PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiperia, me e varfra ne Evrope


E Enjte, 25 Shtator 2008

Me gjithe progresin e konsiderueshem te arritur gjate dekades se fundit, Shqiperia vazhdon te mbetet nje nga vendet me te varfra ne Evrope me te ardhura kombetare per fryme perafersisht 2,960 dollare ne vit. Shifra eshte publikuar gjate konferences se djeshme, gjate nje aktiviteti te Ministrise se Punes me perfaqesues te Organizates Nderkombetare te Punes, ILO. Sipas pjesemarresve, pas hapave mbrapa te viteve 1997-1998, vendi arriti stabilitet makroekonomik ne fillim te viteve 2000, shoqeruar vit mbas viti me nje rritje ekonomike mesatare te nivelit prej 5 per qind. Progres eshte shenuar ne luften kunder varferise. Ky fakt perben padyshim nje hap te madh drejt permbushjes se Objektivit te Pare te Zhvillimit per Mijevjecarin, i cili per Shqiperine synon uljen e nivelit te varferise ne 13 per qind deri me 2015. Ekonomia informale sjell deme serioze per individet, ndermarrjes dhe shoqerine ne pergjithesi. Ne Shqiperi ekonomia informale vleresohet se kontribuon ne rreth nje te treten e prodhimit te pergjithshem bruto. Rreth 27 per qind e punetoreve te sektorit jobujqesor jane punetore me pagese ne ekonomine informale, vecanerisht ne sektorin e ndertimit. Shqiperia eshte perballur me nivele te larta migrimi gjate viteve te fundit, migrim te brendshem si dhe te jashtem. Vleresohet se 40 per qind e popullsise ne moshe pune aktualisht punon jashte vendit. Programi i "Punes se Denje", pjese e te cilit do te behet edhe Shqiperia, mbeshtet programet nderkombetare te zhvillimit, duke perfshire dhe Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit te Kombeve te Bashkuara, Programin "Nje OKB" ne Shqiperi dhe Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim te Shqiperise. Ai do te ndihmoje gjithashtu vendin ne permbushjen e angazhimeve te ndermarra ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian. Ky program eshte hartuar nepermjet nje procesi me natyre pjesemarrese, me perfshirjen e partnereve trepalesh dhe eshte ndertuar mbi arritjet dhe vleresimet e Programit te meparshem te Punes se Denje 2006-2007.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika