PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 4 ) Shiko komentet

Tradita e "virgjereshave te betuara" ne Shqiperi eshte duke u zhdukur


E Marte, 07 Tetor 2008

Nga Elena Becatoros

SHKODER - Drene Markgjoni i kaloi 12 vjet ne nje kamp pune te detyruar, duke u denuar per perpjekjen e te fejuarit te saj qe te largohej nga regjimi i Shqiperise, ne ate kohe nje prej me represiveve dhe me izolacionist ne bote. Ajo u betua se nuk do te vuante kurre si ne ate kohe per dike tjeter. Ajo u betua se do te hiqte dore nga seksi dhe martesa per pjesen tjeter te jetes se saj, dhe e deklaroi veten si nje burre.

Kjo ishte gjashte dekada me pare. Tani, 85 vjecarja, me floke te bardha te qethura shkurt, e veshur me nje kemishe burrash ne vija blu dhe pantallona te zeza, ajo pershendet vizitoret me nje shtrengim dore burreror. Menyra sesi ajo ecen, gjestet e saja plot besim ne vetevehte, cdo gje e saj eshte mashkullore. Vetem zeri i saj - i bute dhe femeror - nxjerr ne shesh se ajo eshte nje prej virgjereshave te fundit te betuara ne Shqiperi: Gra qe vishen, veprojne dhe trajtohen si burra. "Une jam e lumtur me keet", thote ajo. "Une nuk pendohem aspak per kete. As nje fije floku ne koken time nuk pendohet".

Ne kete shoqeri te forte patriarkale ku per shekuj grate nuk kane patur virtualisht asnje pozite, virgjereshat e betuara gezonin te njejtat te drejta dhe respekte si edhe burrat. Ato mund te trashegonin pasuri, te punonin per nje jete dhe te uleshin ne keshillin e fshatit, megjithese pa te drejte per te votuar.

Privilegjet erdhen me nje cmim. Ato bene nje betim per beqari dhe nuk mund te kishin kurre marredhenie seksuale. Dhe ato nuk mund te riktheheshin me per te qene femra. Nuk ka te dhena zyrtare, por Antonia Young, nje kerkuese ne Universitetin e Bradfordit ne Britani, e cila ka studiuar praktiken per me shume se nje dekade. Vlereson se Shqiperia kishte te pakten 100 virgjeresha te betuara ne fillimin e viteve 1990'. Ky numer tani eshte padushim shume me i vogel, perderisa praktika dhe grate po zhduket gradualisht.

Arsyet per tu bere nje virgjereshe e betuar mund te jene praktike - drejtuesi i familjes vdes dhe nuk ka me asnje trashegimtar mashkull. Ose ato mund te jene emocionale - gruaja nuk deshiron te martohet me burrin e zgjedhur per te. Ne Shqiperi, vecanerisht ne veriun e varfer rural, ishte praktikisht e paperfytyrueshme per nje grua qe te mbetej beqare dhe te jetonte e vetme. Por duke u bere nje burre, Margjoni ishte e lire. Ajo mund te fitonte nje jete dhe te pinte e hante se bashku me burrat ne vend qe te ishte mbyllur vetem ne kuzhine. Dhe ajo mund te merrte dy zakone qe i refuzoheshin nje gruaje tradicionale shqiptare: duhani dhe mbajtja e nje ore. Ajo thote se kishte punuar si karpentiere dhe ne bujqesi, dhe ne ndertim ne rinine e saj kur, mburrej me krenari, se kishte transportuar hekurat per te pergatitur betonin me forcen e dy burrave. Markgjoni punon akoma, megjithese puna e saj tani eshte me pak fizike: prodhon tespihe per kishen e saj katolike ne qytetin verior te Shkodres. "Une kam pasur me shume respekt me njerezit e mi, me familjen time", thote ajo.

Praktika e virgjereshave te betuara vjen nga Kanuni, kodi mesjetar te transmetuara gojarisht per breza me rradhe perpara se te kodifikoheshin ne fillimin e shekullit 20-te. Ai kapercen besimin fetar, me virgjereshat e betuara te gjetura midis komunitetit mbizoterues musliman shqiptar si edhe minoritetit katolik dhe kristianeve ortodokse. Ne shoqerine e Shqiperise te dominuar nga meshkujt, nje grua nuk ka praktikisht asnje te drejte: Sipas Kanunit, "nje grua eshte njohur si nje thes, e bere per te duruar sa kohe ajo jeton ne shtepine e burrit te saj". Ajo nuk mund te trashegoje pasuri, dhe ishte kufizuar te punonte ne punpet e perditshme te familjes dhe per te rritur femijet.

Antropologet nenvizojne se tradita e virgjereshave te betuara, me shprehjen e saj mbi beqarine, nuk eshte e barabarte me homoseksualitetin, i cili nuk ka qene legal ne Shqiperi deri ne fillimin e viteve 1990'. "Kjo eshte dicka krejtesisht e ndryshme", thote Young. "Ne nje menyre, virgjereshat e betuara mbeshtesin patriarkatin, sepse ato mbeshtesin ndjenjen se duhet te kete nje burre ne krye, dhe kjo grua mund te jete nje burre". Nga ana tjeter, veren Young, "kjo do te ishte nje menyre e terthorte per nje grua e cila kishte tendenca homoseksuale".

Tradicionalisht vendimi per tu bere nje virgjereshe e betuar varej nga arsye sociale te tilla si mospasja e burrave te mjaftueshem ne familje, por se fundmi kjo ishte bere me shume nje ceshtje qe kishte te bente me zgjedhjen e vete gruas, thote Young.

Me nje ze te zhurmshem dhe te trashe dhe nje krekosje karakteristike, Dina Rakipi, nje roje sigurie ne nje klinike ne qytetin bregdetar te Durresit, shpjegon se ajo gjithnje ka patur nje pamje mashkullore. Rakipi, 54 vjec, nderron kasketen e saj si roje sigurie per nje berete ushtarake kur nuk eshte ne uniforme, asnjehere nuk eshte ndjere si nje vajze. "Une nuk ka veshur kurre nje fund", thote ajo gjate nje pushimi te shkurter ne pune. "Askush nuk me kishte imponuar qe ta beja kete, askush nuk me nxiti te mbaja keto veshje. Une i zgjodha vete ato".

Familja e saj kristiano-ortodokse e pranoi vendimin esaj, dhe prej asaj kohe ajo gezoi respektin e te afermve dhe komunitetit, dhe askush nuk e ka vene ne diskutim te drejten e saj per te fituar nje jete ashtu sic e ka zgjedhur. "Askush nuk ka guxuar te me pyes mua perse nuk jam martuar", thote aji. "Une jam konsideruar si numri 1 ne familjen time".

Ky eshte brezi i fundit i virgjereshave te betuara, sipas Aferdita Onuzi, nje profesore ne Institutin e Kerkimeve Kulturore- Antropologjike ne Tirane. Ne Shqiperi keto dite, grate hyjne ne Parlament, ministrite qeveritare dhe ne forcat e policise.

Kur Qamile Stema ishte femije, kishte dy virgjeresha te betuara ne Barkanesh, nje fshat i vendosur ne kodrat mbi qytetin verior te Krujes. Stema, me e reja midis nente motrave, vendosi te qendroje dhe te kujdesej per nenen e saj kur tre motrat me te vjetra te mbetura gjalle u martuan dhe u larguan. Tani, 88 vjec, e veshur me pantallona te varura me jelek te zi mbi kemishen e saj dhe duke u argetuar me kesulen tradicionale prej leshi te burrave muslimane te Shqiperise se veriut, Stema eshte virgjeresha e fundit e betuar e Barkaneshit. Ajo ka jetuar nje jete te lire, megjithese e vetme, thote ajo. "Une kam folur me burrat e tjere, kam udhetuar me burra te tjere, madje kam ngacmuar grate", thote ajo. "Edhe kur shkoja per te kercyer, kerceja si nje burre". Ajo ka patur respekt te vazhdueshem per familjen e saj, thote ajo. Ajo nuk ka asnje pendese. "Une vendosa te mos martohem kurre dhe une nuk me vjen keq per kete vendim", thote ajo.

"Vecanerisht ne ditet e sotme, te gjithe pleqte jane te vetem. Une jam e vetme. Une nuk ankohem. Perse femijet e tyre jane larguar nga ciftet, dhe ata nuk jane te ndryshem nga une".

Associated Press


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika