Verniku, fshati i klandestineve
Daniela Zisi
E Diele, 26 Tetor 2008
Korce - Gjashte te rinj shkodrane, ku me i madhi eshte 20 vjec dhe me i vogli, 15 vjec, per te disaten here brenda nje muaji, marrin rrugen drejt shtetit fqinj me Greqine, me te vetmen shprese, se do te qendroje qofte edhe disa muaj ne shtetin fqinj, per te siguruar pak te holla per familjet e tyre. Brenda nje muaji ata kane provuar te kalojne kufirin kater here nga pika te ndryshme te kufirit juglindor, si nga Gramozi ne Erseke, Poncara dhe Mirasi ne Devoll,por asnjehere nuk kane qene me fat, pasi jane kapur nga policia greke brenda disa diteve dhe jane riatdhesuar. Ata kane frike te fotografohen, por pranojne te tregojne gjithe peripecite, se si mund te kalohet kufiri.
Rrugetimi
Gjashte shoket kete here do te provojne fatin e tyre nga fshati Vernik, i cili gjendet shume prane kufirit. Me nje fugon kane mberritur qe nga Bilishti, ne fshat. Pasi kane pushuar per disa ore ne qender te fshatit, marrin rrugen drejt vijes kufitare. Nuk kane para te marrin udherrefyes, pasi nje i tille do u kushtonte plot 200 Euro, prandaj preferojne te udhetojne te vetem, duke ecur vetem me drejtimin ne horizont ku gjendet kufiri. "Do te ishte shume me lehte te kaloje me nje udherrefyes, tregon njeri prej tyre, por ne nuk kemi para dhe garanci, se per dy dite policia greke nuk na kap dhe e shohim veten serish tej kufirit, keshtu parate na ikin kot". Madje ata mundohen qe fatin ta provojne pa harxhuar asgje. "Do te shkojme deri ne thellesi te kufirit tone, pastaj do te presim te bjere nata dhe do te vazhdojme rrugen ne kembe deri ne fshatin e pare grek, Kristopoligji dhe prej andej do te vazhdojme perseri rrugen ne kembe deri ne Veria", thone ata. Por per te pershkuar gjithe kete itinerar duhen disa dite te udhetosh ne kembe. Dhe refugjatet shprehen se per te mberritur ne vendin ku edhe i presin njerezit e tyre, te cilet kane me teper mundesi per t'u gjetur pune, u duhet te udhetojne pese dite rruge ne kembe. Ata shprehen se kete rruge brenda nje muaji, e kane bere plot kater here. Megjithate nje ankth i shoqeron ata, te mundin te kalojne matane kufirit dhe te mos i kape policia, pasi i gjithe mundimi shkon kot. "Tani eshte bere shume keq", thone ata, "pasi te kap edhe policia shqiptare. Me gjate ata shprehen se nuk dine nga te ruhen me pare". Megjithate ata jane te vendosur te vazhdojne rrugen e tyre drejt vendit fqinj, pasi ne vendlindje nuk kane asnje mundesi pune dhe ekzistence. Ata pershendesin me dore si per te thene na uro lamtumire dhe te mos kthehemi me duar bosh sic po ikim.
Policia
Nderkohe nga ana e policise greke vazhdojne deportimet e klandestineve. Duke iu referuar shifrave te qendres GOS ne Kapshtice, cdo dite nga ana e policise kufitare greke deportohen nga 50 klandestine, qe kane kaluar ilegalisht kufirin me shtetin fqinj. Gjate ketij viti, nuk eshte shenuar asnje rast te denoncimit te ushtrimit te dhunes nga ana e policise fqinje. Gjithsesi, klandestinet shprehen se mbahen ne kushte te keqija ne repartet e policise greke. Madje ata thone se ne qeli mbahen per gati nje jave pa ushqim.
Fshati me 100 banore, qe percjell njerezit
Korce - Verniku, fshati i vogel me rreth 100 banore, qe vetem nje mal e ndan nga Greqia, prej shume vitesh eshte bere streha e te gjithe emigranteve, qe vendosin te kalojne ne kembe per ne shtetin fqinj. Banoret e ketij fshati, e kane bere tradite, qe kur vijne grupet e emigranteve, te dalin dhe tu tregojne se cila eshte rruga me e sigurt per te kaluar kufirin, sidomos per ata qe vijne nga larg dhe nuk e njohin zonen. Edhe cezma qe ndodhet ne qender te fshatit, tani quhet cezma e refugjateve, thote nje banore e fshatit te thelle mes malesh. "Ne jemi ata qe i percjellim te gjithe emigrantet qe kalojne nga Verniku dhe i presim, kur i kap policia", na thote Jordana Nikollovska.
Ajo shprehet se cdo dite vijne ne fshat rreth 40 emigrante,te cilet duan te kalojne kufirin. Jane nga zona te ndryshme te vendit dhe shumica jane djem te rinj. I ndjekim me sy kur nisen ne kembe drejt malit Derdell dhe majes se Martinces dhe lutemi qe te mos i kape policia, vazhdon ajo. Por jane te pakte ata qe munden ti shpetojne patrullave te policise kufitare si shqiptare ashtu edhe atyre greke. Vijne cdo dite dhe ne cdo kohe,nuk pyesin se eshte dimer apo vere,bie shi apo debore,gjithmone mali eshte i mbushur me emigrante. Jordanka kujton se ka pasur mjaft raste kur emigrantet kane ngaterruar rrugen dhe kane mbetur te ngrire ne mes te debores. Por banoret e fshatit i kane marre ne shtepi dhe jane kujdesur njelloj si ti kishin femijet e tyre.
Udhetimi dhe frika nga policia greke
Megjithate nje ankth i shoqeron ata, te mundin te kalojne matane kufirit dhe te mos i kape policia, pasi i gjithe mundimi shkon kot. "Tani eshte bere shume keq", thone ata, "pasi te kap edhe policia shqiptare. Me gjate ata shprehen se nuk dine nga te ruhen me pare". Megjithate ata jane te vendosur te vazhdojne rrugen e tyre drejt vendit fqinj, pasi ne vendlindje nuk kane asnje mundesi pune dhe ekzistence. Ata pershendesin me dore si per te thene na uro lamtumire dhe te mos kthehemi me duar bosh sic po ikim.