PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bumci: Rama, lidhje me komunizmin


E Diele, 19 Tetor 2008

TIRANE - Partia Demokratike e cileson kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, si nje njeri te lidhur ngushte me perfaqesuesit e nomenklatures komuniste ne vend, duke iu rikthyer tashme akuzave te vjetra ne drejtim te tij. Madje duke u shtyre me tej, per lidhje te tjera dhe me ish-Ministrine e Brendshme te kohes se diktatures. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i grupit parlamentar te PD, Aldo Bumci deklaroi se kreu i socialisteve, Rama eshte edhe njeriu qe ne menyre indirekte ka mbeshtetur festimet per 100 vjetorin e lindjes se ish-diktatorit Enver Hoxha. "Lidhjet shpirterore me te shkuaren, por edhe disa lidhje te tjera ne veprimtarine e tij ne Ministrine e Brendshme gjate kohes se diktatures, e detyrojne Edi Ramen te mbetet peng i te shkuares se hidhur te ketij vendi", deklaroi Bumci, teksa ka hedhur per here te pare nje akuze te rende ne drejtim te kreut socialist. Nga ana tjeter zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci theksoi se kryetari i Partise Socialiste eshte edhe njeriu, i cili po mban peng edhe hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Sipas tij, me veprimet e tij, Rama po mban peng vendin, duke mos u shkeputur nga e kaluara e tij komuniste. "Kryetari i PS-se ka pese muaj qe mban peng ligjin e dosjeve te ish-Sigurimit. Ne te vertete, politika e tij ne kete aspekt nuk eshte asgje tjeter vecse nje mbrojtje e te kaluares se hidhur te vendit tone", deklaroi Bumci, duke argumentuar mos konsensusin e opozites ne lidhje me hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Por zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, njekohesisht anetari i kryesise se kesaj partie Bumci, duket se nuk ia ka falur kreut socialist goditjen e dhene ne drejtim te figures se Tom Rigde, ish-sekretarit te pare te Sigurise Kombetare te Presidentit Bush, duke reflektuar sipas tij, ne menyre te qarte riminishencat e se kaluares. Ne menyre te perseritur perfaqesues te Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha e kane quajtur Partine Socialiste dhe lidershipin aktual te kesaj partie, si te lidhur me interesa dhe me nostalgji me regjimin e kaluar komunist te Shqiperise. F.M

Rama

Dy dite me pare kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama me ane te nje deklarate per mediat kerkoi doreheqjen e kryeministrit Sali Berisha, si pasoje e sulmeve te fundit te bera nga diplomatet e huaj ne drejtim te tij dhe qeverise.








Komento artikullin | Shiko komentet (8 komente)
Te Tjera nga rubrika