PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kenge napolitane ne "Takimin muzikor mes dy boteve"


E Hene, 29 Shtator 2008

Kuarteti Alban dhe sopranoja italiane Antonia Palazzo, interpretuan nen admirimin e pjesemarresve, ne naten e dyte te Festivalit Nderkombetar "Takimet muzikore te dy boteve", te organizuar nga shoqata kulturore shqiptaro-franceze "Argjiro". Sopranoja Antonia Palazzo, e cila rrjedh nga nje familje muzikantesh dhe me nje karriere te pasur artistike ne skenat italiane dhe ato evropiane, fitoi zemrat e publikut artdashes gjirokastrit. Me zerin e saj te embel, te ngrohte dhe me plot pasion ajo interpretoi para publikut per gati 60 minuta, ne koncertin qe u zhvillua ne mjediset e brendshme te kalase se Gjirokastres. Kenget napolitane "O sole mio", "Core ngrato", "Voce è notte", "Passione", "Dicitencelle vuie", "Palome e notte" dhe "Granada", te interpretura nga sopranoja italiane u gershetuan me mjeshteri nga kater instrumentistet e Kuartetit Alban.

Krijuar 18 vjet me pare nga disa muzikante te Akademise se Arteve ne Tirane, Kuarteti Alban perbehet nga violinisti i pare shkodrani Ervin Dhimitri, ne violinen e dyte nga Suela Piciri, ne violinen e trete nga profesori i tyre, Arben Llozi, si dhe nga violoncelisti Ilir Bakiu, pjesetar i Orkestres se Arena di Verona (Itali). Kuarteti ka dhene nje sere koncertesh ne Shqiperi dhe ne Evrope. Me 1994, kuarteti u shpall fitues i cmimit te pare te konkursit "Muzika Kontemporane e Dhomes", zhvilluar ne Tirane. Pjesetaret e kuartetit bejne pjese ne formacione te ndryshme ne Shqiperi dhe Itali. Ne naten e trete te festivalit, mbreme, u ngjiten ne skene violinistja franceze Louise Chisson, e shoqeruar nga pianistja shqiptare Silva Skenderi, si dhe grupi polifonik i fshatit Progonat "Bilbilenjte" (Tepelene).




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika