen e deshmive nga organi i akuzes. Nje seance me pare ishte per deshmi Anibal Basha, ish-shiksi qe ka marre deponimet e Avdyl Loshajt. Dy seanca me pare deshmoi Agim Shehu, zv/minister i Brendshem ne vitin 1995. Ne seancen tjeter qe do te zhvillohet me 3 shkurt do te deshmoje ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi.



Sefgjini, nje muaj ne arrest shtepie

Akuzat ndaj ish-drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, njeheresh dhe ish-kreu i SHIK-ut te Gazidedes per Tiranen, Arben Sefgjini kane sjelle dhe arrestin shtepiak per te. Prokuroria e Pergjithshme, ne momentin kur ka hapur dhe njehere dosjen e zhdukjes se ish-biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ka kerkuar arrest shtepie, nderkohe qe ne te njejten linje ka qene dhe Gjykata e Faktit. Per disa kohe, Sefgjini i ka drejtuar Tatimet qe nga shtepia e tij, afer fushes se vjeter te Aviacionit. Per cdo shkrese vartesit e tij shkonin te shtepia e drejtorit, per te marre firmen. Nderkohe qe te gjitha urdhrat i ka dhene me telefon, duke perbere ne kete menyre nje precedent ne administraten shqiptare. Nje kembengulje e tille e kryeministrit Berisha, per te mos e shkarkuar Sefgjinin, nen argumentin se drejtesia ende nuk eshte shprehur, shkaktoi debate te forta ne Kuvend dhe ne politiken shqiptare. Opozita, perpos akuzave ndaj Sefgjinit, ka hedhur akuza dhe ne drejtim te kreut te qeverise, nen argumentin se po mbron nje njeri qe gjendet ne procedim penal dhe qe nuk mund te drejtoje Tatimet shqiptare. Nderkohe qe Sefgjini mundi qe te dale nga "ngujimi" ku drejtesia e kishte futur per disa kohe, pas nje vendimi te Gjykates se Shkalles se Dyte. Por kjo me sa duket nuk e shpetoi nga performanca e dobet ne Drejtorine e Tatimeve, teksa kjo dobesi eshte materializuar dje, me shkarkimin e tij.

Nje kompani e madhe britanike ka treguar interes per vepren

Qeveria: Gati kontraktori per portin e

konteniereve ne pyllin e Sodes, Vlore

Qeveria miratoi diten e djeshme vendimin qe percakton autoritetin kontraktues, i cili do te ndertoje portin e madh te konteniereve ne pyllin e Sodes se qytetit bregdetar te Vlores. Duke e konsideruar kete nje vendim si te rendesishem, kryeministri Berisha deklaroi se ishte pikerisht ky qytet, i cili ishte i pershtatshem per portin me te madh ne vend per shkak te thellesise se ujit. "Nje kompani e madhe britanike tregon interes per te ndertuar ne Vlore nje nga portet me te medha te Mesdheut. Porti do te jete ne zonen tek pylli i Sodes", deklaroi kryeministri Berisha duke u shfaqur optimist per ndertimin e ketij porti. Nga ana tjeter kryeministri Berisha premtoi se, qeveria do te permiresonte infrastrukturen e ketij qyteti, per shkak te ketij investimi te rendesishem qe do te ndihej ne kete zone. "Kjo zone, se shpejti do te kete infrastrukturen me te mire, autostraden me kater korsi, hekurudhen, te gjithe infrastrukturen e nevojshme te transportit dhe nuk perjashtohet mundesia te kete edhe aeroportin dhe do ta kete",deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Po keshtu, kryeministri Berisha premtoi se infrastruktura do te ngihej edhe per zonen industriale te ketij qyteti. Sipas Berishes, kjo do te ndodhte per te plotesuar edhe kushtet e nevojshme per investime ne kete zone. "Krahas portit, do te jete dhe zona e lire, pervec zones industriale qe sipas disa njoftimeve, grupi i biznesmeneve vlonjate po ecen dhe ne duhet te shohim mundesite te cojme rrugen aty, sipas premtimeve dhe t'i ndihmojme me infrastrukturen", theksoi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika