PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Madona mbledh fansat shqiptare


E Shtune, 27 Shtator 2008

Nga Budva, Anila Culi

E veshur e tera me te zeza, nje bluze trup, e ngushte dhe e shkurter, pa dale aspak prej stilit te saj, me floket bionde me pak onde te leshuara. Keshtu ka preferuar te zbrese mbi skene ne Budva, mbreteresha e muzikes pop Madona. Per gati nje ore e 45 minuta kengetarja 50 vjecare ka mundur te mbaje te ndezur publikun e ardhur enkas per te ne stadiumin prane plazhit te madh ne Budva jazz. Nje stadium ky i stermadh i vendosur ne periferi te qytetit i cili mblodhi fansat e saj nga vendet e rajonit pas nje tjeter koncerti te realizuar aty nga Rolling Stones. Edhe pse zbriti me mjaft vonese, me nje helikopter privat, mbreteresha e muzikes pop ia doli mbane duke bere per vete nje publik prej afro 65 mije vete, e ndersa mesohet se numri i biletave te shitura ka qene edhe me i madh, rreth 70 mije te tilla. Ne skenen gjigante ku anash saj shkruheshin me germa te medha inicialet e emrit te saj, Madona interpretoi live produksionet e saj me te reja. Por edhe hitet nder vite te cilat vete spektatoret i kenduan duke shoqeruar kengetaren pergjate mbremjes se paharruar.

Gjate interpretimit te saj popstari ka luajtur ne kitare, e ndersa shoqerohej nga grupi i saj prej 12 anetaresh. E veshur here pas here me tuta te shkurtra tip sport, tejet te shkurtra, capkenia Madonna nuk ka nguruar te luaje me publikun dhe ta provokoje ate, duke dhuruar publikisht nje puthje me nje nga balerinat e saj. Packa se kete here jo drejtpersedrejti ne buze, por duke ia mbuluar koken dhe buzet me nje vello te bardhe. Dhe pergjate gjithe mbremjes, spektatori ka kenduar dhe kercyer me muziken dhe kenget e saj.

Ajo cka binte me teper ne sy ishte nje publik me spektatore te moshave te reja, e ndersa nuk mbetej pas dhe spektatori 50 apo 60 vjecare. Nje cift i ardhur nga Rusia, per muaj mjalti ne Budva nuk kishin menduar per nje surprize te tille, por meqe fati ua solli, ata u shprehen te kenaqur qe ishin te pranishem ne koncertin e Madones. E ndersa Lena, nje tjeter ruse e diplomuar per mjekesi shprehet mjaft entuziaste per koncertin ne fjale.

Por kishte dhe nga ata te cilet e konsideronin kete koncert spektakel jo kushedi cfare. Ndoshta kjo dhe nga vonesa e tepert e kengetares e cila i beri qe ne te ftohte te prisnin gjate. E ndersa per sa i takonte organizimit ishte gjithcka Ok. Numri me i madh i spektatoreve perbehej nga vete Mali i Zi, Shqiperia, Kosova, Serbia, Kroacia, Bosnja, Sllovenia etj. E teksa argetoheshe me muziken e Madones nuk te vinte cudi teksa degjoje te thirrura, "Madona I love" e te tjera si keto. Por nuk mungonin dhe parullat "Kosova is Serbia".

Pas Budves, Turneu i saj boteror "Sticky & Sweet Tours" vijon mbremjen e se shtunes me Athinen, e me pas do te jete ne kontinentet e largeta si SHBA, Kanada, per te perfunduar me 21 dhjetor 2008 ne Sao Paulo, Brazil ku dhe jane fansat e saj me te medhenj. Fill pas koncertit te Budves, teksa ne sfond qendronte nje prej kengeve hit, Madona u largua e para nga te gjithe me helikopterin e saj privat duke mbartur serish mijera fishkellima dhe pershendetje te perzemerta.



Njemije shqiptaret e "Madonnes" festuan me Eagle Mobile

Plot njemije shqiptare paten mundesine dhe kenaqesine te ndiqnin drejtperdrejt koncertin e kengetares se madhe amerikane Madonna ne Budva te Malit te Zi, nje organizim i mundesuar nga kompania me e re e telefonise celulare ne Shqiperi, Eagle Mobile. "Karvani i Argetimit" i perbere nga 27 autobuse u nis nga Tirana mengjesin e 25 Shtatorit per te mberritur ne oret e pasdites ne Jazz Beach - Budva ku edhe u zhvillua koncerti ne te cilen u shiten rreth 70 mije bileta dhe ku moren pjese 65 mije vete nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova, Serbia, Kroacia, Bosnja, Sllovenia etj.

Rreth 100 punonjes te Eagle Mobile u perfshine ne gjithe kete organizim nderkombetar, qe eshte me i madhi ne fushen nderkombetare jo vetem ne Shqiperi dhe Ballkan por madje edhe ne Evrope. 1000 miqte e Eagle Mobile, u kthyen shendoshe e mire ne atdhe ne oret e para te 26 Shtatorit.



"Ishte surpriza e pare"

Kjo ishte surpriza e pare qe Eagle Mobile u sjell abonenteve te saj te rinj, te cilet perzgjodhen tarifen me te pershtatshme per te rinjte dhe ata qe e ndiejne veten te tille, Riniring. 500 abonentet u perzgjodhen me nje ceremoni te hapur per Mediat dhe te mbikeqyrur e asistuar nga nje noter i paanshem ne nje prej dyqaneve te Eagle Mobile ne Tirane. Abonentet me fat, u perzgjodhen nga nje numer total prej 5000 mesazhesh te shkurtra (SMS) te cilat ishin derguar falas nga abonentet e rinj, Riniring.

E nisur vetem 26 dite me pare si nje fushate e re e Eagle Mobile, Riniring ka terhequr vemendjen e dhjetera mijera qytetareve shqiptare. Sigurisht kjo jo vetem per sherbimet dhe tarifat e ofruara, por edhe per aktivitetet e shumta qe do te perjetohen cdo muaj.



Asnje incident

Eagle Mobile, mundesoi udhetimin, ushqimin, sigurimin e shendetit dhe jetes si dhe biletat e koncertit per 500 abonente Riniring dhe nje te aferm, mik apo te dashur te tyre (gjithsej 1000 vete). Eagle Mobile konfirmoi se te gjithe te ftuarit u jane permbajtur rregullave strikte te vendosura nga kompania per mbarevajtjen e evenimentit. Kjo beri qe te mos shenohej asnje incident apo problem gjate gjithe udhetimit, koncertit dhe qendrimit ne shtetin fqinj.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika