PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rama: Pjesemarrja e grave, pertej kuotes se Kuvendit


E Diele, 19 Tetor 2008

DURRES- Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ne nje takim me pedagoge, gra e vajza ne Durres deklaroi se duhet te shkohet pertej kuotave te perfaqesimit te tyre ne Kuvend. Ai ka kembengulur se rritja e pjesemarrjes se gruas perballon sfiden e luftes me varferine. Kryesocialisti, i ftuar te marre pjese ne nje forum me gra e vajza pedagoge ne qytetin e Durresit, u shpreh se nje shoqeri e balancuar ne aspektin gjinor, mund te perballoje shume me me sukses sfiden e luftes me varferine, dhunen, injorancen, korrupsionin, me papunesine. Rama ka deklaruar se PS do te beje te mundur qe ne Kuvend te kete si force politike 30% gra e vajza, jo vetem ne lista. "Problemi eshte, qe ta shohim ceshtjen e barazise gjinore ne nje shtrirje shume me te gjere. Eshte shume e rendesishme qe ne te shkojme pertej kuotes ne Kuvend. Ceshtja eshte se si kete strukture perfaqesimi ta shtrijme me poshte,ne keshillat bashkiak apo komunal", tha Rama. Ai ka nenvizuar se mungesa e vemendjes ndaj ketij aspekti dhe bajraktarizmi, patriarkalizmi, primitivizmi qe lidhet me qendren e gravitetit te vendosur te burri dhe margjinalizimi i grave e vajzave, perben nje hap shume te rrezikshem mbrapa te shoqerise sone. Kryesocialisti Rama ne kete takim me pedagoge ne qytetin e Durresit, u shpreh se PS do te beje te mundur qe ne Kuvend te kete si force politike 30% gra e vajza, jo vetem ne lista. "Eshte koha t'i leme pas deklaratat. Eshte koha, per te kaluar ne nje faze te re, per te hapur nje kapitull te ri, per t'u futur ne nje rruge te re, ne raport me grate dhe vajzat ne kete vend", deklaroi kreu socialist. Njeheresh ai ka nenvizuar dhe nje fakt te rende, sipas te cilit, sot ka nje numer gjithmone e me te vogel vajzash qe vazhdojne arsimin e mesem, sidomos ne fshat, nje tregues ku per te, shume i rende per dicka qe po ndodhe nen rrogozin e dukshem te jetes tone shoqerore. "Nje force socialiste dhe progresiste, eshte nje force qe ne "ADN" e vet ka barazine gjinore dhe luften ndaj cdo lloj diskriminimi te cfaredolloj natyre. Une, personalisht jam i vendosur qe PS ta respektoj kuoten e 30 %, duke llogaritur qe te kete ne Parlament 30 % te grave dhe jo ne lista, dhe pastaj kur te dalin, te jene te gjithe burra", deklaroi Rama.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika