PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Trojanet" e Euripidit cel sezonin artistik


E Hene, 29 Shtator 2008

"Trojanet" e Euripidit, nje nga kryeveprat e antikitetit grek u shfaq gjate fundjaves premiere ne skenen e Teatrit Kombetar ne Tirane me regji te grekut Vangjelis Theodoropulos, nje veper e cila celi dhe sezonin artistik te ketij teatri. "Trojanet", nje tragjedi e antikitetit grek u realizua nga nje kast realizuesish te perzgjedhur, si regjisori Vangjelis Theodoropulos, per te vijuar me as/regjisor Laert Vasili, koreograf Hermes Malkotsis, skenografi dhe kostumografi nga Angelos Mentis. Regjisori grek Vangjelis Theodoropulos u shpreh per Atsh-ne se "venia ne skene e vepres se Euripidit lidhet me deshiren per te realizuar lidhjen, komunikimin midis vendeve dhe kjo ishte nje menyre per te takuar, per te bere bashke nje grup shqiptare dhe greke. Te gjithe punuam me nje qellim te perbashket, per te bere teater". "Vendet e Ballkanit kane perjetuar shume luftera. Eshte nje tragjedi qe flet per luftera dhe barbarizma. Kemi nje veper te shkruar nga nje grek qe flet kunder vendit te tij. Kjo eshte madheshtia e demokracise absolute te Greqise ne shekullin e V para Krishtit", tha ai.

Ndersa aktorja Margarita Xhepa, e cila ka qene ne qender te vemendjes me energjine e saj ne rolin e Hekubes, u shpreh se, "kam pasur fatin qe ne karrieren time te kem disa role te rendesishme, por Hekuba ka qene endrra ime. Hekuba ishte nje personazh shume i fuqishem, teper emocional, dhe kjo eshte historia e cdo gruaje, qofte dhe ajo shqiptare Eshte nje tragjedi qe flet per drama te medha dhe per ambicie te medha".

"Ky rol ma vrau gjumin, kam qene krejtesisht ne pozita pune. Falenderoj regjisorin qe ma besoi kete rol dhe preka endrren time ne moshen 70 vjecare", cilesoi aktorja e njohur.

Ndersa aktorja Ema Andrea tha se "ka qene nje sfide dhe nje kenaqesi profesionale, menyra sesi ka punuar regjisori dhe koreografi me mua".

Dy fjale per dramen

Drama perfaqeson momentin ekstrem te tragjedise, burrat te gjithe te vdekur, dhe kur grate e Trojes dorezojne trupat duke pritur fatin e tyre ne betejen e fituesve. Ne te gjithe dramen prezenca e gjalle dhe akute e bindjes sjell dhimbjen e heroizmit dhe bukurise. Euripidi te Trojanet e perqendron vemendjen e tij tek fitimtaret e ne menyre te vecante tek grate me qellim per te hedhur drite mbi vuajtjet dhe dhembjet te ardhura nga konfliktet e armatosura.

"Trojanet" eshte veper e Euripidit e shkruar menjehere pas luftes ne Azi dhe para fushates qe beri ushtria greke ne Sicili. Duke marre shkas nga lufta e Trojes, autori kerkon te parandaloje fushaten e ushtrise greke ne Sicili ku ajo humbi. Eshte nje nga shembujt e demokracise se Athines se asaj kohe, sepse eshte nje shkrimtar grek qe subvencionohet nga shteti grek dhe nderkohe shkruan kunder ketij shteti. Vepra, konkretisht flet per gjera qe jane shume bashkekohore per momentin edhe ne rajonin e Ballkanit, ku ndodhet edhe Shqiperia, sic eshte barbarizmi i vete luftes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika