 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Fituesit, kush shkon ne universitet
E Premte, 26 Shtator 2008
Shpallen fituesit perfundimtare te se gjitha universiteteve te vendit. Ministria e Arsimit ka derguar dje ne universitete te gjithe emrat e fituesve, te cilet perfundimisht do te shkojne ne universitet. Per te gjithe ata qe nuk e dine,. Lista perfundimtare ndryshon pothuaj teresisht nga ajo paraprake, per shkak se mijera studenteve u ka ndryshuar preferenca, ndersa ka edhe mjaft studente te tjere te cilet kane hyre rishtazi ne emrat e fituesve.
Fituesit
Duke filluar nga dita e sotme, te gjithe maturantet e interesuar do te mund ta gjejne veten ne listat e afishuara ne te 11 institucionet publike te arsimit te larte. Emrat e rreth 4 mije maturanteve u jane nenshtruar disa ndryshime thelbesore qe lidhen me ndryshimin e deges se tyre, ndersa per shume maturante te tjere, spostimi i emrave ka bere qe ata te behen per here te pare fitues te universiteteve. Vetem ata qe kane fituar paraprakisht ne preferencen e pare nuk do te "levizin" pasi preferenca e pare eshte me e larta dhe nuk mund te behen spostime. Por, si duhet te veprojne ata studente te cileve u ka ndryshuar preferenca? Ata duhet te cregjistrohen nga programi i studimit ku jane regjistruar paraprakisht, dhe te regjistrohen ne programin e studimit ku jane shpallur perfundimisht fitues. Kandidatet te cilet edhe ne listat perfundimtare rezultojne fitues ne te njejtin program studimi, nuk kane nevoje te riregjistrohen. Sa u perket orareve, sekretarite mesimore te fakulteteve do te jene ne dispozicion te fituesve per 8 dite me radhe. Me konkretisht, fituesit perfundimtare do te mund te riregjistrohen ne datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2008, prej ores 08:00 deri ne oren 18:00, ku jane shpallur fitues. Por si fillim, fakultetet duhet te kryejne cregjistrimet e kandidateve qe jane shpallur fitues ne nje program studimi tjeter, te nje preference me te larte te tyre dhe te regjistrojne kandidatet e rinj fitues, sipas listave perfundimtare te fituesve, te shpallura nga APRIAL-i. Kandidatet qe cregjistrohen, do t'ju kthehet dosja individuale.
Dokumentet
Ne kete dosje, duhet te ndodhen dokumentet origjinale. Behet fjale per deftesen origjinale te pjekurise, nje dokument identifikimi dhe fotokopje te tij, 2 fotografi dhe mandat-arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke. Mesohet se numri i llogarise ku do te derdhet tarifa, duhet te kerkohet ne fakultetin perkates. Ne kryerjen e procedures se regjistrimit paraprak, sekretarite mesimore te fakulteteve mbajne regjister te vecante, ku kandidatet fitues shkruajne vete emrin, atesine, mbiemrin dhe nenshkruajne ne momentin e regjistrimit per dorezimin e dokumenteve, duke shenuar daten dhe oren e regjistrimit. Sekretaria mesimore e pajis kandidatin qe regjistrohet me nje flete-regjistrimi paraprak, ku te shenohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Flete-regjistrimi paraprak duhet te jete i nenshkruar nga dekani e nga kryesekretarja mesimore e fakultetit dhe duhet te jete i vulosur. Kandidatet qe nuk kryejne regjistrimin paraprak brenda datave te percaktuara ne kete udhezim, per cfaredo arsye, nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesve dhe do te humbasin te drejten per te vazhduar studimet e larta per kete vit. Ne kete menyre, te gjithe ata qe nuk jane regjistruar gjate harkut kohor 9, 17 shtator, e kane humbur te drejten per t'u bere pjese e universitete publike te vendit per vitin akademik 2008-2009. kesisoj, atyre do t'u duhet qe te aplikojne dhe nje here vitin e ardhshem per te fituar te drejten e studimeve, sipas parimit Merite-Preference. Nese vitin e ardhshem ata nuk plotesojne formularin A1 dhe A2, dhe nuk japin provimet me zgjedhje, do t'i largohen gjithnje e me shume endrres per te marre nje diplome ne universitetet tona.
Raund tjeter, ende nuk eshte vendosur
Ministria e Arsimit nuk e ka vendosur ende nese do te kete ndonje faze tjeter rishperndarjeje fituesish. Kjo eshte ne varesi te vendeve qe mund te mbeten bosh. Megjithate, pak dite me pare, specialiste te Ministrise se Arsimit deklaruar se data 3 tetor "vulos" perfundimin e procesit te pranimeve ne universitete. "Edhe nese maturantet fitues i qendrojne fanatike deges qe kane preferuar, dhe zgjedhin te mos regjistrohen, nuk ka shanse te tjera per ata qe jane poshte vijes se fituesve. Pas dates 3 nuk kryhet asnje veprim tjeter", u shprehen pak dite me pare burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Sipas specialisteve eshte hera e dyte qe aplikohet ne kete menyre. Gjate viteve te kaluara kane plotesuar te gjitha vendet, edhe pse kjo u ka kushtuar universiteteve, vonesa ne fillimin e vitit akademik. Ndersa tre vite me pare, sistemi arsimor shqiptar pothuajse kaloi ne kaos. Kjo per shkak te raundeve te njepasnjeshme te regjistrimeve e te vendeve qe mbeten bosh.
L.Ndoka
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pronaret, gati kompensimi fizik
- Cafka e Enverit, sa shume e kerkuar
- Rreshen-Kalimash, iken shefi i kadastres
- "Media greke nxit racizmin antishqiptar"
- Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret
- Maternitetet, tani "operacione" pa thike
- Bebet, trajtim defekteve ne zemer
- Lapraka, sot merr fytyre te re
- Farerat e skeduara, gjobiten 5 subjekte ne Fier
- Orikumi, proteste per parkun energjetik
- Protesta e familjeve per Vilat Qeveritare
- "Busti u cua ne vendin e plehrave"
- Te varfrit, ne sherbim se te moshuarve
- Mjeket, mjekim me leje pacienteve
- Korrupsioni, formular per denoncimin
|
|