"E diela shqiptare", si po hyn ne cdo familje
E Hene, 06 Tetor 2008
Ka filluar tashme te behet pjese e fundjaves se cdo shqiptari. Programi i djeshem tregoi edhe nje here se Televizioni Klan dhe Ardit Gjebrea nuk gabuan ne zgjedhjen e tyre. "E diela shqiptare" ka hyre tashme ne cdo familje, duke i mbajtur teleshikuesit te mberthyer pas ekranit edhe pse ne nje transmetim te gjate televiziv. Edicioni i trete tregoi, se e diela e shqiptareve gjithmone e me shume, ne menyre te vetvetishme po behet e tyre. Ajo po arrin te hyje natyrshem ne cdo familje duke i shnderruar qytetaret ne protagoniste te vertete te programit. Permes lojerave telefonike, por edhe votes se tyre ne ceshtjet e ndryshme qe diskutohen ne emision, duket se teleshikuesit shqiptare gjejne mundesine me te mire te argetimit, por edhe te diskutimit te problemeve dhe te mentaliteteve te botes ne te cilen jetojme.
Te ftuarit
Te gjitha rubrikat kane ardhur pasditen e djeshme te gershetuara mjaft mire me njera-tjetren e natyrisht edhe te nderthurura ne elementet permbajtesore. Nje panel interesant te ftuarish, mes te cileve Prof. Edmond Tupja, aktorja Ema Andrea, politikania Monika Kryemadhi si dhe muzikanti Osman Mula, permes argumentave te tyre ne rubriken "Por dhe kunder" kane sjelle pervec koncepteve dhe botekuptimit edhe momente humori, te cilat jane shoqeruar shpesh me duartrokitjet e publikut. Sporti ka pasur pa dyshim minutat e tij te rezervuara, qe jane plotesuar me pamjet pikante e golave te shenuar ne disa nga ndeshjet kryesore te kampionateve Evropiane. Nuk kane munguar as lojerat telefonike, te cilat dje kane nxjerre nje tjeter fituese, per te vijuar ne javet e ardhshme me te tjera cmime te vena ne dispozicion te familjeve shqiptare. Prezantueset e reja, vajzat te cilat synojne boten e ekranit kane performuar natyrshem edhe ne edicionin e trete te programit, duke ia lene vendin konkurrenteve te tjera ne vijim. Dhe ne fund, njera prej tyre do te kete fatin, te jete ne krah te Ardit Gjebrese si bashkeprezantuese e programit. Themi do te kete fatin, sepse ne cdo puntate qe e shohim, kuptojme gjithmone e me teper, se Gjebrea eshte njeriu i duhur per nje format te tille.
Por cfare mendon ai vete? Kete radhe, per here te pare pas programit nuk i eshte dashur te fluturoje drejt Italise. Megjithate nuk kemi arritur t'i shkepusim shume fjale. Sepse edhe atehere kur miqte apo publiku i percjellin mesazhe urimi, ai perpiqet te gjeje te metat, per t'i rekuperuar ne javet ne vazhdim. Megjithate, shfaqja e djeshme tregoi, se shtepia e re e Gjebrese, po behet tashme shtepia e gjithe shqiptareve.
Kenga magjike
Ne menyre te vetvetishme, "Kenga magjike" eshte bere pjese e se dieles. Cdo jave, kengetare debutues, por edhe profesioniste vazhdojne te prezantojne kenget e tyre duke sjelle njekohesisht edhe elemente te rinj ne muziken shqiptare. Mbremja e djeshme ka prezantuar kengetare tashme te afirmuara si Jonida Maliqi apo Hana Cakuli, ndersa nuk kane munguar te rinjte, si Fatima Ymeri, Drini Shkreli apo Evi Reci. Interesant ka qene edhe rikthimi i grupit te rrokut, "Akullthyesit" pas 10 vitesh mungese ne skene, ndersa kengetare kosovare si Monika Salihu, Korab Shaqiri dhe Jetmir Hyseni kane treguar edhe nje here interesin e tyre per te qene pjese e festivaleve shqiptare. Dhe ndersa "Kenga magjike" do te ece cdo jave per te shkuar ne finalen e 22 nentorit ne Pallatin e Kongreseve, e diela do te vazhdoje edhe per shume jave te tjera.
Mandola Bregasi