PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 32 ) Shiko komentet

Sondazhi i "KJ", "lufte" Berisha-Rama


E Premte, 26 Dhjetor 2008

Sondazhi i pervitshem i gazetes "Koha Jone" ne faqen e saj zyrtare online, eshte futur ne nje rivalitet te thelle mes dy lidereve kryesore te politikes shqiptare, Sali Berisha dhe Edi Rama. Nder me shume se 20 mije qytetare qe kane marre pjese ne sondazh, totali prej 76.7 per qind eshte dhene pikerisht per dy rivalet e politikes ne Shqiperi duke i futur ata ne nje gare te pashoqe ku deri tani i ndan vetem diferenca prej 57 votash ose 0.3 per qind. sondazhi do te vazhdoje deri ne mbremjen e 29 dhjetorit 2008 ora 18.00 kur do te mbyllet dhe do te shpallet zyrtarisht rezultati, ne edicionin qendror te lajmeve dhe ate te mbremjes ne televizionin Klan dhe ne menyre analitike, ne numrin e fundit te vitit te gazetes "Koha Jone", me 30 dhjetor.

Kryeministri aktual Sali Berisha, numeronte deri dje ne mbremje 7868 vota ose 38.5 per qind, kurse kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka marre 7811 vota ose 38.2 per qind te totalit prej 20451 votash.

Pra sic shihet edhe nga rezultatet e mesiperme, diferenca mes dy lidereve te politikes, eshte vetem 0.3 per qind.

Sakaq, shume pike pas, kane mbetur emra te tjere te njohur te politikes shqiptare dhe jo vetem.

Kryetari i shtetit, Bamir Topi, renditet i treti ne sondazhin e pervitshem "Personazhi i vitit 2008". Ai ka arritur te grumbulloje deri tani, 1214 vota pse 5.9 per qind te totalit prej 20451 votash te dhena deri tani ne sondazhin qe gjendet duke klikuar www.kohajone.com.

Ne vendin e katert ne mes te dhjete emrave te perzgjedhur te "Personazhi i Vitit 2008", eshte kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka marre 738 vota, ose 3.6 per qind te totalit te votave.

Ne vendin e peste ndodhet ish-kryeministri Fatos Nano, aktualisht deputet. Ai numeron 716 vota ose 3.5 per qind.

Me nje diference prej vetem 0.1 per qind, renditet i gjashti, menjehere pas Nanos, shkrimtari Ismail Kadare. Ai ka marre 702 vota ose 3.4 per qind.

Ne sondazh, i shtati eshte renditur deri tani ne listen e dhjete me te votuarve, edhe ishk-kryeministri tjeter, Ilir Meta. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, numeron deri tani 561 vota ose 2.7 per qind te totalit prej 20451 votash.

Ne vendin e tete, me 392 vota, gjendet kengetari dhe prezantuesi Ardit Gjebrea qe ka grumbulluar keshtu, 1.9 per qind te totalit te votave te derimbremshme.

Dy emrat e fundit ne dhjeteshen me te votuar te vitit, jane Dritero Agolli dhe Ardian Fullani. I pari ka marre deri tani 343 vota ose 1.7 per qind dhe tjetri, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, 106 vota ose 0.5 per qind te totalit prej 20451 votash.

Gazeta "Koha Jone", ju fton te votoni edhe ne keto pese dite qe kane mbetur, duke klikuar ne www.kohajone.com. Jepni voten tuaj, per te percaktuar ju, se cili do te shpallet personazhi i vitit 2008.

e.k



Personazhi i vitit 2008 Edi Rama 38.5% (7868) Sali Berisha 38.2% (7810) Bamir Topi 5.9% (1214) Jozefina Topalli 3.6% (738) Fatos Nano 3.5% (716) Ismail Kadare 3.4% (702) Ilir Meta 2.7% (561) Ardit Gjebrea 1.9% (392) Dritero Agolli 1.7% (343) Ardian Fullani 0.5% (106) Vota total: 20449




Komento artikullin | Shiko komentet (32 komente)
Te Tjera nga rubrika