PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pozite-opozite, te ndare per Heronjte


E Premte, 26 Shtator 2008

Keshilltaret e bashkise se Shkodres qe perfaqesojne njekohesisht edhe forca te ndryshme politike, nuk kane qene te gjithe te te njejtit mendim per heqjen e monumentit te "pese Heronjve" nga qendra e qytetit. Shumica e tyre kane qene pro largimit te objektit per nje tjeter vend me qellim realizimin e projektit modern qe do i jape nje tjeter pamje Shkodres.

Ndue Doda, keshilltar socialist, tha se nuk e sheh si nje qellim pozitiv largimin e monumentit. "Mendoj se pas kesaj qendron dicka tjeter. Ketu edhe keshilltaret u munduan ta shfaqin hapur urrejtjen per luften qe bene shqiptaret per clirimin e vendit. Historia nuk eshte me ngjyre dhe shkruhet njesoj per te gjithe. Te jete e qarte, se edhe nese nuk do te levizet ky monument, do te lini gjurmet ne historine e atyre qe luftuan", ka thene Doda dje pas vendimit.

Kurse keshilltari republikan, Namik Kamberi, mohoi keto zera duke u shprehur se nuk kerkohet te hidhet balte mbi askend. "Po japim nje vend te nderuar. Pavaresisht debateve, kemi mendimin tone. Nese dikush mendon se kockat e atyre deshmoreve reale qe prehen ne ate toke, nuk e meritojne ate vend, nuk e besoj se keta heronj qe po diskutohen kane bere dicka me teper sesa kane luftuar realisht si ata deshmore qe prehen ne "Varrezat e Deshmoreve", per clirimin e vendit", ka thene Kamberi.

Me racional eshte shprehur keshilltari Paulin Radovani, i cili nuk i ka hyre ne thelb problemit, por ka deklaruar se nuk duhet te merren me debate te kota. "Nuk mendoj se keshilltaret bashkiake duhet te merren me ceshtje te tilla se a ka qene revolucionar Luigj Gurakuqi apo jo". A duhet te qendroje Nene Tereza ne qender apo jo". A duhet te jete Isa Boletini ne Shkoder?", tha Radovani.



Argumenti

Gjate leximit te propozimit per piken e rendit te dites, eshte argumentuar se monumenti i "Pese heronjve", edhe pse do te levizet nga qendra e Shkodres, do te vendoset ne nje tjeter zone, "Varrezat e Deshmoreve".








Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika