PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Ndal" emigrimit, me punesim


E Enjte, 25 Shtator 2008

Te rinjte ne qarkun verior te Shkodres dhe ate verilindor te Kukesit, te cilet konsiderohen nder me te prekurit nga punesimi informal dhe emigrimi, pritet te jene pjese e programit 3 vjecar "Migrimi i rinise, vjelja e perfitimeve dhe zbutja e risqeve", qe do te nise nga zbatimi ne 1 tetor te ketij viti. Programi i perbashket per Rinine, Punesimin dhe Migrimin do te zbatohet nga ILO, IOM, PNUD dhe UNICEF, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Ministrine e Puneve te Jashtme. Programi me vlere 3.3 milione dollare, akorduar nga fondi spanjoll, do te zbatohet nga Qeveria shqiptare, me mbeshtetjen dhe financimin e agjencive te OKB-se ne Shqiperi, ne kuader te programit "Nje OKB". Shqiperia eshte nje nder 7 vendet evropiane te perzgjedhura per pilotimin e kesaj nisme per reformimin e Kombeve te Bashkuara, nje nisme qe synon nxitjen e punesimit se te rinjve ne zonat veriore, per te minimizuar rreziqet e perfshirjes ne migracionin e parregullt, permes permiresimit te prodhimtarise, shnderrimit te ndermarrjeve informale dhe kushteve me te mira te punes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika