PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Kaukazi, pas luftes


E Hene, 20 Tetor 2008

Peisazhi eshte befasues. E ndodhur midis dy deteve dhe shtepia e maleve me te larta te Evropes, Kaukazi ka qene gjithmone nje rajoni misterioz, terheqes dhe i turbullt. Reputacioni i tij u ngrit gjate pushtimit te tij te gjate dhe te ngadalte prej Rusise perandorake ne shekullin 19. Kaukazi paraqitet ne menyre te spikatur ne poezite e Pushkinit dhe ne prozen letrare te Tolstoit. Nje figure klasike ruse, "njeriu i tepert: i cili eshte i pafuqishem dhe nuk pershtatet, shfaqet se pari ne karakterin e Pechorin, ne novelen e Lermontovit, "Nje hero i kohes sone", fillon ne Kaukaz. Lexuesit ruse jane magjepsur gjithashtu nga aktet heroike te heroit te rezistences kaukaziane, Imam Shamil.

Tani Kaukazi eshte serish ne qender te vemendjes. Republikat e pashtruara te Kaukazit te veriut ne Federaten Ruse jane gjithmone ne lajmet e para. Pas dy lufterave te pergjakshme me ruset, Cecenia eshte pak a shume ne paqe nen zoterimin e presidentit te forte te saj, Ramzan Kadirov, por mund te shpertheje serish me shume lehtesi. Dagestani eshte bere nje vend gjithnje e me shume i pakontrolluar. Me keq akoma, Ingushetia eshte ne nje gjendje pothuajse anarkie, me forcat ruse te sigurimit qe perdorin te njejtat metoda brutale ashtu si dhe rebelet ingushe te armatosur.

Por jane tre vendet e Kaukazit te jugut - Gjeorgjia, Azerbaixhani dhe Armenia - qe jane per momentin historia me e madhe, per shkak se ato jane shesh betejat ne nje perplasje te re midis Rusise dhe Perendimit. Arsyeja kryesore perse jane kaq te rendesishme keto vende te vogla, megjithe nje popullsi te perbashket prej vetem 16 milion ose dicka te tille, eshte gjeografike. Te vendosura prane Turqise, ne veri te Iranit dhe ne jug te Rusise, ky eshte nje vend ku perandorite jane takuar prej shume kohesh - dhe jane perplasur. Rusia nuk eshte pajtuar kurre me vetveten per humbjen e kontrollit te Kaukazit kur Bashkimi Sovjetik u shperbe ne 1990-1991. Moska ka qene dukshem e vrazhde mbi influencen ne rritje te perendimit.

Ruset kane qene vecanerisht armiqesore ndaj presidentit te Gjeorgjise, Mikheil Saakashvili, i cili hipi ne pushtet pasi perzuri Eduard Shevarnaxen ne "revolucionin e trendafilte" te 2003. Ne te vertete, marredheniet e akullta personale midis z.Saakashvili dhe Vladimir Putin te Rusise kane turbulluar te gjithe rajonin. Ruset kane mbajtur nje embargo tregtare dhe udhetimesh mbi Gjeorgjine. Ata ishin zemeruar nga vendimi i NATO-s ne Prill qe Gjeorgjia mund te jete nje dite vend anetar, edhe pse vendit nuk i ishte ofruar nje "plan veprimi per anetaresim" i menjehershem.

Rusia eshte me pak nevralgjike mbi dy vendet e tjera te Kaukazit, ku influenca e saj eshte me e forte. Sido qe ne shume drejtime Azerbajxhani eshte shume me i rendesishem se Gjeorgjia, meqenese ai ka shume nafte dhe gaz (Gjeorgjia dhe Armenia kane minerale te bollshme, por pak energji). E gjithe zona eshte vendimtare per gazsjellesit ekzistues dhe ata qe jane planifikuar, vecanerisht per gaz, i cili mund te furnizoje Evropen duke shmangur Rusine. Gazsjellesit pershkojne nje rruge te gjate duke shpjeguar perse Kaukazi tani eshte nj teater i tille kritik ne perballjen e Rusise me Perendimin.

Arsyeja e trete prese Kaukazi ka rendesi eshte se ai fsheh disa konflikte qe ziejne te lena pas shembjes se Bashkimit Sovjetik ne 1991. Ne te vertete, pjesa me e madhe e luftimeve u zhvilluan ne Kaukaz. Gjeorgjia ishte lene me dy rajonet e saj, Abkhazine dhe Osetine e jugut, te cilat u larguan nga kontrolli i Tbilisit pa dy luftrave ne fillimin e viteve 1990'. Ashtu sic u be e qarte ne Gusht, Rusia mbeshteti pavaresine e tyre nga z.Saakashvili irritues. Azerbaixhani ka rajonin autonom te Nagorni-Karabahut, mbi te cilin ai luftoi dhe humbi nje lufte akoma edhe me te pergjakshme me Armenine ne 1991-1994. Sot Armenia kontrollon jo vetem Nagorni-Karabahun por edhe 7 fshatra ne Azerbaixhanin e vertete, dhe ushtaret jane duke u vrare ne menyre te shpeshte pergjate vijave te armepushimit.

Marshimi permes Gjeorgjise

Ishte 7 Gushti qe bota erdhi ne vete per rreziqet e konflikteve territoriale te Kaukazit. Per muaj ruset kishin bere te pamunduren per te provokuar presidentin gjeorgjian, i cili ka reputacionin si nje koke e nxehte. Bombat u hodhen, aeroplanet e telekomanduar u derguan mbi territorin gjeorgjian, filluan ushtrimet per pushtimin. Amerikanet insistojne se ata i kishin bere thirrje per permbajtje z.Saakashvili, por disa vezhgues pretendojne se sinjalet ishin te perziera. Mbi te gjitha z.Saakashvili kishte premtuar te rivendoste integritetin territorial te Gjeorgjise; dhe ai gjithashtu kishte pushtuar nje enklave me te vogel rebele. Axharine, ne 204. Ai mund ti kete varur shpresat per te bere te njejten gje ne Osetine e jugut pa ose kundershtimin amerikan ose nje pergjigje te vendosur ruse.

Tensioni u ngrit vazhdimisht gjate javeve qe cuan ne 7 gusht. Ne te vertete, Paata Zakareishvili, nje vezhgues i njohur ne enklava, beson se lufta mund te kishte shperthyer ne cdo dite gjate asaj jave. Tashme cfare ka ndodhur aktualisht ne 7 Gusht mbetet nje ceshtje e debatuar fort - dhe mund te jete subjekt i nje hetimi nderkombetar te cilin z.Saakashvili ka thene se do ta mirepriste, dhe pretendon se ai ishte i pari qe e kerkoi.

Versioni gjeorgjian i ngjarjeve eshte i tille. Pas disa ditesh perleshjesh me forcat e Osetise se jugut, z.Saakashvili shpalli nje armepushim, te cilin ai tha se ishte shkelur prej Oseteve. Por ai vendosi te qellonte me artileri dhe pastaj te pushtonte Tskhinvalin, kryeqytetin e Osetise se jugut, vetem ne nje kohe kur trupat dhe tanket ruse filluan te futeshin ne te nga Osetia e veriut permes Tunelit Roki ne mbremjen e 7 Gushtit. Ruset insistojne se asnje force nuk kishte hyre ne tunel dhe se sulmi mbi Tskhinvalin ishte i pa shkaktuar (monitoruesit nga OSBE-ja, te bllokuar ne Tskhinvali, thone se ata nuk kishin degjuar asnje bombardim me artileri nga osetet perpara se gjeorgjianet te hapnin zjarr). Ne te njejten kohe ruset gjithashtu pohuan se 2000 njerez gjeten vdekjen ne qytet dhe folen per nje gjenocid dinak (e verteta mbi numrin duket se eshte pak me shume se 100).

Ruset u pergjigjen me forca masive. Megjithese ata pesuan humbje te renda nga gjeorgjianet ndersa kolonat e tyre u drejtuan nga jugu, numrat absolute eventualisht thone dhe gjeorgjianet ishin shtyre mbrapa perpara se te braktisnin luftimet. Ruset atehere pushtuan pjese territori perreth enklavave dhe kercenuan per pak kohe Tbilisin perpara se te deklaronin armepushimin. Sidoqofte per jave pasi ata i premtuan fillimisht Bashkimit Evropian se do te terhiqeshin nga territori gjeorgjian, ruset i mbajten trupat e tyre dhe pikat e kontrollit me pretekstin e dobet te marrjes "se masave te sigurise". Keto forca shkaterruan bazat, portet, hekurudhat dhe rruget gjeorgjiane.

Ruset sapo deklaruan se ata kane permbysur premtimin e tyre me te fundit ndaj BE-se per tu terhequr nga territori gjeorgjian deri ne 10 Tetor. Tashme trupat e tyre jane ne vendet kua to nuk ishin perpara 7 Gushtit, dhe ata jane shume me larg se atehere. Fshatrat gjeorgjiane ne dhe prane Osetise se jugut kane qene objekt i spastrimit brutal etnik. Edhe Abkhazet kane marre mbrapsht gryken e Kodori nga forcat gjeorgjiane. Kjo eshte nje rruge e gjate nga rivendosja e status-quo-se perpara 7 Gushtit. Lufta e shkurter e Gushtit ka lene Gjeorgine edhe me barren e jo me pak se 60.000 refugjateve.

BE-ja ka vendosur tani rreth 200 vezhgues te armepushimit, por ruset nuk duan ti lene ata qe te futen ne dy enklavat, te cilat ata i kane njohur se fundmi si shtete te pavarura. Bisedimet mbi statusin e enklavave filluan ne Gjeneve kete jave dhe u nderprene pothuajse menjehere, kur ruset u larguan. Marreveshja ishte qartazi e pamundur. Ruset menduan se ata fituan luften dhe duhet te mblidhnin cmimet. Gjeorgjianet nuk mund te lejonin largimin e enklavave. Edhe Nino Burjanadze, nje ish-kryetar i Parlamentit Gjeorgjian, i cili tani eshte nje kundershtar i z.Saakashvili, thote se kjo do te ishte sikur ti prisje dikujt krahet dhe kembet.

Nje prej ndikimeve te luftes ishte frenimi i rritjes se ekonomise te Gjeorgjise. GDP-ja reale u rrit me mbi 12% ne 2007, fale nje vale te madhe ne investimet e huaja, nje program liberalizimi dhe nje frenim te korrupsionit dikur tipik. Z.Saakashvili tha se nese lufta do te kishte ndodhur dy vjet me pare, ekonomia do te ishte shembur. Tani, veren ai me kenaqesi, tregjet financiare ruse kane vuajtur reniet me te medha. Padyshim, rritja ekonomike duket se do te perfundoje me 5% ose me pak kete vit, jo me pak per arsye te nje perspektive me te ftohte te ekonomise boterore ; por puna per rindertimin dhe nje fluks premtues i ndihmes se huaj do ta ngrene ate serish vitin e ardhshem.

Perspektivat politike ne Gjeorgjia jane te zymta. Megjithese z.Saakshvili i pelqen te thote se pergjigjja me e mire ndaj agresionit te Rusise eshte me shume demokraci, ai duhet ti perktheje ne veprime fjalet e tij. Ai vete nuk ka patur perkrahje duke shtypur protestat e opozites ne Tbilisi, nentorin e kaluar. Ai ishte rizgjedhur president ne Janar, dhe partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare ne Maj. Por opozita eshte rigrupuar. Znj.Burjanadze planifikon te formoje nje parti te re. Shume kritike jane duke dale ndaj aventures luftenxitese te z.Saakshvili ne Osetine e Jugut dhe instikteve te tija autokratike : Ombudsmani i Gjeorgjise kohet e fundit ka bere thirrje per "demokraci reale" qe te zevendesoje autoritarizmin. Ironikisht jane ruset, ata te cilet duan me shume qe te shpetojne nga z.Saakshvili, te cilet jane tani perkrahesit e tij me te medhenj : prej luftes, shkalla e popullaritetit te tij ka arritur ne mbi 75%.

Edhe sot, z.Saakashvili pretendon se nuk pendohet per asgje : ai phon se nuk ka asnje alternative dhe se lufta nuk kishte te bente aspak me Osetine e Jugut dhe Abkhazine. Ne te vertete ai mezi pranon se Gjeorgjia humbi. Ashtu sic e shikon ai kete, ruset tashme kontrollojne te dy enklavat ; qeveria e tij nuk ka rene ; gazsjellesit vital permes Gjeorgjise ishin te pademtuar megjithe bombardimet ruse ; dhe ekonomia eshte duke e rimarre veten. Dhe ai gezon vemendjen e te gjithe botes. Kur Gjeorgjia ishte pushtuar nga fqinje me te medhenj ne te kaluaren, thote ai, askush nuk ia vuri veshin ; kesaj here, udheheqes nha e gjithe Evropa u grumbulluan ne Tbilisi per te treguar mbeshtetjen e tyre.

Loja e naftes dhe gazit

Lufta e gushtit ka prekur thelle edhe Azerbaixhanin dhe Armenine. Asnje prej tyre nuk eshte aq demokratik sa Gjeorgjia, te dy jane miq me Rusine (ne vecanti, Armenia eshte nje aleate e ngushte) dhe asnje nuk aspiron akoma ti bashkohen klubeve perendimore te tilla si NATO ose BE. Tashme, si pasoje e luftes, te dyja jane duke pare me shume nga Perendimi sesa me pare.

Presidenti I Azerbaixhanit, Ilham Aliev, sic parashikohej fitoi zgjedhjet ne 15 Tetor, pjeserisht sepse pjesa me e madhe e kandidateve te opozites bojkotuan votimet ne terren te cilat nuk ishin as te lira dhe as te ndershme. Nje qeveri autokratike mund te dale per te krijuar stabilitet. Sidoqofte z.Aliev eshte pare gjeresisht si nje udheheqes me i dobet sesa babai i tij, Heidar, i cili ia la trashegim atij presidencen ne 2003, dhe disa mendojne se ai eshte peng i oligarkeve me te fuqishem ekonomik te vendit. Udheheqesit e opozites, te tille si Eldar Namazov pretendojne se ne vend ka me pak liri tani sesa me pare.

Ajo qe eshte e qarte eshte se ekonomia e mbeshtetur nga nafta e Azerbaixhanit ka lulezuar. Ashtu sic thote nje diplomat, kjo ndihet dhe duket pak si nje Emirat i vogel i Gjirit. Naftesjellesi Baku-Tbilisi-Ceyhan tani eshte duke transportuar nje milion fuci ne dite; gazi eshte duke rrjedhur drejt Gjeorgjise, Turqise dhe Rusise. Bakuja eshte duke u mbuluar nga petrodollaret; me godina te reja shkelqyese dhe bllokime te tmerrshme te trafikut. Eshte pak e qarte nese qytetaret e zakonshem jane duke perfituar prej kesaj. Shume ankohet mbi inflacionin, i cili eshte duke u sjelle midis 16% (zyrtarisht) dhe 30% (thone disa ekonomiste). Qeveria flet hapur per programin e saj te liberalizimit ekonomik, i cili ka qene mburrur nga Banka Boterore. Deri tani Azerbaixhani ka gjithashtu nje reputacion per korrupsionin.

Ka nje ulje-ngritje te madhe nga bumi i naftes: ai derrmon ekonomine qe nuk eshte e lidhur me naften. Nje ekonomist thote se nafta dhe gazi tani llogariten te japin gjysmen e GDP-se dhe mbi 90% te eksporteve. Shkalla reale e shkembit te valutes eshte vlersuar befasisht, nje arsye perse Bakuaj eshte kaq e shtrenjte. Me keq, rezervat e naftes dhe gazit ne territorin e Azerbajxhanit jane te percaktuara. Bill Schrader, drejtues i BP Azerbajxhan, veren se loja reale per te ardhmen do te jete perpjekja per te zbrazur bregun Kaspik te Turkmenistanit, i cili ka rezerva gjigante te gazit.

Pasuria energjetike e Azerbaixhanit eshte natyrisht mjaft interesante per ruset, te cilet duan qe ai te shese me shume nafte dhe gaz drejt veriut. Gjigandi rus i energjise, Gazprom, ka nevoje te ngutshme per me shume gaz. Por qeveria nuk e ka ndermend ta plotesoje kete: ajo furnizoi Gjeorgjine me gaz kunder deshirave te Rusise, p.sh. dhe eshte entuziaste mbi gazsjellesit drejt Perendimit (duke perfshire edhe Nabuccon). Zyrtaret shikojne avantazhin e madh per te mos u varur nga nje bleres i vetem.

Duke pare per aleate

Nje tjeter re e madhe ne horizont eshte Nagorni-Karabahu.Negociatat mbi territorin e kontrolluar nga armenet vazhdojne me hope ne te quajturin Grup te Minskut te drejtuar nga Rusia, Amerika dhe Franca. Deri ne kohen e luftes ne Gjeorgji, vezhguesit ishin te frikesuar se nje Azerbaixhan i pasur, i cili eshte duke shpenzuar shuma te medha ne mbrojtje, mund t'i drejtohet serish forces. Azerbajxhanasit e thjeshte, te zemeruar se 1/7 e territorit te tyre eshte pushtuar nga Armenia, mbeten luftenxites. Por pas Gjeorgjise nje lufte e re duket me pak, jo me, e mundshme, jo te pakten per arsye se ruset nuk do te lejojne qe Armenia, aleati i tyre dhe qe mban ne territorin e saj dy baza te medha ushtarake, te jete mundur.

Sidoqofte armenet nuk jane te vetekenaqur. Lufta e Rusise me Gjeorgjine e beri kete vend te vogel dhe te izoluar te ndjehet gjithnje e me shume te cenueshem. Kufiri i saj lindor me Azerbajxhanin eshte bllokuar pas luftes se 1991-1994, dhe turqit mbyllen kufirin e saj perendimor ne shenje simpatie per kusherinjte e tyre azere. Rreth 80% e tregtise se Armenise kalon permes porteve ne Gjeorgji, shume prej te cileve jane shkaterruar nga ruset. Nuk eshte per tu cuditur qe armenet po shikojne per me shume miq perreth krahas Rusise. Per momentin eshte planifikuar nje gazsjelles i ri nga Irani.

Armenia veshtire se eshte me pak autokratike sesa Azerbajxhani. Zgjedhjet ne shkurt qe sollen Serzh Sargsyan ne presidence u kritikuar nga pjesa me e madhe e vezhguesve perendimore. Me keq akoma, udheheqesi i opozites, (dhe ish-presidenti) Levon Ter-Petrossian, i cili thote se zgjedhjet ishin vjedhur, i mblodhi mbeshtetesit e tij ne rruge. Rezultati ishte protesta me e dhunshme qe Erevani ka pare ndonjehere, qe u shtyp nga qeveria me 8 viktima. Jo me pak se 74 demonstrues te opozites mbeten ne burg, megjithese z.Sargsyan siguroi interlokutoret se nuk ka te burgosur politike ne Armeni.

Nje mundesi perendimore

Per te huajt, Kaukazi shpesh i ngjan nje vatre te intrigave djallezore, lojrave per pushtet dhe konflikteve etnike te pazgjidhshme. Lufta ne Gjeorgji konfirmoi dyshimin me te keq te shume njerezve. Tashme ne Gjeorgji dhe ne dy fqinjet e saj, mund te jete krijuar nje mundesi per ndryshim.

Per gjithe mburrjet e tij, z.Saakashvili ishte lekundur qartazi. Ai tani duhet te jete me shume i pergjegjshem per te kuptuar se menyra me e mire per te promovuar integritetin e Gjeorgjise eshte te kujdeset per nje demokraci vertete liberale - keshtu qe, enklavat te mund te zgjedhin nje rikthim. Nje argument i ngjashem mund te mbaje me vete disa vlera ne Azerbajxhan dhe Armeni ndersa ata shikojne per miq pertej Rusise. Megjithate, nese Perendimi duhet te jete konsistent, ai duhet te mbeshtese keto vende vetem ne vartesi te hapave qe ata do te ndermarrin, sido qe ngadale, ne te njejtin drejtim demokratik si Gjeorgjia.

Dy celesa mund te ndihmojne ne hapjen e ketij procesi. I pari eshte per te joshur me perspektiven, sido qe te larget, se te tre vendet mundet qe nje dite te kualifikohen si anetare te BE-se. Ashtu sic ka treguar eksperienca ne Evropen perendimore, kjo eshte menyra me e mire per te terhequr vendet drejt reformave. BE mund te ofroje nje rruge me te mire sesa anetaresimi ne NATO, i cili eshte shume me problematik dhe I bllokuar me tej pas luftes ne Gjeorgji.

Celesi i dyte eshte te punohet me Turqine, e cila si i vetmi vend i NATO-s ne rajon eshte vendosur mire per te kompensuar influencen e Rusise. Pak pas luftes, Turqia beri nje propozim per "Platformen e Stabilitetit dhe Bashkepunimit ne Kaukaz ", e cila eshte duartrokitur edhe nga ruset. Kompanite turke jane aktive ne rajon, mjaft dukshem ne Gjeorgji dhe Azerbajxhan dhe (fshehtazi) edhe ne Armeni. Nese turqit mund te permiresojne marredheniet me Armenine, duke perfshire edhe hapjen e kufijve, ata mund te luajne nje rol shume me konstruktiv ne Kaukaz sesa kane luajtur ruset ndonjehere.

Por Turqia dhe tre vendet e Kaukazit kane nevoje per inkurajim. Ky mund te filloje me nje vendim te vendosur te BE-se per te mbeshtetur gazsjellesin Nabucco. Kjo do te ndihmonte qe vendet e Kaukazit te ishin me pak nacionaliste dhe te punonin me mire se bashku. Paradoksalisht, lufta e Gjeorgjise mund te shtoje shanset per perparim paqesor ne te gjithe rajonin.

Publikuar ne "The Economist"


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika