PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Greva "paralizon" edhe tregjet Greke


E Premte, 26 Shtator 2008

Greva e pergjithshme e doganiereve greke po paralizon edhe vendin e tyre ne drejtimin ekonomik, teksa ka hyre sot ne diten e saj te peste. Pasojat sipas raportimeve te medieve te vendit fqinj, ndjehen dukshem, ku me serioze eshte mungesa e karburantit. Problemet me te mprehta jane shkaktuar ne ishujt greke, ku pothuajse nafta dhe benzina ka mbaruar. Ne vendet ku ende vazhdon furnizimi, karburantet kane pesuar rritje cmimi. Mediat greke i kane kushtuar rendesi te madhe greves qe sipas tyre ka "paralizuar" Greqine. Shqetesim kane ngritur pronaret e distributoreve te karburanteve, ku u vu ne dukje se vetem 5 per qind e benzinatave kane karburant, ndersa 95 per qind e tyre jane te mbyllura qe prej dites se marte, pasi ne to ka mbaruar benzina dhe nafta. Qeveria greke ka nisur perpjekjet per te zgjidhur kete problem dhe rene dakord me sindikaten. U prit me interes takimi qe doganieret greke zhvilluan me zevendesministrin e Financave, Antoni Beza, me te cilin do te diskutojne per kerkesat e tyre ekonomike. Doganieret kane bere te ditur se kerkojne rritjen e te ardhurave te tyre mujore dhe shteses se nje lloji shperblimi te vecante qe kane vetem doganieret, si dhe skema e pensioneve dhe e sigurimeve sociale. Por duket se qeveria greke sipas medieve, nuk eshte e gatshme te plotesoje kerkesat e tyre dhe kjo pas deklarates se Ministrit te Ekonomise, Jorgos Alogoskufis, sipas te cilit nje grup nepunesish shteterore te mirepaguar nuk lejohet qe te mbajne peng gjithe Greqine.



Doganat

Ne kufi raportohen radhet e gjata ne doganat kufitare me Bullgarine, Maqedonine, Shqiperine dhe Turqine, si dhe anijet neper portet greke. Greva e paralajmeruar e doganiereve nisi 4 dite me pare.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika