PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Prokuroria, e korruptuar


E Merkure, 22 Tetor 2008

Nje nder sondazhet e perjavshme te gazetes se perditshme "Koha Jone", ne faqen e saj zyrtare online, ishte dhe ai mbi prokurorine.

Qindra lexues iu pergjigjen pyetjes "A mendoni se prokuroria e eshte e korruptuar".

Nder votuesit, 73.8 per qind kane shprehur vleresimin "Po", duke konsideruar se organi i Prokurorise, eshte i korruptuar.

Ne sondazhin javor te "Koha Jone", ne www.kohajone.com, ku lexuesit kane te drejte te votojjne vetem nje here, ne saje te sistemit automatik te votimit, nje pjese tjeter prej 23.1 per qind ka vleresuar se Prokuroria nuk eshte nje institucion i korruptuar.

Sakaq, pergjigjen evazive "Nuk e di", e kane dhene 3.1 per qind e pjesemarresve ne sondazhin e "Koha Jone" online.

Kohet e fundit eshte ndezur se tepermi debati per organin e akuzes ne vend. Kryeministri ka deklaruar se ai dhe qeveria qe drejton eshte shume e interesuar qe sistemi i drejtesise ku perfshihet dhe prokuroria, te jene institucione te pavarura. Por njekohesisht ka evidentuar dhe faktin se ne 12 vitet e fundit, pavaresisht denoncimit me fakte dhe prova te abuzimeve te ndryshme, asnje prokuror apo gjyqtar nuk ka perfunduar ne bangon e te akuzuarve apo qelite e paraburgimit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika