Berisha: Opozita te ndryshoje kurs
Fatjona Mejdini
E Diele, 19 Tetor 2008
VLORE - Kreu i qeverise, Berisha ka zgjedhur qytetin bregdetar, Vloren, per t'i bere thirrje opozites qe te ndryshoje kursin e politikes se saj te deritanishme dhe te ktheje syte nga veprat e rendesishme qe po ndertohen ne vend. Njeheresh ai nuk ka munguar te reagoje dhe ndaj interesimit per marredheniet e tij me nderkombetaret, sidomos pas akuzave te forta te ambasadorit amerikan ne Tirane, i cili ne dy dite rresht akuzoi ekzekutivin se po tenton presionin ndaj drejtesise. Gjate inspektimit te punimeve per ndertimin e TEC-it te Vlores, kreu i ekzekutivit deklaroi dje, se opozita nuk mund te veproje vetem me mitingje per te manipuluar personat e vdekur. Sipas tij, sot me shume se kurre qeveria po ndermerr nje sere nismash per ndertimin e rrugeve, hidrocentraleve dhe shkollave, program ky qe bie ne kundershtim me opoziten qe bejne partite e spektrit te majte ne vend. "Sic e shihni kjo qeveri eshte e angazhuar ne ndertime universitetesh, autostradash, termocentralesh, parqe industriale dhe vepra te medha, ne te gjithe vendin. Perballe kesaj eshte opozita e mitingjeve per te ekzekutuar te vdekurit. Eshte makabritet i vertete. Uroj qe ky kurs te ndryshoje sepse eshte ne interesin me te mire te vendit", deklaroi Berisha ne bisedimin e tij me punetoret e TEC-it te Vlores, duke theksuar se asgje nuk mund t'ju kundervihej veprave madhore qe qeveria po nderton ne vend. Por ai nuk ka heshtur as per kritikat qe qeveria dhe vete mazhoranca e drejtuar prej tij, kane marre nga diplomatet e huaj ne Tirane ne lidhje me qendrimin per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per te analizuar edhe punen e Prokurorise se Pergjithshme. Sipas Berishes, Shqiperia tashme eshte nje vend i lire ku ka pjese edhe diversiteti i mendimeve per ceshtje te caktuara. Po sipas Berishes, ne te gjitha qendrimet qe hidhen askush nuk mund te besoje se ka monopolin e te vertetes me vete.
"Ne tashme kemi dale nga bota e hekurosur ne boten e diversitetit. Dhe kjo eshte merita e demokracise. Sigurisht qe kritikat bazohen ne diversitetet, monopolin e se vertetes nuk e ka asnjeri, as une, as askush tjeter", reagoi Berisha, ne lidhje me shqetesimin e nderkombetareve per ngritjen e nje komisioni hetimor per marredheniet mes institucionit te Prokurorise me ministrine e Drejtesise dhe ministrine e Brendshme. Gjate inspektimit te punimeve per TEC-in e Vlores, kryeministri Berisha deklaroi se ky eshte nje projekt jetik per Vloren turistike, Vloren industriale, bregun e Shqiperise, por edhe per vendin. Nga ana tjeter kryeministri i kerkoi perfaqesuesit te firmes ndertuese qe vepra te perfundoje ne fund te prillit, dy jave perpara afatit real, te parashikuar ne maj, afat qe perkon edhe me fillimin e fushates elektorale. Ai gjeti rastin te pergezoj edhe punen e kompanise dhe punetore te firmes, pune qe e konsideroi si te shkelqyer.