Gure Shpata, fshati qe po varroset
E Hene, 19 Janar 2009
Librazhd- Gure Shpata eshte fshati qe rrezikon te perpihet per se gjalli nga dheu ne Librazhd. Nje mase gjigante shkembi e perbere nga gure dhe inerte eshte duke zbritur drejt fshatit me nje paralajmerim ogurzi per te gjithe banoret. Me keq paraqitet gjendja ne lagjen Qafe Dardhe, ku 35 banesa u demtuan nga erozioni diten e djeshme. Masa gjigante e dheut eshte drejtuar pikerisht ne drejtim te kesaj lagje dhe i eshte afruar dhjete familjeve te para, te cilat jane evakuuar dhe strehuar tek te afermit.
Sipas banoreve, rreshkitja ka nisur disa dite me pare. Por gjate nates se shtune dhe mengjesit te djeshem ka perparuar ne menyre te shpejte. Mbi vater ndjehet levizja e tokes dhe rreshkitja dhe kercitja e gureve. Banoret njoftuan menjehere drejtuesit e komunes dhe shtabin e emergjencave ne prefekturen e Elbasanit. Drejt fshatit jane nisur perfaqesues te pushtetit vendor dhe shtabit te emergjencave. Banoret kane frike te qendrojne ne familje dhe jane duke evakuuar gjithcka te mundin, femijet, te moshuarit, bagetite, orendite shtepiake etj. Aktualisht disa nga banesat kane pesuar carjet e para ne mure, cati e themele. Te tilla mund te permenden banesat e Mexhit Stermugu, Xhevit Stermugu, Safet Tanushi, Isuf Tanushi, Nuredin Stermugu, Qamil Stermugu.
Kryetari i komunes Veli Terziu, shprehet se sapo ka marre njoftimin eshte gjendur prane banoreve te fshatit Gure Shpate dhe lagjes Qafe Dardhe. Ai pohon se ka lajmeruar pushtetin lokal, shtabin e emergjencave dhe qeverine, qe t'u vije ne ndihme banoreve te fshatit. "Sic e shihni gjendja eshte shume alarmante. Ketu ka levizje te nje pjese te malit qe fillimisht ka shembur dhe bllokuar qarkullimin mes fshatrave Gure Shpate-Vilan", thote ai. Rruga eshte bere e pakalueshme per automjete dhe kafshe transporti. Zyrtari vendor shpjegon se jane marre masa per evakuim per te shmangur tragjedine. "Ne rrezik jane rreth 200 banore. Rruga e prishur ka izoluar 1 mije banore te fshatrave Polis-Vilan, fshatit Sopot dhe Vasjan", vijon Terziu. Kryetari i fshatit Gure Shpate, Jaho Koca, shprehet se lagja Qafe Dardhe perbehet nga 70 familje me 440 persona. "Qe prej vitit 2005 ka pasur rrezik dhe gjithe shtepite kane qene ne projekt per t'u larguar", thote ai.
Fatos Salliu
Banoret
"Po varrosemi per se gjalli"
Nje nga banoret e shtepise se demtuar, Mexhit Stermugu, shprehet se ka kater vjet qe jeton me ankthin e vdekjes. "Eshte nje torture e vertete. Guret me kane arritur mbi cati. Disa here e kam lajmeruar pushtetin por ato me thone se shteti nuk na ndihmon. Ne jemi shume ne rrezik dhe do varrosemi per se gjalli. Kemi shume frike per femijet, te moshuarit, veten", thote ai. Shtabi i emergjences deklaroi se do te dergonte ndihma ne kete fshat, kurse banoret kane frike te rikthehen ne shtepi.
Balla: Qeveria te miratoje fondin e posacem
Deputeti i zones, Taulant Balla, shprehet se ndodhet ne fshat per te qene sa me prane banoreve qe jane ne rrezik nga dukuria natyrore. "Me lejoni te bej nje apel ne emer te ketyre banoreve te cilet qe nga dita e sotme nuk mund te jetojne me ne shtepite e tyre. Eshte e domosdoshme qe qeveria te miratoje fondin e posacem per shpernguljen e 30-35 familjeve te ketij fshati, pasi nga momenti ne moment shtepite e tyre mund te rrezikohen nga rreshkitja e tokes", tha Balla. Ai vuri ne dukje se sipas perllogaritjeve te para nevojiten rreth 15 milione leke ndihme per cdo familje per te siguruar nje strehe te re.
Mustafa Arapi
Shefi i shtabit te emergjencave ne prefekturen Elbasan, Mustafa Arapi, pohoi se jane marre masat paraprake. "Konstatojme nje rreshkitje masive dhe kemi kerkuar ardhjen e eksperteve te Institutit te Gjeologjise te studiojne vete gjendjen dhe me pas te percaktojne masat qe duhet te merren per banoret e fshatit dhe ndihmat financiare".
Familjet e demtuara:
Nuredin Stermugu
Qamil Stermugu
Qazim Stermugu
Hamit Stermugu
Xhemal Stermugu
Isuf Tarushi
Safet Tarushi
Nexhip Noni
Isuf Noni
Bardhyl Poci
Te larguara:
Kadri Stermugu
Astrit Stermugu
Agim Stermugu
Selim Stermugu
Aqif Stermugu
Nazmi Stermugu
Hekuran Stermugu
Ramazan Poci