 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Sondazhi, votohet mesazhi i Berishes
E Marte, 30 Shtator 2008
Plot 5500 qytetare kane marre pjese ne sondazhin "Personazhi javor" ne "Koha Jone online, duke zgjedhur si preference te tyre me te votuar, kryeministrin aktual Sali Berisha. Menjehere pas tij eshte renditur kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Me tej vijojne kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe deputeti i Partise Demokratike, Leonard Demi.
Ne sondazh kane marre pjese 5500 lexues nga vendi dhe pjesa tjeter e botes.
Kryeministri Sali Berisha ka marre 51.2 per qind te totalit te votave te dhena ne www.kohajone.com. Berisha deklaroi pak kohe me pare se kishte leshuar nje mesazh te cilin premtoi se do ta publikonte vetem ne vitin 2020. Kryeministri shkoi ne majen e malit te Dajtit, ku ne nje shishe futi nje cope leter ku kishte shkruar disa radhe dhe me pas, ate shishe e groposi ne afersi te shkembit qe shenon dhe piken me te larte te malit te Dajtit. Te pranishmeve ne viziten private qe Berisha beri ate te diele te fillim shtatorit, u tha se ate mesazh nuk do ta tregonte per askend pa kaluar me pare afro 12 vite.
Ne rubriken "Personazhi i javes" te "Koha Jone", Berisha mori numrin e madh te votave pikerisht per shkak te misterit te mesazhit qe groposi ne malin e Dajtit.
Menjehere pas kryeministrit por me diference te ndjeshme, u rendit ne sondazhin e "Koha Jone", kryetari i Partise Socialiste i cili drejton edhe bashkine e Tiranes, Edi Rama. Kryesocialisti ka marre 33 per qind te totalit te pese mije votave. Rama u vleresua nga pjesemarresit ne sondazhin e "Koha Jone", per deklaraten e forte qe beri para mediave se ai ishte i gatshem te dilte i vetem ne zgjedhje me forcen politike qe kryeson duke theksuar madje se Partia Socialiste do te dilte fituese e procesit te ardhshem zgjedhor.
Ish-kryeministri Ilir Meta i cili aktualisht drejton Levizjen Socialiste per Integrim, eshte renditur i treti ne sondazhin e "Personashit javor" te "Koha Jone". Meta ka marre 11 per qind te pese mije votave te dhena nga lexuesit e gazetes sone online. Kryetari i LSI u vleresua nga 11 per qind e votuesve, per kushtet qe ai deklaroi e i kishte vene "rivalit" brenda te majtes ne opozite, Edi Rama, per bashkepunim ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.
Meta deklaroi se do te pranonte te lidhej me forcen kryesore te se majtes, PS, vetem ne rast se Edi Rama do te pajtohej me perpjekjet e LSI per te rrezuar qeverine aktuale dhe kryetarin e saj Berisha. Nje kerkese e tille hasi ne kundershtimin e Edi Rames i cili konsideron se ky proces nuk duhet bere me protesta sikunder kerkoi Meta por me "lufte" ne Kuvend.
Deputeti i Partise Demokratike Leonard Demi, eshte i katerti me i votuari ne sondazhin e perjavshem te "Koha Jone". Demi ka marre 4.8 per qind te pese mije votave qe u dhane ne sondazhin online nga lexuesit e gazetes. Demi u votua pas publikimit te lajmit ne "Koha Jone" se ai eshte kandidati i vetem i pritshem per te bashkedrejtuar Kuvendin. Aktualisht, kryetarja Jozefina Topalli gjendet pa dy nenkryetare, pasi ai qe perfaqesonte Partine Demokratike, Fatos Beja, aktualisht drejton Ministrine e Arsimit. Keshtu ne krah te Topallit aktualisht eshte vetem Ylli Bufi qe perfaqeson Partine Socialiste ndersa pritet qe perkrah tij te ulet se afermi dhe Leonard Demi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- NATO, Berisha fitues i sondazhit
- "Shengen per Ballkanin", votohet Basha
- Detyrimet e shteteve, Topi fiton sondazhin
- Personazhi online, votohet kryeministri
- Sondazhi, votohet mesazhi i Berishes
- Nisma per dosjet, Bumci me i votuari
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
|
|