PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Shkodra, me monumente te cuditshme"


E Premte, 26 Shtator 2008

Shkoder- Shkodranet jane te ndare ne dy pjese kur flitet per fatin e monumentit te Heronjve te Vigut. Disa mendojne se monumenti eshte pjese tipike e qytetit me te cilin ai identifikohet dhe eshte bere pjese e historise. Por te tjere qytetare mendojne ndryshe, duke e personifikuar monumentin si pjese e historise komuniste te 50 viteve te shkuara dhe se duhej hequr qe ne fillim te viteve 90-te. Madje disa shprehen se ky monument nuk duhet te jete prezent ne kete qytet qe ka vuajtur fatkeqesite e komunizmit. Edhe historianet nuk kane se si te mos behen pjese e ketij debati, duke komentuar vendimin me te fundit te keshillit bashkiak. Ata jane kunder largimit te monumenteve qe ngrene vlerat e nje qyteti, por vetem kur flasin per historine e atij qyteti.

Historiani Astrit Hajdari, thote se ajo qe e ka cuditur me shume ne Shkoder nder vite, por edhe ditet e sotme, eshte fakti se gjenden monumente e permendore qe s'i perkasin ketij qyteti dhe s'kane asnje domethenie per te. "Per Pese Heronjte e Shkodres, qe ne fakt rane ne Vig dhe atje ata s'kane monument, me Isa Boletinin, qe ne Shkoder vec kaloi ne historine e tij te famshme, te Preng Calit, per te cilin ata qe e kane afer shtepive monumentin nuk e dine se kush eshte, apo per monumentin e cuditshem te pater Gjergj Fishtes, i cili duhet thene se as tiparet e tij nuk i ka dhe cudia tjeter e madhe, se as gjysme metri pas tij, gjendet monumenti qe kujton 13 dhjetorin e famshem", shprehet Hajdari. Historiani sheh paradokse ne kete pike, duke permendur edhe memorialin e te reneve te 2 Prillit ne Shkoder, te cilet jane perkujtuar vetem me nje gur.

Rudina Llazari






Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika