"Pallatet pastrojne para krimi"
E Shtune, 27 Dhjetor 2008
Kryeministri Berisha, dje ne analizen vjetore te Policise se Shtetit nuk ka kursyer vleresimet per punen e saj, pa lene pas dore dhe problemet me te cilat duhet te perballet ky organizem i luftes kunder krimit dhe element i qetesise publike ne vend. Lufta kunder krimit ekonomik, pastrimit te parave, skemat mashtruese piramidale dhe droga e Lazaratit kane zene pjesen me te madhe te fjales se Berishes, ne prezence te Ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Premci.
Piramidat
"Perqendrohuni ne luften kunder krimit ekonomik", tha Berisha duke keshilluar qe doganat te kthehen ne agjente antidroge. Duke kerkuar bashkepunim te ngushte ne nivel institucional, kryeministri beri thirrje qe ne luften kunder krimit ekonomik, autoriteti shteteror kunder pastrimit te parave te jape frute. "Ju keni nje bashkepunim shume te mire me Sherbimin Informativ. Duhet te bashkepunoni po kaq ngushte me doganat, tatimet, ku duhet te jemi te ndergjegjshem se ky bashkepunim nuk eshte ne lartesine e duhur", deklaroi Berisha. Teksa nuk ka munguar te shprehet se lufta kunder pastrimit te parave perben nje prioritet, duke kembengulur tek perdorimin i ketyre parave te pista te ndertimtaria. "Ne krimin ekonomik do te vecoja pastrimin e parave. Ne kemi autoritetin shteteror te luftes kunder pastrimit te parave. Le t'i referohemi shembujve: me se ndertohen pallatet? Shumica e tyre derrmuese ndertohen me parate e pastra, te rregulla, te fituara ndershmerisht. Por ligji lejon qe ju te kerkoni verifikim per cdo rast dhe ne rast se nuk e beni kete, atehere eshte policia ajo qe behet para-pastrues. Ne rast se ju e beni kete detyre dhe e dergoni rastin ne prokurori dhe prokuroria tregohet indiferente, para-pastrues behet prokuroria dhe shteti. Ne duhet te qendrojme fuqishem ne kete aspekt", tha Berisha. Per te cilin, tre vjet me pare, pati disa reagime, se nese priten parate e krimit do te bjere rritja ekonomike. "Por nuk ka para me toksike se parate e krimit. Prandaj, sa me shume t'i presim ato, aq me e madhe do te jete rritja ekonomike dhe zhvillimi", tha Berisha. Njeheresh kreu i qeverise eshte shprehur se Shqiperia eshte nga ato vende qe kemi pesuar nje nga dramat me te medha, per shkak te indiferences ndaj sektorit privat. "Cfare ishin piramidat? Qeveria, ne menyre absolute nuk i inkurajoi ato, por ajo u tregua indiferente. Cfare jane piramidat e sotme ne bote? Jane indiference ndaj sektorit privat. Ne nuk mund te jemi kurre indiferent ndaj veprimtarive te ndryshme. Ky eshte nje mesim qe duhet nxjerre, qe duhet mbajtur shenim. Ky duhet te jete drejtim kryesor i punes suaj", tha Berisha.
Lazarati
Kreu i ekzekutivit nuk ka munguar te vleresoje si impresionuese rezultatet e luftes kunder droges. "Nuk mund te flas per zero tolerance ne drejtim te kultivimit te kanabisit sepse jane prere 300- 400 mije rrenje. Do te flisja per zero tolerance, nese policia do te kishte derguar per ndjekje penale kryetaret e komunave dhe zyrtaret vendor, ne territoret e te cileve mbillet kanabis. Une nuk mund te pranoj qendrimin e autoriteteve policore te Gjirokastres, te cilat 4 muaj rresht nisin betejen me Lazaratin, ndersa ata qe mbjellin drogen, 8 muaj rresht qarkullojne te lire ne Gjirokaster e ne te gjithe Shqiperine", deklaroi Berisha. Teksa ka kerkuar zero tolerance ne te gjitha aspektet e krimit. Duke u shprehur i gatshem qe, nese policia ka te nevojshme financimin cdo pranvere per fotografimin e territorit vetem per kete qellim, kjo mund te behet pa veshtiresi. "Por nuk mund te pranohet qe ai qe mbjell kanabis te ndiqet veres dhe dimrit te mos pyes me njeri per te", tha Berisha. I cili kas kerkuar njeheresh bashkepunim nderkombetar ne luften kunder krimit.
Pastrimi
"Por nuk ka para me toksike se parate e krimit. Prandaj, sa me shume t'i presim ato, aq me e madhe do te jete rritja ekonomike dhe zhvillimi", tha Berisha, teksa ka kerkuar qe lufta kunder pastrimit te parave te krimit te jete efikase dhe e pakompromis.