PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Rama: Opozitare, bashkohuni me ne

Rama: Opozitare, bashkohuni me ne

Rozeta Rapushi
E Hene, 20 Tetor 2008

TIRANE - Partia Socialiste fton forcat e tjera politike ti bashkengjiten per fitoren e zgjedhjeve parlamentare 2009. Ftesen e hapur e beri dje kreu socialist, Edi Rama, duke e cilesuar partine e tij lokomotiven e politikes shqiptare qe do te coje para opoziten ne garen e re elektorale. "Kush vjen prapa nesh eshte i mirepritur, por njekohesisht nuk eshte nje arsye qe ne te humbasim vemendjen dhe kohen. Presim kedo te bashkohet me PS kunder keqqeverisjes. Por PS do te jete lokomotiva, te tjeret do te vijne pas saj", tha Rama, pa keqardhje nese ndonje force politike si per shembull LSI me te cilen punet nuk po i ecin hic mire, nuk do t'i bashkohet. Sipas tij, tashme eshte koha e nje politike te re e cila duhet te ndahet njehere e pergjithmone nga politika e vjeter, shterpe, akuzash dhe kunder akuzash, shpifjesh e kunder shpifjesh dhe vendosjes se halleve te njeriut ne qender te politikes. "Ne ndahemi me shume te tjere dhe jemi te keqardhur per kete fakt, per arsyen e thjeshte se Partia Socialiste eshte pasuri politike e popullit shqiptar, nderkohe qe plot parti te tjera jane prona private", ironizoi lideri socialist, pa permendur emra konkrete apo sigla te forcave politike ne opozite. Kreu i selise roze akuzoi serish dje kryeministrin Sali Berisha se cdo dite e me shume faktet po nxjerrin ne pah implikimin e qeverise me interesa te paligjshme. Sipas Rames, eshte skandaloze qe kryeministri i vendit nuk gjen kuraje te reflektoje ndaj kritikave perdite e me te ashpra qe i behen nga te katerta anet. "Sali Berisha genjen per te njejten arsye qe ne te tjeret marrin fryme. Njerezit marrin fryme per te jetuar, Sali Berisha genjen per te mbijetuar. Ky kryeminister genjeshtar, eshte turpi i Shqiperise e i shqiptareve, qe sot e shohin veten per dite e me shume ne kurthin e nje qeverisje te paafte, te papergjegjshme dhe te korruptuar", akuzoi Rama. Sipas tij, Berisha eshte fatkeqesi dhe nje kosto qe vjen duke u rritur. Per kete arsye selia roze e konsideron te papranueshme dhe te patolerueshme kembenguljen e kryeministrit per te vijuar ne rrugen qorre te konfliktit me drejtesine dhe prokurorine. "Une jam ketu per te rikonfirmuar vullnetin tone te palekundur qe t'i japim Shqiperise, shqiptareve, nje alternative te re qeverisese dhe njekohesisht qe te vazhdoje te rezistojne te vendosur ndaj dallges qe kryeministri i Shqiperise ka ngritur mbi drejtesine e prokurorine, per te mbuluar zullumet qe dalin perdite ne driten e diellit", vijoi Rama. Kreu socialist theksoi se pavaresisht fakteve te nxjerra, kryeministri dhe tellallet e tij vazhdojne te shpifin e akuzojne mbi Partine Socialiste. "Nuk me ben pershtypje per sa me takon, pasi jam i mesuar me kete politike te vjeter te Sali Berishes qe thjesht dhe vetem perserit vetveten. Ajo qe eshte rreqethese, eshte qe 18 vjet pas fitores se lirise mbi diktaturen, gjendemi ne te njejten kornize aktiviteti politik te coroditur dhe corodites te lidershipit te Partise Demokratike", theksoi Rama.


Komento artikullin | Shiko komentet (16 komente)
Te Tjera nga rubrika