Veliaj ne Portoromano: Shqiperia 1 euro per Fazllicet!
E Diele, 19 Tetor 2008
Banore te zones se Portoromanos iu bashkuan dje nje proteste te aktivisteve te G99 nga Tirana dhe Durresi, ne nje organizim prane tokave qe jane blere nga biznesmeni serbo-boshnjak Fazllic dhe qe planifikohen te kthehen ne nje park energjetik. Erion Veliaj se bashku me aktiviste rinore vizituan zonen dhe vendosen aty disa pankarta proteste ku lexohej: "Shqiperia 1 euro vetem per Fazllicet", "Portoromano: sherbejme vetem per familjare". Veliaj foli me banoret e zones te cilen shprehen shqetesimin se jo vetem qe transaksioni me token ishte bere ne menyre te pandershme dhe jotransparante per ta por dhe qe planet e qeverise per te ndertuar vepra energjetike ne ate zone nuk parashikonin sistemimin e familjeve qe do te preken nga ky vendim. "Femijet tuaj meqe nuk jane femije kryeministrash, motrat dhe vellezerit e Argites dhe Shkelzenit, pra kane shume me pak shanse qe ata te jene te suksesshem. Shume prej jush me treguan sesi ketu toka eshte shitur per dy leke. Toka e Sali Fazlliut fillon ketu qe nga depozitat dhe vazhdon njezet hektare sa eshte gjithe siperfaqja e Tiranes", tha Veliaj.