 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Bashkia heq Pese Heronjte
Rudina Llazari
E Premte, 26 Shtator 2008
Shkoder- Monumenti i "Pese heronjve" ne Shkoder do te shkulet dhe ne vend te tij do te ndertohet nje shatervan. Vendimi eshte marre diten e djeshme pas debateve te ashpra mes anetareve te Keshillit Bashkiak, nderkohe qe pas 22 vjetesh, ky objekt do te levizet per t'u derguar ne periferi te qytetit verior. Ne fund eshte votuar per kete pike diskutimi ne rendin e dites dhe rezultati ka qene 27 anetare pro heqjes se monumentit dhe 9 kunder.
Monumenti qe ndodhet ne qender te qytetit, ne rrethoren e vetme te Shkodres, ndertuar para viteve 80-te, tashme eshte i tepert per ate vend. Por edhe shperngulja ne nje tjeter hapesire, sipas anetareve te keshillit bashkiak krijon probleme pasi objekti eshte shume i larte. Per rreth kater ore anetaret e Keshillit Bashkiak Shkoder kane debatuar ashper per fatin e Heronjve te Vigut, ku keshilltaret e djathte kerkonin levizjen e monumentit me qellim kryerjen e investimit te ri, kurse opozitaret kembengulnin se po cenohej historia e vendit dhe qytetit.
Te vendosur ne pozicionin e historianeve, kritikeve, vleresuesve dhe te persekutuarve, keshilltaret bashkiake kane vendosur me ne fund largimin e "Pese heronjve" nga sheshi qe mban te njejtin emer, per ta zevendesuar me nje shatervan qe pritet te nderroje pamjen e qytetit. Ne fund te vendimit eshte prezantuar edhe projekti i ri per ndryshimin e qendres se qytetit te Shkodres, ne nje veper bashkekohore. Monumenti eshte vendosur ne kete vend ne muajin gusht te vitit 1984 dhe eshte veper e skulptorit Shaban Haderi. Ndersa heronjte jane vrare ne gusht te vitit 1944, ne Vig-Mnele te Mirdites.
Vendimi per heqjen e monumentit te "Pese Heronjve" te Shkodres ka kaluar me pare ne Keshillin Kombetar te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise, kater vjet me pare, kur kryeminister ka qene Fatos Nano. KKRRTSH-ja aprovoi projektin e ri te prezantuar per ndryshimin e qendres se qytetit te Shkodres dhe levizjen e monumentit ne nje tjeter vend. Kater vjet me pas Keshilli Bashkiak ka marre ne diskutim kete vendim te KKRRTSH-se, duke e aprovuar me votim.
Kush ishin "Herojnte e Vigut"
Ahmet Haxhia
Ndoc Mazi
Naim Gjylbegu
Ndoc Deda
Hydajet Lezha
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kujdesi per te moshuarit, detyrim i perhershem
- Epidemia rrezikon 4 mije banore
- Lushnje, besimtaret festojne te ndare
- Tani i Topit, shtyhet emerimi i rruges
- Pronaret, gati kompensimi fizik
- Cafka e Enverit, sa shume e kerkuar
- Reforma "Nishani" dhe largimi i me shume se 950 policeve
- Reforma ne polici e "Olldashit", largimi i 1854 efektivave blu
- "Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet"
- Emertimi i rrugeve te Elbasanit, kriteret e bashkise
- Rreshen-Kalimash, iken shefi i kadastres
- "Media greke nxit racizmin antishqiptar"
- Shqiperia e vogel zhvillohet si gjithe te tjeret
- Maternitetet, tani "operacione" pa thike
- Bebet, trajtim defekteve ne zemer
|
|