PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shostakovic eshte i gjalle, ne ekran


E Premte, 26 Shtator 2008

Salla e vogel ku projektohej kinema ishte e vogel, grahme-keqe ku era frynte nga te kater anet. Tri here ne dite, me debore ne pallto dhe ne kepuce, njerezit zevendesonin njeri-tjetrin ne ambientin e vogelth. Era e rrobave te lagura dhe pastaj avulli i tyre e benin ajrin mbytes. Nuk ishte vendi me i mire per nje djalosh 17 vjecar me probleme serioze shendeti, por aty ishte Mitia (Dmitri Shostakovic) qe ulej ne piano cdo nate perballe ekranit. Syte miope mbas xhamave te trashe, i ngrinte here pas here per te ndjekur historine, ndersa gishtat e tij godisnin tastieren e nje pianoje vertikale per t'i dhene jete cdo skene. E keqja vinte me pas: nata e akullt dhe ecja e gjate qe e conte ne shtepi rreth ores 1 te mengjesit. Ndoshta do te kene qene keto kushte qe e detyruan te braktiste vendin e punes ne 1925, pavaresisht se ndihma e tij per familjen ishte vendimtare per te jetuar.

Por sipas nje versioni tjeter - e gruas se kompozitorit -, ishte pronari i kinemase qe e pezulloi nga puna dhe me arsye: komedite amerikane i shkaktonin shume te qeshura djaloshit dhe ai harronte pianon dhe njerezit ne vend qe te degjonin notat e pianos, hutoheshin pas kakarisjeve te tij. Kjo pervoje, ishte kontakti i pare me kinemane, por jo me muziken qe e kishte studiuar qe kur ishte i vogel, as me kompozimin, me te cilin ishte lidhur qe kur ishte 9 vjec.

Por ketu fillon kontributi i tij ne kinema, qe jo gjithnje ka qene i vleresuar, ndoshta se jo shume prej filmave per te cilet ai kompozoi muzike nuk u shperndane ne Perendim, ose paten nje perhapje shume te paket. Vetem vitet e fundit shume nga muzika qe ai kompozoi u riemetua dhe u rihodh ne treg, ndersa shume nga partiturat e tyre u ekzekutuan ne koncerte.

Thone qe ne ato agime te akullta mbas mbarimit te punes ne kinema Shostakovic shkroi simfonine e tij te pare. Ishte 19 vjec kur kompozoi simfonine qe i dha fame gati ne te gjithe boten.

Ai ishte i famshem kur shkroi ne 1929 partituren per "Babilonia e re" te Leonid Trauberg dhe Grigori Kozintsev, regjisor me te cilin do te punonte deri ne fund. Sipas shume kritikeve, vepra e Shostakovic eshte nje pune orkestrale madhore dhe jane shume sallat me te medha ne bote qe e kane duartrokitur. Dhe qe kur ishte i ri, muzika e tij reflektonte lidhjen organike qe ai dinte t'i jepte imazhit me tingullin; qellimi i punes se tij ishte i percaktuar: ai mohonte ilustrimin direkt me cdo skene. Dhe sigurisht qe kompozimet e tij gjate te gjithe jetes se tij artistike i shkuan per shtat zhvillimit dhe nevojave te kinemase se shekullit te kaluar. I tille ishte edhe ne vitin 1931, kur per here te pare u prodhua filmi me ze i Trauberg: apo edhe kur arriti te realizoje nje kontrapunt audiovizual ne filmin e Serguei Iutkevich.

Shostakovic kompozoi muzike per 36 filma, vecanerisht per filmat e Kozintsev (1935-1939), dhe dy pjese te mrekullueshme te Shekspirit (1964). Nuk harrohen per shume kritike te muzikes dhe kinemase rregullat e tij strikte muzikore ne versionin filmik te Khovantchina, qe u nominua me Oskar ne 1961, apo sukseset e tij ne muziken e shume serive televizive amerikane. Kinemaja ishte interesi paresor i artistit, por eshte fakt qe iu desh te perballonte goditjet qe i dha regjimi sovjetik, i cili i shkaktoi jo pak veshtiresi karrieres se tij artistike. Muzika e tij ka brenda saj kontraste te hidhura sa edhe elemente te groteskut. Veprat e tij me te rendesishme jane cikli i pesembedhjete simfonive, pa harruar se ai kompozoi edhe shume opera, gjashte koncerte dhe muzike kinemaje. "Sipas meje -thoshte Shostakovic -, muzika duhet te jete pjese integrale e nje fakti artistik". Per fat,vepra e tij vazhdon te jete e pranishme ne kinema, e sjelle nga regjisore te medhenj, si Kubrick, Almodovar, Patrice Chereau, Eric Rohmer. Jane me shume se 130 tituj qe perbejne vepren memoriale te kompozitorit rus, i cili vdiq ne 1975, por qe misherohet si nje nga figurat me te shquara te artit te shekullit te XX.

Atsh-Flora Nikolla




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika