PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Denoncimi i te denuarve: "Prokurori Gokaj na hoqi ditet"


E Enjte, 25 Shtator 2008

Prokurori i Burrelit, Elvin Gokaj, ishte personi, i cili iu hoqi ditet qe te burgosurit perfitonin automatikisht pas punes se kryer. Madje shtate te denuarit kane bere me dije se nuk jane vene ne dijeni mbi vendimin e marre nga ana e prokurorit Gokaj. "Ne e pranuam oferten dhe per kater vite me radhe kemi punuar pa nderprere ne te gjitha punet qe na caktonte drejtoria. Referuar shifrave dhe premtimit, drejtoria juridike do te na zbriste nga 144 dite per secilin nga ne. Por, cuditerisht prokurori i Burrelit Elvin Gokaj, na i hoqi me pa drejte dhe pa asnje baze ligjore", sqaronin ne peticion te denuarit. Sipas tyre ata jane te punesuar edhe ne burgun e Lezhes, por ne ate vend te vuajtjes se denimit u jane njohur te gjitha ditet qe kane perfituar me pune. Ne fund te letres se tyre te denuarit i drejtoheshin vete Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, qe te shfuqizonte urdhrin e prokurorit te Burrelit, dhe kthimin e te drejtes se tyre, per njohjen e 144 diteve te fituara me pune gjate kater viteve qendrim ne burgun e Burrelit. Problemi i vene ne dukje nga te denuarit e burgut te Burrelit, Gjergj Rica, Zef Frisku, Preng Frisku, Behar Fisheku, Kol Ejli, Gjergj Luka dhe Mark Lleshi, perseritet edhe ne burgun e Peqinit, Krujes, Vaqarit, Lushnjes etj. Nga ana tjeter Institucioni i Avokatit te Popullit, i cili eshte vene ne dijeni per kete problem nga ana e te denuarve, ka bere me dije per gazeten "Koha Jone" se problemi ishte evidentuar edhe me pare. Por pas 4 vitesh pas nxjerrjes se urdhrit 3233 te Prokurorit te Pergjithshem, nuk eshte marre ende asnje vendim per shfuqizimin e tij.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika