PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 7 ) Shiko komentet
Personazhi online, votohet kryeministri

Personazhi online, votohet kryeministri


E Premte, 17 Tetor 2008

Sondazhi i gazetes "Koha Jone" "Personazhi javor", eshte mbyllur dje dhe me i votuar ka rezultuar kryeministri i vendit, Sali Berisha. Ne sondazh, moren pjese 4688 lexues te cilet kishin te drejten e nje vote te vetme, ne saje te sistemit automatik te votimit te uebsajtit te "Koha Jone", nder me te klikuarit nga shqiptaret dhe me gjere.

Ne sondazh, votat u ndane mes Sali Berishes, kryeminister, Ilir Metes, kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim, Petro Kocit, kryetar i Partise Socialiste '91 dhe Ylli Pangos, Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Nder 4688 vota qe u dhane gjate diteve te sondazhit ne www.kohajone,com, 61.4 per qind te tyre i mori kryeministri Sali Berisha. Ai u vleresua nga lexuesit votues, per konstatimin se dukuria e korrupsionit, eshte ulur ndjeshem gjate vitit ne vazhdim. Duke iu referuar edhe raporteve nderkombetare, kryeministri kishte deklaruar disa dite me pare se vendi ka nje ritem ne renie te vazhdueshme te dukurise se korrupsionit, duke shtuar se dukuria nuk eshte zhdukur por perpjekjet jane per ta reduktuar sa me shume ate.

I dyti me i votuar ne sondazhin e gazetes "Koha Jone", ne faqen e saj zyrtare online, eshte kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Ai ka marre 17.8 per qind te totalit prej 4688 votash qe dhane lexuesit e "Koha Jone", duke klikuar ne www.kohajone.com.

Ilir Meta, ish-kryeminister i emeruar nente vjet me pare nga Partia Socialiste qe drejtoi vendin per tete vjet, u vleresua nga votuesit per deklaraten se ai do te jape doreheqjen duke u larguar nga kreu i LSI, nese ne parlamentin qe do te dale ne zgjedhjet e qershorit 2009, nuk merr 35 nder 140 deputetet e rinj.

Petro Koci, nje nder emrat kryesore te se majtes shqiptare, prej pak kohesh ka themeluar Partine Socialiste '91 te cilen e drejton vete. Kjo force politike synon te jete oponenca e Partise Socialiste ndersa shihet paraprakisht nje afrim me LSI-ne. Petro Koci, ka marre ne sondazhin e "Koha Jone", 16.4 per qind te totalit prej 4688 votash.

Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Ylli Pango, ish-pedagog dhe psikolog, ka marre 4.5 per qind te 4688 votash ne sondazhin e "Personazhit javor" te gazetes "Koha Jone" ne faqen e saj online. Pango mori vleresimet per shpalljen e Qendres Evropiane te Trashegimise, nje nisme qe ben te mundur studimin e historise se kombit shqiptar dhe atyre evropiane, ne Tirane.


Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika