 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Shkodranet te ndare ne dy pjese
E Premte, 26 Shtator 2008
Te ndryshme jane mendimet e qytetareve Shkodres per vendimin e Keshillit Bashkiak, i cili miraton heqjen e monumentit te Heronjve te Vigut. Anila Hoti
thote se perderisa ekziston nje shesh i njohur me emrin "Pese heronjte", ata duhet te jene aty. "Ne fund te fundit ata jane shnderruar ne nje simbol te qytetit. Te mos harrojme se ne pjesen me te madhe te kartolinave eshte pikerisht monumenti i "Pese Heronjve". Nese miku im italian do te vije ne Shkoder dhe do te kerkoje te ballafaqohet me ate qe ka pare ne kartolina, po mendohem se si t'ia shpjegoj", shprehet Anila. Shpetim Lacej e ka ndjekur me vemendje lajmin per vendimin e keshillit bashkiak. "Nga pamja e jashtme dukej si pastrim, por duket se nuk mungon prapavija politike", thote ai, duke mos komentuar me gjate. Dhe keshtu te ndare ne dy pjese, qytetaret shkodrane do te shohin edhe ndryshimin me te ri te qendres, e cila do te transformohet ne nje veper bashkekohore. Ky vendim pritet te hase ne reagime, ndersa miratimi i projektit i ha rruge nisjes se investimit.
Arjana Brahimi
"mendoj se duhej hequr qe ne 2 prillin e vitit 1990. Atehere kur u vrane ata djem nenash. Eshte pjese e historise komuniste te Shkodres. Diktatori i meparshem mundohej t'i jepte Shkodres ngjyra te kuqe. Mendoj qe te hiqet krejtesisht dhe jo te zhvendoset".
Fitim Seferi
"Asnjehere nuk kam arritur te mesoj sesi ka qene kjo pune, qe ky monument te vendosej ne qender te qytetit tone. Qendra eshte pjesa me e rendesishme e qytetit dhe perfaqeson ate tek vizitoret e ndryshem. Them se tani duhet te jete me ndryshe, pasi projekti eshte ambicioz dhe bashkekohor ne dukje".
Shkresa
Ka qene nje shkrese e Zyres se Urbanistikes per zbatimin e projektit te qendres se re te qytetit qe ka vene ne levizje keshilltaret. Ne baze te kesaj shkrese ka qene zhvendosja e monumentit nga sheshi aktual, ne Lulishten e Shatervanit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Tani i Topit, shtyhet emerimi i rruges
- Pronaret, gati kompensimi fizik
- Cafka e Enverit, sa shume e kerkuar
- Reforma "Nishani" dhe largimi i me shume se 950 policeve
- Reforma ne polici e "Olldashit", largimi i 1854 efektivave blu
- "Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet"
- Emertimi i rrugeve te Elbasanit, kriteret e bashkise
- Rreshen-Kalimash, iken shefi i kadastres
- "Media greke nxit racizmin antishqiptar"
- Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret
- Maternitetet, tani "operacione" pa thike
- Bebet, trajtim defekteve ne zemer
- Lapraka, sot merr fytyre te re
- Farerat e skeduara, gjobiten 5 subjekte ne Fier
- Orikumi, proteste per parkun energjetik
|
|