PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PR: E djathta, te bashkepunoje per Kodin


E Diele, 19 Tetor 2008

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se partite e koalicionit te djathte qeveritare duhet te nisin edhe bashkepunimin per ne lidhje me pergatitjet e koalicionit per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga ana tjeter, Mediu kerkoi edhe pergatitjen sa me te shpejte te Kodit Zgjedhor, ne menyre qe te kete kohe te mjaftueshme per pergatitjen e partive dhe koalicioneve. "Kodi Zgjedhor duhet te miratohet sa me pare, me transparence dhe partite e koalicionit duhet te bashkepunojne ne menyre institucionale, per te sanksionuar pergjegjesite qeverisese ne te gjitha nivelet, por dhe bashkepunimin elektoral dhe ndertimin e nje koalicioni", deklaroi Mediu, duke theksuar se vota e shqiptareve duhet te percaktoje peshen e cdo subjekti. Keto deklarata u bene gjate takimit te zhvilluar te asamblese se PR-se ne qarkun e Lezhes, ku eshte kerkuar pergatitja e strukturave.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika