 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Shengen per Ballkanin", votohet Basha
E Hene, 17 Nentor 2008
Ministri i Puneve te Jashtme eshte personazhi i javes per sondazhin e mbyllur kete fundjave ne "Koha Jone" online, ku moren pjese 2800 lexues. Ata paten te drejten e nje vote te vetme ne sondazh, ne saje te sistemit automatik te votimit online ne www.kohajone.com.
Lulezim Basha i cili prej disa muajsh drejton dikasterin e diplomacise shqiptare, ka marere 54.6 per qind te totalit prek 2800 votash ne sondazhin online. Ai mori keto vleresime, pas deklarates qe beri se per rajonin e Ballkanit eshte i nevojshem nje marreveshje shenjen, e ngjashme me ate qe ekziston ne Bashkimin Evropian.
Deklarata e Bashes u be gjate takimit qe ai pati me ambasadoret shqiptare ne te gjithe bote dhe u perserit per publikun edhe gjate diteve ne vazhdim. Nje hap i tille, mund te conte ne lehtesimin e hyrjes-daljes se qytetareve jo vetem me vendet e ish-Jugosllavise por edhe me Greqine, Bullgarine, Rumanine, Turqine etj.
E dyta me e votuara ne sondazhin "Personazhi Javor" ne "Koha Jone" online, eshte Zana Cela e cila ka marre 15.9 per qind te 2800 votave. Ajo mori vleresime per organizimin e festivalit operistik "Marie Kraja". Ky eveniment vjen si edicion i pervitshem i muzikes serioze dhe perfshin emra te perzgjedhur te muzikes operistike nga Shqiperia dhe vende te tjera te botes.
Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi, eshte renditur i treti ne sondazhin e "Koha Jone" online. Ai ka marre 15.7 per qind te totalit prej 2800 votash, ose 0.2 per qind me pak se Zana Cela.
Gjinushi, ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha, po e degradon reformen ne sistemin e drejtesise. Ne fakt debati per projektligjet qe synojne reformimin e sistemit te drejtesise vazhdojne te jene te ndezura, pasi ka kundershti te vazhdueshme nga opozita, por edhe nga diplomacia evropiane dhe ajo amerikane, si dhe nga grupet e interesit ne vend.
Genc Ruli, Minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, duke folur keto dite mbi krizen financiare qe fillimisht preku Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe se fundi edhe vende te Evropes, ka vleresuar se e ardhmja mund te sjelle ndikime negative dhe per vendin tone. Z.Ruli, i cili ne sondazhin e perjavshem ka marre 13.8 per qind te totalit prej 2800 votash, vleresoi se po pakesohen te ardhurat qe vijne nga emigrantet shqiptare neper bote. Ai konsideroi se kjo dukuri eshte rezultat i krizes financiare qe ka perfshire boten.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- NATO, Berisha fitues i sondazhit
- "Shengen per Ballkanin", votohet Basha
- Detyrimet e shteteve, Topi fiton sondazhin
- Personazhi online, votohet kryeministri
- Sondazhi, votohet mesazhi i Berishes
- Nisma per dosjet, Bumci me i votuari
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
|
|