Ne kete vend mungon falja
Ben Andoni
E Enjte, 23 Tetor 2008
Publicisti Uran Butka ka vendosur qe te mos ndalet. Eshte nga te paktet qe i eshte dedikuar me themele dhe ne baze te nje dokumentacioni te pasur arkivor vendas dhe te huaj-nje shikimi ndryshe te Luftes se Dyte Boterore dhe luftes se forcave partizane dhe atyre nacionaliste shqiptare ne te. Permes nje shikimi pa kompromis, ai mundohet te tregoje se pathosi i ketyre diteve per Enver Hoxhen ka qene sporadik dhe media eshte shfrytezuar per te dhene nje imazh ndryshe te tij. Por, ajo qe e shqeteson me shume, njohesin e kujdesshem te anti-komunizmit eshte mungesa e faljes. Ajo eshte me e dhimbshmja dhe me e pafalshmja per njerezit qe jane gjalle dhe kane qene protagoniste te asaj kohe. Ne kete interviste, per shkak te tematikes eshte preferuar qe ai mos te shprehet per Mit'hat Frasherin, nje figure te ciles i ka kushtuar shume vite pune, por edhe problemeve politike dhe atyre me te cilet hasen sot te perndjekurit. Nje nga te cilet eshte edhe ai si perfaqesues i Familjes se madhe patriotike Butka...
Ka pasur shume reagime pas intervistes se Nexhmie Hoxhes. Si e shikoni qendrimin e sotem per Enver Hoxhen?
"Shqiptaret e sotem kane reaguar pas intervistes se Nexhmie Hoxhes, por edhe pas veprimtarive per Enver Hoxhen ne Shqiperi dhe ne Kosove ne menyra te ndryshme. Shumica e tyre eshte shqetesuar, jo se u fol apo u tubua per E. Hoxhen, por sepse u shfaq serish perpjekja per mashtrim dhe dezinformim publik, perpjekja per te mbuluar e justifikuar krimet e komunizmit dhe te Enver Hoxhes, gje qe perben nje te keqe te madhe dhe rrezik per shoqerine shqiptare.
Se dyti, keto veprimtari provokojne dhe lendojne nje popull te tere, ne menyre te vecante mijera e mijera viktima te gjalla ose te vdekura te komunizmit dhe personalisht te Enver Hoxhes, kriminelit me gjakesor te te gjitha koherave. Provokimi behet me i rende, kur keto aktivitete i drejtojne bashkepunetoret dhe bashkefajtoret me te ngushte te Enver Hoxhes, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha, etj.
Se treti, kjo propagande e shtuar dhe e qellimte behet sidomos nepermjet mediave televizive, medias se shkruar, botimeve dhe aktiviteteve te tjera, qe kerkojne te ringjallin enverizmin dhe kultin e Enver Hoxhes. Kjo perpjekje eshte nje krim tjeter po aq i madh qe behet ne kohen e sotme, kur shqiptaret kane nevoje per mesazhe paqeje, dashurie, pune, bashkepunimi dhe integrimi euro-atlantik. Eshte, gjithashtu, nje mashtrim i madh i disa mediave qe manipuluan me nje aktivitet te vecuar ne Kosove, duke e pergjithesuar kesisoj: "Kosova kremton 100-vjetorin e lindjes se Enver Hoxhes!". Nuk e perkujtoi Kosova, por persona dhe grupime te caktuara enveriste. Reagimi kunder ka qene dhe eshte sot i fuqishem edhe ne Kosove.
Se katerti, nuk degjuam qofte edhe nje fjale te vetme ndjesie per ate tragjedi kombetare dhe njerezore qe shkaktoi komunizmi dhe diktatori Enver Hoxha".
Si e prisnit kete lloj ndjese?
"Ne vitin 1996, ne nje perkujtimore te viktimave te nazizmit ne Barmash, korrik 1943, ambasadori gjerman ne Tirane, Disdorn, kerkoi ndjese ne emer te popullit dhe qeverise gjermane per viktimat e nazisteve 50 vjet me pare dhe u kujdes per realizimin e nje projekti per ndertimin e rrugeve dhe nje ujesjellesi te fshatit Barmash, financuar nga qeveria gjermane. Gjest fisnik.
Disa dite me pare, shtator 2008, u mblodh ne Rome Kuvendi i trete i Juristeve-shkrimtare Europiane dhe i kerkoi falje poetit Visar Zhiti, per denimin monstruoz, dhene nga koleget e tyre shqiptare gjate diktatures. "Une si jurist, -tha kryetari i shoqates Evropiane, Gennaro Francione, - e ul koken tani dhe, po te kisha togen e gjykatesit ketu, do t'ia jepja Visar Zhitit".
Nje gjest tjeter trondites qytetarie e drejtesie njerezore.
Sa poete, shkrimtare e njerez te kultures gllaberoi diktatura e E. Hoxhes, si Trifon Xhagjika, Astrit Delvina, Bilal Xhaferri, Genc Leka, Vilson Blloshmi dhe se fundmi edhe Avzi Nela qe e varen ne litar ne vitin 1985 dhe askush nuk ka kerkuar falje per vdekjen e tyre mizore! "S'kemi pse te kerkojme falje!- thote Znj. Nexhmie ne interviste, nderkohe qe edhe ajo eshte fajtore, si pjese e nomenklatures komuniste, si pjese e Komitetit Qendror te partise, qe urdheronte krimet.
Per krimet e komunizmit znj. Nexhmie beri fajtor Koci Xoxen, i cili, sipas saj, vrau intelektualet pa dijenine dhe deshiren e Enver Hoxhes. Nga gjyqi i Koci Xoxes ne vitin 1949, del se ai, si kriminel injorant e xhahil qe ishte, kishte vrare shqiptare te pafajshem, por urdherat i kishte marre nga komandanti, E. Hoxha.
Znj. Nexhmie mashtron dhe dizinformon publikisht kur thote se Enver Hoxha nuk ishte per pushkatimin e Bahri Omarit, por s'kishte c'te bente se ate e vrau Koci Xoxe".
Ju keni hulumtuar shume ne arkiva. Keni mundesi qe ta referoni kete ne baze te tyre?
"Le ta provojme me dokumentet e kohes.
Nako Spiru, i cili edhe me pare kishte denoncuar vrasjet politike, i shkruante Tarasit (Enver Hoxhes) "Populli nuk i kupton mire vrasjet politike. Mushketa dhe Kosturi nuk gelltiten nga populli. Atentati kunder Bahri Omarit gjithashtu ka qene i tepert. C't'i besh? Ja qe nuk i pranojme. "
Kritikave dhe verejtjeve te Nako Spirut ne letrat qe kembejne, E. Hoxha pergjithesisht u pergjigjet dhe justifikohet: "Per Bahri Omarin ti shkruan ne leter dhe me mire le te kuptosh se je i mendimit te kundert me atentatin qe eshte bere kunder tij. Kjo, shok, eshte nje gabim per ty. Atentati kunder Bahriut ka qene shume me vend, por natyrisht duhesh te matej mire qe te dilte me sukses. "
Kjo leter e Enverit, e shkruar me doren e tij, ndodhet ne Arkivin e shtetit, Fondi 14, dosja 77, v. 1943. Pra, Enveri pohon me gojen e vet se ishte ne dijeni te atentatit kunder Bahri Omarit, se ai atentat per ta vrare Bahri Omarin ka qene me shume vend, por ndjente keqardhje qe nuk pati sukses! Madje e kritikon Nako Spirun, qe kishte mendim te kundert per atentatin "Kjo, shok, eshte nje gabim per ty!"
Bahri Omari, burri i motres se tij, qe e kishte mbajtur ne shtepine E. Hoxhen ne vitet e luftes, e kishte mbrojtur dhe ndihmuar me para, gjithashtu ne shtepine e tij strehohej edhe teknika e PKSH-se e te tjera. Nderkohe, Enveri ve njerez per ta vrare Bahriun me atentat dhe pas kraheve. Enver Hoxha s'ishte gje tjeter, vecse nje terrorist i paskrupullt.
Edhe pas pushkatimit te Koci Xoxes, krimet, masakrat masive dhe lufta e klasave u bene edhe me te perbindshme per 40 vjet me radhe. Kush i beri keto krime dhe kete gjenocid?
Te marrin vetem nje shembull.
Nuk kishin kaluar as dy vjet nga pushkatimi i Koci Xoxes dhe u realizua nga Enver Hoxha e klika e tij kriminale masakra e pergjakshme me pretekstin e hedhjes se nje dinamiti ne oborrin e Ambasades Sovjetike. Masakra e nates se 26 shkurtit 1951 eshte ngjarja me tipike e krimeve te komunizmit dhe te Enver Hoxhes, me kunderligjore dhe me me pa precedent ne historine e legjislacionit shqiptar e te huaj.
Arrestimet, pushkatimet dhe burgimet masive nuk kishin asnje lidhje me kete incident dhe asnje lidhje me ndonje akt tjeter terrorist. Keto ishin arrestime dhe denime politike- pergatitur qysh me pare nga Sigurimi i shtetit dhe Ministria e Brendshme dhe te realizuara ne nje kohe te caktuar nga Byroja Politike e KQ i PPSH dhe E. Hoxha, qe ishin te implikuar direkt ne kete masaker. U pushkatuan 22 intelektuale te shquar nga e gjithe hapesira shqiptare, pa gjyq e pa fakte ligjore, duke u mohuar edhe te drejten e fjales, te mbrojtjes, te apelimit. E vendosi E. Hoxha dhe kupola e partise vrasjen e njerezve te pafajshem, vetem per terror.
Nje nga keto viktima ishte edhe Sabiha Kasimati. Sabihaja ishte nje intelektuale e kompletuar, qe kishte studiuar ne Perendim, nje shkencetare dhe filozofe qe e njihte mire thelbin dhe shfaqjen e panatyrshme e cnjerezore te sistemit totalitar komunist, i cili po vendosej ne Shqiperi. Ajo u deshperua thellesisht nga goditjet e renda qe po u jepeshin intelektualeve te vendit, vecanerisht atyre qe kishin studiuar ne Perendim, mjaft nga te cilet ishin koleget e saj. Gjyqet ushtarake denonin me pushkatime dhe burgime te renda eliten shqiptare. Ajo u trondit vecanerisht nga pushkatimi i drejtorit te saj, shkencetarit Selaudin Toto si edhe i varjes ne litar e pushkatimit te intelektualeve te shquar opozitare Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, Sulo Klosi, Shefqet Beja, Riza Dani etj, vecanerisht nga denimi i shkrimtares se pare shqiptare, Musine Kokalari dhe i shoqes se saj Tika Tezha. Keshtu Sabihaja filloi te shprehte pakenaqesine per regjimin dhe per Enver Hoxhen, shokun e saj te klases ne Liceun e Korces.
Ishte E. Hoxha qe e futi emrin e Sabihase ne listat e vdekjes.
Sabihaja ishte e re, e bukur, inteligjente, paqesore, shkencetarja e pare shqiptare, pedagogia e Nexhmie Hoxhes ne Institutin femeror "Nana Mbretneshe". Ate e denoi me vdekje jo nje gjyq i caktuar, sepse gjyq nuk u be, por Komiteti Qendror i Partise ( Plenumi i KQ i mbledhur ne daten 19-26 shkurt 1951), ku shoqja Nexhmie, ishte anetare e rendesishme. A nuk ndjehet sadopak ne faj per vdekjen e saj jonjerezore? A s'mund te kerkonte te pakten ndjese vetem per Sabiha Kasimatin? Kjo do t'u mire te gjitheve, ne vend qe t'i lendonte. Do ti bente mire edhe asaj vete.
Nuk mund te kerkonte falje Ramiz Alia te pakten per poetin Avzi Nela, qe s'kishte bere asnje krim, varjen ne litar te te cilit e nenshkroi vete Ramiz Alia?
A do te dine te kerkojne falje ndonjehere? Sa me e larget te jete ajo dite, aq me afer krimit do te mbeten".
Sa kane vlejtur deshmite historike per "Mukjen" qe shqiptaret te kuptojne realitetin e asaj dhe te kesaj kohe?
"Mbledhja e Mukjes, 1-3 gusht 1943, dhe marreveshja e arritur ndermjet perfaqesuesve te Ballit Kombetar dhe Levizjes Nacionalclirimtare, eshte nje nga ngjarjet dhe zhvillimet me te rendesishme shqiptare te shekullit te 20-te.
Mukja lindi si nje nevoje per vetembrojtje e liri, per bashkim kombetar dhe demokraci. Ideja e bashkimit e realizuar ne Mukje eshte nje fryme e nje perpjekje e panderprere, sa e lashte aq edhe aktuale, e lindur historikisht dhe e kthyer ne ndergjegje e veprim mbarekombetar. Marreveshja e Mukjes ishte nje kompromis i madh midis forcave politike dhe luftarake te asaj kohe. Ne themel te saj u vendos lufta e perbashket kunder pushtuesve fashisto-naziste, ne krah te aleateve te medhenj antifashiste Britani e Madhe, BS dhe SHBA, si edhe lufta per nje Shqiperi te lire, te pavarur, demokratike dhe etnike. Ne Mukje u be perpjekja e pare kombetare institucionale per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves sipas vullnetit te popullit shqiptar dhe ne baze te parimit universal te vetevendosjes se kombeve.
Mukja eshte nje ceshtje kyc ne historine moderne te Shqiperise, por edhe nje celes per te hyre brenda saj, per te ndricuar e shpjeguar fenomenet e ngjarjet me te rendesishme te asaj kohe lufte dhe te gjithe periudhes gjysmeshekullore qe pasoi, eshte nje mesim per te gjithe ata qe duan te mesojne nga historia, nje mesazh i nevojshem per sot dhe per te ardhmen. Me librin tim "Mukja-shans i bashkimit", kam dashur t'ua percjell kete mesazh shqiptareve, shoqeruar me argumente historike dhe dokumente te shumte arkivore, te panjohur deri sot. Prishja e njeanshme e marreveshjes se Mukjes nga ana e PKSH-se me nxitjen e jugosllaveve, pati pasoja tragjike jo vetem per ate kohe. Edhe kete une jam perpjekur t'ua tregoj shqiptareve. Sa u ka vlejtur kjo? Mendoj se ka vlejtur, meqenese, se paku, eshte futur ne historine e Shqiperise si nje ngjarje madhore dhe ata qe e realizuan marreveshjen jane nderuar e vleresuar si figura te shquara te kombit, duke mos u konsideruar me nga shumica e shqiptareve Mukja si nje tradhti dhe ata si tradhtare".
Lufta civile e trajtuar tek libri juaj "Lufta civile ne Shqiperi 1943-1945" a mendoni se ka hedhur drite mbi ate kohe dhe ne kohen e sotme?
"Politika dhe historiografia komuniste e kane politizuar dhe falsifikuar historine e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Po ashtu, ato kane mohuar ekzistencen e nje lufte civile ne Shqiperi, qe nisi menjehere pas prishjes se Marreveshjes se Mukjes. Nje lufte e brendshme, e organizuar dhe e armatosur ndermjet forcave politike e luftarake, perfshire edhe masat popullore qe i mbeshtesnin ato, nje konflikt ushtarak midis te djathtes e te majtes, me pasoja tragjike. Ajo ishte pjelle e mosmarreveshjes ndermjet shqiptareve, por edhe e nxitur nga shtetet apo qarqet politike qe kishin interesa te drejtperdrejta ne Shqiperi. Ajo i rreshtoi shqiptaret, per here te pare ne historine e tyre, ne dy pjese armiqsore dhe nderluftuese.
Mendoj se nepermjet 1158 referencave dokumentare, te nxjera nga arkivat e fshehta te PPSH, arkivat jugosllave, gjermane, britanike, italiane etj. eshte provuar katerciperisht ekzistenca e nje lufte civile, e dominuar nga detyrat e revolucionit komunist dhe te marrjes se pushtetit me dhune e gjak, qe e kaperceu shtratin e luftes se popullit shqiptar per clirim dhe i vuri shqiptaret ne lufte te pameshirshme kunder shqiptareve.
Njohja me te verteten historike ka lidhje jo vetem me ate kohe, por edhe me ditet e sotme. Mosmarreveshja qe shpesh i ndan edhe sot me dysh shqiptaret, ndergjegjja e paqtuar e kombit, kriza e identitetit kombetar, konfliktualiteti politik, tjetersimi e mosrespektimi i vlerave etj. i kane fillesat dhe mbingarkesat ideo-politike, morale e shpirterore sidomos tek ajo lufte si edhe tek trajtimi, sjellja jone ndaj saj. Lufta civile eshte ana e panjohur, pjesa vetevrasese e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Duhet ta nxjerrim nga heshtja, ta njohim e te reflektojme ndaj saj, duke kapercyer mosmarreveshjen, urrejtjen, shfaqjet e reminishencat e frikshme qe rrezaton ende ajo lufte; duhet te clirohemi nga pengu e tabute e se shkuares, per te kuptuar me mire gjendjen tone te sotme dhe per t'i bere balle si njerez plotesisht te lire e me vetedije te qarte te nesermes.
Mendoj se me kete liber voluminoz kam ndihmesuar mjaft ne kete proces historik, por edhe shpirteror. Vete fakti qe libri eshte ribotuar tri here brenda nje kohe te shkurter, eshte domethenes".
Pervecse historian, ju keni edhe nje dimension tjeter, ate te shkrimtarit. Keto dite keni botuar librin e trete me tregime, titulluar "Ne shtepine tone". A jane personazhet e tregimeve tuaja te ardhur nga realiteti yne historik e shoqeror?
"Ndersa historia ka te beje me mendjen, me interpretimin shkencor te ngjarjeve e personaliteteve si edhe te dokumenteve, letersia ka te beje me shpirtin, me imazhin, eshte produkt i laboratorit enigmatik te shpirtit njerezor, ku perthyen e perpunohen gjithe perceptimet e botes reale. Une kam nje pervoje jete shume te pasur dhe interesante te se shkuares dhe te tashmes, ndaj edhe imazhi vjen nga te dyja keto kohe dhe personazhet jane historike dhe aktuale".
Cfare pune keni aktualisht ne dore?
"Nje liber per nje ngjarje historike dhe titullohet "Bombe ne Ambasaden Sovjetike". Eshte fjala per "bomben" e hedhur ne kete ambasade ne vitin 1951 dhe per masakren e bere nga pushteti komunist me pretekstin e kesaj bombe. Kjo eshte ngjarja me tipike e krimeve te komunizmit e njeheresh me kunderligjore dhe me me pa precedent ne historine e legjislacionit shqiptar e te huaj. Ne kete liber fokusohet periudha e kalimit te Shqiperise nga dominion jugosllav, ne dominion rus dhe sqarohen e dokumentohen dilemat: Hedhja e dinamitit ishte veper e Sigurimit te shtetit apo nje akt kundersovjetik? Pushkatimi dhe burgimi i qindra intelektualeve te pafajshem, qe nuk kishin asnje dijeni apo lidhje me kete akt, perse u realizuan pa gjyq? Kush e hodhi ne te vertete dinamitin? Cilet jane persekutoret dhe cilet jane viktimat? Historia duhet te thote te verteten".