PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 18 ) Shiko komentet

"Shqiptaret, pse qendruan larg anarkise"


E Enjte, 11 Dhjetor 2008

Ish-ambasadori i Shqiperise ne Greqi, Bashkim Zeneli, flet per zhvillimet e fundit ne vendin fqinje, pse duhet te zhvillohen zgjedhje te parakohshme, si emigrantet tane i qendruan larg protestave te dhunshme, si dhe per deklaratat e drejtuesve te PBDNJ dhe OMONIA-s



Si njohes i problemeve nderkombetare me siguri qe i keni ndjekur me kujdes dhe me vemendje zhvillimet e fundit ne shtetin helen, ne shtetin fqinj, ne Greqi. Cfare po ndodh realisht atje?

Ashtu sic eshte bere e njohur duhet thene se Greqia, apo qytetet kryesore te saj, duke perfshire edhe disa qendra te ishujve, Iraklio, Krete, jane perfshire ne nje kaos te vertete. Ėshte nje levizje e rruges, qe nuk di mire se cfare kerkon, qe shpreh nje pakenaqesi, por nuk ka nje kerkese konkrete ne planin ekonomik apo ne planin politik, ne planin e nje reforme konkrete dhe me teper ky eshte nje akumulim. Po te kemi parasysh se Greqia kohet e fundit eshte perfshire ne shume demonstrime te cilat kane qene paqesore te studenteve, per reformen ne sistemin arsimor, ne menyre te vecante per te drejten e pasjes se universiteteve private, reformen ne sistemin shendetesor, reformen e pensioneve. Ka pasur probleme, akuza ndaj disa anetareve te kabinetit per perfshirjen ne afera korruptive. Ka nje renie te pergjithshme ekonomike qe tani i shtohet me tej edhe me kete situate globale te ketij fenomeni. Ka pasur zhvillime negative ne kishen greke, ne kuptimin e daljes ne drites te disa shit-blerjeve, aferave korruptive dhe me kete drejtim, duke njohur edhe besimin e tejskajshem te popullit grek ndaj kishes ortodokse. Te gjithe keto probleme kane cuar ne nje akumulim te mjaft shqetesimeve dhe qe jane rezultat edhe i mos mbajtjes se disa premtimeve te bera zakonisht ne fushata elektorale.

Vrasja e nje 15-vjecari, eshte shkaku i vertet i gjithe ketyre protestave dhe trazirave apo kjo ngjarje ishte shkendija qe i vuri flaken nje pakenaqesie te akumuluar?

Une mendoj se kjo ngjarje natyrisht ishte tronditese, ishte nje vrasje e nje adoleshenti te pafajshem qe demonstronte me shoket e tij. Ministri i Brendshem dhe i Rendit, meqenese jane nje ministri e perbashket dha doreheqjen, te cilin nuk e pranoi z. Karamanlis. Ngjarje te tilla ka pasur edhe me pare me policite greke, qofte me shtetasit greke dhe qofte me emigrantet, ato jane bere te njohura per publikun. Duke perfshire edhe me emigrantet shqiptare. Por, sic e thashe edhe ne fillim, ky ishte nje shperthim i nje akumulimi i disa rezervave qe ka populli grek ndaj qeverisjes, me mire me thene nje mungese besimi ne vazhdimin e mbajtjes te premtimeve te deklaruara etj. Une mendoj se klasa politike greke, ne menyre te vecante ajo parlamentare, eshte e pergjegjshme per kete situate dhe do te shkoje ne nje zgjidhje e cila mund te jete edhe zgjedhja e parakohshme, apo per nje thirrje per c'tensionimin e situates dhe per plotesimin pastaj te disa kerkesave. Por me kete lufte te rruges nuk ka nje kerkese konkrete ne menyre qe qeveria te bashkebisedoje me dike, me sindikatat, me nxitesit e posteve, apo ato qe jane pas tyre, me perfaqesite e tyre, le te themi me rritjen e pages, me uljen e moshes se pensioneve apo me reforma te tjera dhe te kete nje zgjidhje kompromisi. Ėshte nje kerkese e pergjithshme dhe kjo eshte edhe me e rrezikshme, nuk dine se cfare po bejne, nuk dine se cfare po bejne. Jane djegur me dhjetera banka, jane djegur dhjetera makina, dyqane, jane sulmuar institucione te rendesishme. Ėshte djegur pema e Vitit te Ri, qe greket e kane te shenjte. Pra ka akte vandaliste te cilat kane dale jashte kontrollit dhe urojme te mos vazhdojne te tilla.

Analistet greke fajesojne vec te tjerash nje mentalitet dhune te policise greke qe lidhet me te kaluaren historike te Greqise. Ne luften civile te vitit 1949, diktatures ushtarake ne vitin 1974, apo edhe raportet e veshtira me emigrantet pas viteve 1990. Ju jeni dakord me te gjitha keto?

Une mendoj se policia greke ka probleme, probleme te nivelit te saj kulturor, profesional, te shfaqjeve sporadike te qendrimeve ksenofobe, raciste etj. Nuk dua ta bej asnje pergjithesim sepse kam perjetuar vete ne kohen qe kam qene ne Greqi situata mjaft te renda dhe reagime te drejta pastaj te drejtuesve te policise nga aktet kriminale. Une mendoj se te gjitha keto jane ne nje fare menyre te kapercyera. Greqia eshte nje shtet anetar i BE, i NATO-s dhe nuk mund te bejme krahasime me nje vend te zhvilluar perendimor, por eshte gjithnje drejt perfeksionimit dhe te sistemit ligjor ose me mire me thene te berjes se ligjeve ne menyre me komunitare, me te pershtatshme dhe ne kuadrin e ligjeve te BE-se. Ka probleme ne zona sidomos periferike, por nuk mendoj se nje sjellje e tille e policise, qe eshte kriminale dhe jane arrestuar autoret, nuk besoj se nje sjellje e tille te kaloje ne vandalizma te papranueshme pastaj me djegie, me plackitje, me dhunime. A ka vend per te nxjerre edhe detyra per policine here pas here keni transmetuar edhe ju ne kanalin tuaj qendrime ndaj emigranteve etj., kjo eshte nje ceshtje tjeter pastaj.

A shihni nje zgjidhje te shpejte kjo situate apo mund te rendohet me teper?

Une nuk besoj se mund te kete nje zgjidhje shume te shpejte. Ėshte bere thirrje edhe nga Kryeministri Karamanlis, edhe nga Presidenti, per qetesimin e situates, per vetepermbajtjen, per ndjenjen e pergjegjesise kombetare per ta kapercyer kete situate dhune. Keta protestues nuk dine ende cfare kerkojne qe te kene nje bashkebisedim me perfaqesi te Qeverise, per te kerkuar ate qe kerkon dhe per te zgjidhur ne ate mase qe mund te zgjidhet. Pra eshte nje levizje kaotike, pra eshte ne nje fare menyre, nese e krahasojme me te kaluaren. Ne kete kuader zgjidhja me e shpejte do te ishin edhe zgjedhjet e parakohshme, qe jane ne dore te autoriteteve politike per te kaluar, gje qe edhe nese do te jete shans per te nderruar vend, per te dale PASOK-u ne krye, perseri ka probleme te cilat duhen zgjidhur, te cilat duan me teper te krijojne besimin ndaj qeverisjes dhe ndaj zgjidhjes se atyre problemeve, se sa ne nje kapercim te tille. Thirrja qe eshte bere eshte per manifestime paqesore, por sa mund te mbahen ato ne zap, kjo eshte nje tjeter ceshtje. Edhe ne takimin qe kishte kryeministri Karamanlis me forcat politike greke, te dy palet filluan te ndajne pergjegjesite. Domethene, opozita dhe partite politike ia lane qeverise, qeveria tha qe edhe ju jeni pergjegjes per mungesen e thirrjes, ne nje kohe qe nga opozita kryesore, nga PASOK-u, u be vetem thirrja qe te mos jene te dhunshme, pra la te kuptohet qe te vazhdojne keto demonstrime. Keto jane te natyrshme per nje opozite, megjithese ne kete situate, pavaresisht se PASOK-u edhe kohet e fundit ka dale 2-3 pike mbi demokracine e re ne sondazhe, eshte e veshtire per te pasur nje zgjidhje te menjehershme. Mund te jete nje qetesim i perkohshem, por nje zgjidhje te menjehershme nuk mund te kete.

Pozicioni i emigranteve shqiptare ne keto zhvillime si ju duket? Ketu evidentojme dhe deklarimet ne disa media greke ku ka pasur tentativa qe t'i perziejne emigrantet tane, si ne rastin e sulmit mbi bankat apo bizneset e tjera, apo keto jane raste sporadike?

Une i kam ndjekur keto zhvillime, qofte te medias greke, qofte te medias sone, te kanaleve televizive, te shtypit dhe pozitive ka qene qe emigrantet shqiptare nuk jane perfshire ne keto akte dhune. Pavaresisht se problemet per te cilat jane ngritur greket jane edhe pjese e tyre, niveli ekonomik, zgjedhjet e tjera. Krahas edhe problemeve qe kane direkte emigrantet, si procese legalizimi, apo luftim te nje lufte me te madhe te burokracise per plotesim dokumentesh qendrimi etj., qe i shtohen edhe problemeve qe kane vete qytetaret greke. Por mendoj se shqiptaret kane qene vertete te spostuar nga keto akte dhune dhe ne nje demonstrim paqesor nuk ka asnje te keqe qe te marrin pjese edhe shqiptaret qe te kerkojne te drejtat e tyre. Ashtu sic kane bere edhe vecmas per kerkesat qe kane pasur. Por ne nje manifestim paqesor eshte normale, ata tanime jane qytetare shqiptare ne Greqi qe punojne prej vitesh dhe kane te drejten e tyre te protestojne, te ngrene zerin. Ne kete kuader natyrisht ajo qe eshte pozitive eshte qe shqiptaret ne asnje rast nuk jane perfshire ne demonstrime dhune, aq me teper ne shkaterrime, ne thyerje, grabitje dyqanesh etj. Ky eshte nje element pozitiv qe ua rrit vleren, ndryshon imazhin qe eshte i ndryshuar, por gjithsesi vazhdon ta konsolidoje kete imazh te mire, pavaresisht me rastet qe mund te ndodhin me shqiptare dhe greke, edhe me kombesi te tjera qe jane ne Greqi.

Keto dite kryetari i bashkise se Himares dhe njekohesisht kryetari i shoqates "Omonia", Vasil Bollano, per ratifikimin e MSA-se me Shqiperine nga parlamenti i Greqise, duke e lidhur kete me Vorio-Epirin dhe disa ceshtje te tjera. Nderkohe qe kryetari i PBDNJ-se ka hedhur qendrimin per regjistrimin e minoritetit. Ju si i vleresoni keto qendrime?

Une nuk dua te komentoj deklaratat apo qendrimet e Bollanos. Jane bere te njohura edhe me pare. Une nuk besoj duke njohur politiken zyrtare te Greqise qe nje shoqate, nje parti politike, qofte kjo e minoritetit, qofte PBDNJ, te mund te ndikoje tek parlamenti, tek qeveria greke, me kete alternative, qe te na njihen ne keto pika dhe pastaj ju beni ratifikimin e marreveshjes. Ratifikimi eshte nje proces qe eshte ne perfundim e siper, pra do te kaloje ne parlament, mund te kete nje vonese ne kuadrin e ketyre zhvillimeve qe jane, por edhe mund te behet. Ėshte deklaruar qe do te behet shpejt. Nuk eshte thjesht ne interesin e Shqiperise njohja dhe ratifikimi i kesaj marreveshjeje edhe nga Greqia, i cili eshte vendi i fundit qe e ben eshte ratifikim, por eshte ne interesin e vet Greqise qe te kete nje fqinj partner ne strukturat kryesore euroatlantike, pra ne NATO, ne BE. Ėshte me kollaj te bashkebisedosh, te kesh marredhenie me nje shtet fqinj qe e ke ne keto struktura, qe e ke ne kuader komunitar, qe merresh vesh me ate gjuhe te perbashket te Brukselit, qe pershtat legjislacionin ne kete kuader, se sa te veshe te tille kufizime. Une nuk besoj qe pavaresisht Bollano me cfare u informova sot ka bere nje deklarate qe ne jemi ato qe kemi kerkuar ratifikimin, por kemi kerkuar edhe keshtu. Natyrisht qarqe te tilla ka si ne Shqiperi, ka edhe ne Greqi, qe jane shovinist, nacionalist, ksenofob, qe mund te bejne kerkesa, por ne te tilla raste, mendimi im eshte qe duhet pare politika zyrtare. Cila eshte politika zyrtare, cila eshte qendrimi zyrtar dhe mbi ate baze ndertohen strategjite, ndertohet edhe bashkepunimi me nje vend fqinj, te tilla jane thene, mund te thuhen edhe neser. E mira eshte qe minoriteti grek i ka gezuar te drejtat themelore, qe jane te njohura ne konventa. Per pakicat mund te kete probleme, por gjithe populli shqiptare ka probleme. Ka probleme te perfaqesimit, ka probleme te punesimit, ka probleme ekonomike dhe nuk mendoj, nuk ka pasur asnjehere, jo sot, por asnje diskriminim ndaj minoritetit grek nga qeverite shqiptare te ketyre viteve. Nese ka pasur probleme me administraten, nuk ka marre 10, por ka marre 7, jane gjera teknike qe nuk cenojne ate tablone e gezimit, e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut ne pergjithesi dhe te minoritetit ne vecanti. Ajo qe eshte themelore per mendimin tim eshte qe minoriteti grek, syte i ka dhe duhet t'i kete nga Tirana zyrtare sepse jane shtetas te Republikes se Shqiperine, po jetojne ketu, do te jetojne ketu, pavaresisht nga kombesia, pavaresisht nga gjuha qe perdorin etj., jane shtetas te Shqiperise dhe do te kerkojne plotesimin e te gjithave standardeve ne kuadrin e politikes shqiptare, te shoqerise shqiptare, te perfaqesimit ne te gjitha organet, legjislative, ekzekutive, qendrore, apo lokale. Ky eshte nje proces i natyrshem qe nuk mendoj se i ka munguar minoritetit grek. Pastaj deklaratat e njeri apo tjetrit, nuk jane per t'u marre per mendimin tim ne konsiderate, aq me teper kur behen ne te tilla momente dhe ku shtrohen alternativa te tilla qe ose kjo ose ajo. Nuk ka asnje hezitim nga Greqia per te forcuar bashkepunimin me Shqiperine, per te njohur, per te bere te njohur, pra per te ratifikuar MSA-ne dhe neser te perfaqesimit te Shqiperise sic e ka miratuar edhe ne parim ne mbledhjen e Bukureshtit, te perfaqesimit te Shqiperise edhe ne NATO.

Marre nga "Ora News"


Komento artikullin | Shiko komentet (18 komente)
Te Tjera nga rubrika