Vendimi, mastera per 4 universitete
E Enjte, 25 Shtator 2008
Zhbllokohen masterat e nivelit te pare ne 4 universitete te rretheve. Me konkretisht keto mastera jane miratuar vetem per specialitetin e mesuesise, por per dege te ndryshme. Keshtu, Keshilli i Ministrave ka miratuar tarifat dhe kuotat per masterat e nivelit te pare ne universitetet "Eqerem Cabej" ne Gjirokaster, "Fan Noli" ne Korce, "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan dhe "Luigj Gurakuqi" ne Shkoder.
Programet
Gjate mbledhjes se djeshme, Keshilli i Ministrave vendosi hapjen, prane Universitetit te Gjirokastres, ne Fakultetin e Mesuesise, masterin e nivelit te pare ne mesuesi, per ciklin e larte te arsimit baze ne lendet "Gjuhe-Letersi" dhe "Histori-Gjeografi". Ne perfundim te deges se Letersise do te leshohet diplome master i nivelit te pare, MNP ndersa ne degen e dyte, do te leshohet diplome master i nivelit te pare, MNP, ne mesuesi. Nderkaq, sipas vendimit te djeshem, ne Universitetin e Korces, ne Fakultetin e Mesuesise, do te hapen mastera te nivelit te pare ne lendet "Gjuhe-Letersi" dhe "Gjuhe angleze", ne perfundim te se cilit do te leshohet diplome master i nivelit te pare, MNP, ne mesuesi, per ciklin e larte te arsimit baze, ne lenden gjuhe angleze. Sipas vendimit tjeter te dites se djeshme, eshte miratuar edhe celja e masterave ne Universitetin e Elbasanit, ne Fakultetin e Shkencave te Edukimit. Keto mastera u miratuan per lendet "Gjuhe-Letersi", "Biologji-Kimi", "Gjuhe italiane", "Gjuhe gjermane", "Gjuhe frenge" dhe "Gjuhe angleze". Gjithashtu, Keshilli i Ministrave vendosi edhe hapjen e masterave te nivelit te pare prane universitetit "Luigj Gurakuqi", Shkoder, ne Fakultetin e Shkencave te Edukimit. Keto mastera jane miratuar per lendet "Gjuhe - Letersi", "Matematike - Fizike", "Matematike - Informatike", "Biologji - Kimi", "Gjuhe angleze" dhe "Gjuhe gjermane", ne perfundim te se cilit do te leshohet diplome master i nivelit te pare, MNP, ne mesuesi, per ciklin e larte te arsimit baze, ne lendet perkatese.
Tarifat
Sipas vendimit te djeshem, programet e studimeve master te nivelit te pare ne mesuesi per ciklin e larte baze realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre eshte nje vit. Keto programe studimi te fillojne veprimtarine mesimore ne vitin akademik 2008-2009, ndersa efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketyre vendimeve, do te perballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar per secilin prej kater universiteteve te lartpermendura. Sa u perket diplomave, ato do te leshohen sipas lendeve perkatese te programeve te studimit. Ne total, jane 16 programe studimi te ketyre masterave, ne 4 universitete te rretheve. Ky eshte vendimi i pare deri tani qe lidhet me masterat, ndersa deri tani nga Keshilli i Ministrave jane miratuar vetem programe te ciklit te dyte te studimeve ne Universitetin e Tiranes, Politeknik dhe ate Bujqesor. Por vendimi i djeshem duket se i eshte kushtuar teresisht rretheve, ku masterat ishin bllokuar. Keshtu, qe te gjithe kane te bejne me degen e mesuesise, ndersa tarifa nuk do te kaloje te 15 mije leket ne vit. Per te zbatuar kete vendin, Keshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe universitetet e lartpermendura. Nderkaq, mesohet se ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare". Sikurse mesohet, kerkesat nga studentet e sapodiplomuar sipas brezit te pare te Sistemit te Bolonjes kane qene te shumta dhe vetem kete vit, ata e kane rrugen te hapur qe te vazhdojne studimet e metejshme.
Lushnje, hapen filiale te Universitetit Bujqesor
Keshilli i Ministrave ka vendosur dje hapjen ne qytetin e Lushnjes, te filialeve te Fakultetit te Ekonomise e te Agrobiznesit dhe te Fakultetit te Bujqesise e te Mjedisit, si njesi perberese te Universitetit Bujqesor te Tiranes. Gjithashtu, ky keshill ka vendosur edhe hapjen e programeve te studimit, te ciklit te pare, "Drejtimi i fermave dhe i agrobiznesit" dhe "Finance-Kontabilitet", ne filialin e Fakultetit te Ekonomise dhe te Agrobiznesit, te Universitetit Bujqesor te Tiranes.
Kohezgjatja
Ndryshe nga cikli i dyte i studimeve qe parashikohet te zgjasin 2 vjet, mastari i nivelit te pare ne mesuesi zgjat vetem nje vit akademik. Me pas merret diploma dhe te sapodiplomuarit do ta kene me te lehte qe te aplikojne per t'u bere mesues
Pakenaqesite
Studentet qe sapo jane diplomuar kane shprehur protesten e tyre per faktin se Ministria e Arsimit kishte propozuar mastera vetem ne degen e Mesuesise. Sipas tyre, nje gje e tille ua ngushton se tepermi mundesite qe te perfshihen ne tregun e punes.