PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Topalli kerkon doreheqjen e Rames

Rozeta Rapushi
E Hene, 20 Tetor 2008

SHKODER- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkoi dje nga qyteti i saj i lindjes, Shkoder, doreheqjen e kreut te opozites Edi Rama. Largimin e Rames, Topalli e cilesoi si nje akt qe ai duhet ta kishte ndermarre menjehere pas manipuloi qellimisht mbi vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka. "Rama te kerkoje ndjese per manipulimet e qellimshme mbi vdekjen e Trebickes. Ne cdo vend demokratik te botes, nje kryetar i tille opozite do kishte dhene doreheqjen", theksoi kryetarja. Gjate nje vizite ne Malesine e Madhe dhe ne Bajze te Shkodres, Topalli u ndal gjate mbi veprimtarine e opozites se majte, te cilen ajo e cilesoi si per te ardhur keq dhe te vjetruar. Kryetarja theksoi se kohet e fundit, deputetet e opozites po dezinformojne publikun ne menyre te pamoralshme, duke marre shembull rastin Trebicka. Dhe e tere kjo skeme mashtrimi sipas kryetares, drejtohet nga kreu i selise roze, Edi Rama. "Me vjen keq per qytetaret shqiptare, qe jane aq te ekspozuar cdo ore, cdo minute ndaj dezinformimit te pamoralshem. Te mbeshtesesh mbijetesen tende politike mbi friken, pasigurine e mbjelle ndaj njerezve qe te besojne, eshte e pabese, eshte pa te ardhme", u shpreh ajo. Sipas Topallit, opozita po funksionon ne baze te nje politike te vjetruar e te trishtueshme, qe duhej ta kish lene pas se bashku me renien e murit te Berlinit. "Manipulimi i turpshem me vdekjen aksidentale te nje njeriu, te nje "qytetari te mire", eshte shembulli me i hidhur i hipokrizise e mentalitetit te krizes. Sa shqiptare nuk kane mundur te flene te qete ate nate per shkak te akuzave qellimshem manipulatore te eksponenteve te opozites? Sot qe ngjarja u zbardh, dikush a nuk duhet t'u kish kerkuar ndjese?", vijoi Topalli. Duke ju pergjigjur keshtu ne distance, akuzave qe opozita ben ne cdo seance plenare, kryetarja e Kuvendit, theksoi se te majtet nuk kane alternative qeverisese. Sipas saj, te mbeshtesesh te ardhmen tende mbi friken e mbjelle me mashtrim mbi njerezit qe te besojne ashtu sic po vepron PS, eshte stalinizem, pol potizem, fidel kastrizem. "Politike me te vjeter e me te mjeruar se kjo nuk mund te kete. Shqiptaret e dine qe kjo lloj politike mund te prodhoje gjithcka, por jo integrim", nenvizoi kryetarja. Nga ana tjeter, Topalli nuk la pa permendur, arritjet dhe transformimet e dukshme pozitive ne vend vitet e fundit. Sipas saj, eshte me se e dukshme se rezultatet e punes se qeverise jane te prekshme e te vleresuara gjeresisht nga komuniteti nderkombetar. "Te gjithe ne kemi arsye te jetojme te sotmen me optimizem, te presim te nesermen me nje shprese edhe me te me madhe per femijet tane. Me vjen keq qe opozita, kete fitore te Shqiperise e perjeton si nje disfate te sajen", perfundoi kryetarja.


Komento artikullin | Shiko komentet (32 komente)
Te Tjera nga rubrika