 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Busti u cua ne vendin e plehrave"
E Shtune, 27 Shtator 2008
Shkoder- Familjet e "Pese heronjve te Vigut" e quajne nje turp vendimin me te fundit te keshillit bashkiak Shkoder, duke e cilesuar vendin e zgjedhur si te kthyer ne nje pike grumbullimi per mbeturinat. Kreu i shoqates se ketyre familjeve, Gasper Bushati, denoi votimin e keshilltareve, qe miratuan shkuljen e bustit dhe ngritjen ne vend te tij te nje shatervani. Madje ai e quajti turpin e pare, ndersa deklaroi se me pare ishin hequr emra rrugesh. Por bashkia e Shkodres deklaroi se ky ishte nje projekt i miratuar qe ne vitin 2004 nga KKRRTSH-ja, ndersa nuk do te devijohet nga plani rregullues, duke mohuar te kishte plan edhe per heqjen e bustit te Isa Boletinit
Bashkia
Drejtoresha e zyres se Urbanistikes ne bashkine e Shkodres, Aida Shllaku, motivoi diten e djeshme propozimin per heqjen e monumentit te "Pese Heronjve te Vigut", me planin rregullues te qendres, i miratuar dhe nga KRRTRSH-ja, ne vitin 2004. Sipas miratimit te qeverise "Nano", monumenti duhet levizur dhe ne vend te tij do te ngrihet nje shatervan. Bashkia ka paraqitur tre variante per vendosjen e monumentit, i pari tek lulishtja prane universitetit, i dyti te lulishtja ne krahun e djathte te hyrjes se gjimnazit "28 Nentori" dhe i tre tek "Varrezat e Deshmoreve", vend ky qe ka qene dhe me i preferuari per bashkine. Shllaku u shpreh se kjo ka qene zgjidhja me e mire nga ana urbanistike, ndersa kreu i bashkise, Lorenc Lula, nuk ka pranuar te shprehet rreth kesaj ceshtjeje. Zerave se ne te ardhmen rrezikohet te hiqet edhe busti i Isa Boletinit, Luka dhe Shllaku i jane pergjigjur se nuk ka ndonje projekt qe prek kete monument, apo se ne vend te tyre do te ndertohen objekte banimi. Ne perfundim te debatit qe zgjati kater ore, eshte votuar dhe rezultati ka qene 29 keshilltare pro projektit te ri dhe heqjes se bustit dhe 9 kunder.
Familjet
Familjet e deshmoreve kane reaguar dje, nepermjet shoqates se tyre te drejtuar nga Gasper Bushati, i cili kritikoi ashper vendimin e marre nga Keshilli Bashkiak i Shkodres. "Keshilli bashkiak vendosi te levize monumentin nga qendra ne fushen e grumbullimit te mbeturinave. Pas heqjes se emrave te deshmoreve nga rruget dhe lagjet e qytetit, ky keshill ka vendosur dje me shumice votash heqjen e monumentit te "Pese heronjve te Vigut", qe ndodhet ne qender te qytetit dhe vendosjen e tij te varrezat e deshmoreve ne periferi te qytetit", tha kreu i Shoqates se Familjeve te Deshmoreve te qytetit verior. Bushati deklaroi se edhe "Varrezat e Deshmoreve" ne Shkoder prej vitesh ishin kthyer ne vendgrumbullimin e plehrave te qytetit. "Nje situate e tille duket teper ofenduese per vendin ku prehen eshtrat e Migjenit, Ndre Mjedes dhe te qindra djemve e vajzave qe dhane jeten per Shqiperine", tha Bushati. Monumenti u vendos ne qender te qytetit qe ne vitin 1982, ne nderim te deshmoreve qe u vrane ne vitit 1944, Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ndoc Deda dhe Hydajet Lezha. "Ky monument u be simbol i Shkodres dhe ne planin praktik nje pike referimi. Ky eshte turpi i pare, qe i ka paraprire hedhjes ne plehra te "Pese heronjve te Vigut'", perfundoi Bushati.
"Akt antiqytetar dhe revanshist"
Sekretari Koordinativ i PS-91 Gezim Podgorica, e ka konsideruar nje sulm ndaj antifashizmit vendimin e bashkise Shkoder per te shperngulur monumentin "Pese heronjte e Vigut" nga vendi aktual. "Do apo s'do Partia Demokratike dhe bashkepunetoret e saj, Shkodra dhe mbare Shqiperia mbeten antifashiste. Lufta Antifashiste Nacional-Clirimtare perben nje nga periudhat me krenare ne historine tone kombetare. PS-91 denon me vendosmeri akte te tilla antiqytetare dhe revanshiste qe burojne nga mllefet e vjetra te pasardhesve politike te bashkepunetoreve te fashizmit", tha Podgorica dje. Vleresimi i simboleve te LANC-it dhe veteraneve te saj ish-partizane, sipas PS-91, jane pjese prioritare e programit politik te partise me te re. Nderkohe qe dje ka reaguar edhe levizja politike G-99, dega Shkoder, duke denuar vendimin e keshillit bashkiak per heqjen e monumentit.
Pjerin Ashta: "Si debati per clirimin e Shkodres"
Mesuesi Pjerin Ashta thote se ka ndjekur me shume vemendje debatin. "Nuk e di, por me duket si debati per diten e clirimit te Shkodres. Keshilltaret e majte kane deklaruar se kjo zhvendosje behet per te denigruar vepren e tyre gjate luftes. Ndersa keshilltaret e djathte kane deklaruar se ata do te nderohen, pasi do te shkojne tek "Varrezat e Deshmoreve". Per te mire ose per te keq, ai monument eshte simbol dhe pike orientimi", thote ai.
Arben Kraja: "Monumentet ne bote, te paprekshme"
Arben Kraja eshte jurist dhe e ka pritur me kritike vendimin e Keshillit Bashkiak. "Nje popull qe nuk respekton te renet e tij, nuk meriton te quhet i emancipuar. Heronjte e Vigut mbase nuk jane personalitetet me te shquara te Shkodres, por jane pjese e identitetit te ketij rajoni. Ata jane vrare me arme ne dore, ne lule te rinise duke treguar se ishin trima dhe idealiste. Monumentet kudo ne bote jane te paprekshme", perfundon ai.
Nikolin Sheshi: "Ne qender zene shume hapesire"
Mjeku Nikolin Sheshi mendon se monumenti duhet te hiqet dhe se kjo s'ka te beje me mos respekt po me adaptimin mes nevojave urbanistike te qytetit dhe perkujtimoreve. "Aty zene nje vend shume te madh ne nje aks te rendesishem rrugor. Me mire te kete gjelberim, pasi smogu eshte ne rritje, ndersa aty me veshtiresi kalohet nga nje cep ne tjetrin me makina, qe rrotullohen nga te gjitha anet dhe keta deshmore te vihen diku tjeter dhe ne permasa me te vogla", thote ai.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kujdesi per te moshuarit, detyrim i perhershem
- Epidemia rrezikon 4 mije banore
- Lushnje, besimtaret festojne te ndare
- Fiter Bajrami, sa paqe ne nje dite
- Do te rritet shpejtesia e qarkullimit ne rruget e Tiranes
- Abonete, filloi shperndarja ne cdo dispeceri
- Kompensimi fizik, kush perfiton
- Kalaja e Tiranes, ndryshon projekti i Unazes se Vogel
- Sulejman Pasha ndryshon "vendbanim"
- Tani i Topit, shtyhet emerimi i rruges
- Pronaret, gati kompensimi fizik
- Cafka e Enverit, sa shume e kerkuar
- Reforma "Nishani" dhe largimi i me shume se 950 policeve
- Reforma ne polici e "Olldashit", largimi i 1854 efektivave blu
- "Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet"
|
|